FËRKONI SYTË: Shikoni si është klasi i parë tek British Airlines (FOTO)
Kjo është kabina e klasit të parë, nga British Airlines. Gjithcka që të rrethon është luks i vërtetë. Por si gjithcka e bukur edhe kjo kushton. Bileta për të zënë një vend në klasin e parë është 2.500 Paund.
Aksioni kundër informalitetit me efekte negative afatgjata për biznesin
Ridvan Bode mendon se aksioni i qeverisë kundër informalitetit, edhe pse përkohësisht mund të sjellë të ardhura shtesë në buxhet, do të godasë ekonominë. Në një intervistë për “Top Channel” ish-ministri i Financave thotë se informaliteti në Shqipëri nuk është në përmasat për të përligjur një operacion të menjëhershëm në këtë shkallë. Sipas tij, lufta ndaj informalitetit dhe vendosja e konkurrencës në treg është një proces i vazhdueshëm dhe pjesë e programeve qeverisëse.
Këtu humb kollaj: Labirintet më të pabesueshme në natyre (FOTOT)
Nëse keni ndërmend të kaloni një aventurë të vërtetë shkoni në këto labirinte, e pastaj tentoni të gjeni njëri-tjetrin.
Mafia e emigrantëve, policia evropiane ndjek rrjetet e trafikut
Në Libi, trafikantët mund të nxjerrin rreth 150 mijë dollarë për një anije të mbushur me 150 emigrantë. Për këtë arsye njësi të policisë evropiane që merren me kontrollin e faqeve të medias sociale që promovojnë aktivitet terrorist po zgjerojnë kompetencat për të ndjekur edhe aktivitetin e rrjeteve të trafikut njerëzor. Sipas “Zërit të Amerikës” ata kërkojnë trafikantë që reklamojnë shërbimet e tyre përmes internetit. Forcat e rendit paralajmërojnë se rrjete të trafikut të drogës tani po e braktisin këtë aktivitet duke u përqëndruar tek trafiku me njerëz.
Ekspertët: Mos filloni punë para orës 9, sepse do të lini trupin me pasoja
Ekspertët më të mirë britanikë këshillojnë të mos filloni punë në orën 9 të mëngjesit ose më parë.
Të zgjohesh në atë ore qoftë për ata që punojnë qoftë për studentët ështe tortura më e madhe që një person mund t`i bëjë trupit. Ata kanë bërë një kërkesë që shkolla dhe orari zyrtar i punës të mos jetë 9 me 5 , por aktiviteti i përditshëm të nisi pas ores 10, ndërsa fëmijët 11.
Puna që nis në 9 shkakton stress tek njerëzit, dhe i bën ata më të prirur drejt alkolit, e duhanit.
Një gjeneral brigade si militant partie, Komisioni i Sigurisë kërkon procedim disiplinor
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i ka kërkuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nisjen e procedurave disiplinore për këshilltarin e Presidentit, Piro Ahmetaj. Ky i fundit, që është edhe Gjeneral Brigade, në një ushtri që thjesht është peshë në bordero, ka bërë disa deklarata, që sikur të mos kishin emrin sipër, mund të merreshin me siguri si grafite militantësh. Po përcjellim letrën e Brahos:
Gruaja mbante për 10 vite celularin pranë gjoksit dhe shikoni çfarë i ndodh!
Wendy Holt, 51-vjeç për 10 vitet e fundit ka mbajtur celularin në pranë gjoksit në mënyrë qe ta gjejë më shpejt kur t`i duhet. Po ja cfarë i ndodh asaj tani!
Wendy është diagnostikuar me kancer në gjoks, dhe gjithcka prej valëve të telefonit. Lajmi edhe më i keq vjen më pas, Wendy nuk mund të jetojë më shumë se dy vite!
"Në lojë është Europa, jo Greqia. Europa, peng i çarjes franko-gjermane”
Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, vijon me përpjekjen për të sqaruar opinionin mbi atë që ndodhi me Greqinë. Përmes një opinioni të publikuar në “New York Times” më 8 shtator, Varoufakis, del me një tezë ideologjike, të cilën e sheh si shkak të krizës së madhe europiane. Krizë e cila konstituohet nga përplasja e madhe franko-gjermane, mbi atë që duhet të jetë Europa.
Avioni i British Airways mer zjarr në aeroportin e Las Vegasit, evakuohen 172 pasagjerë
Një avion i British Airways ka marrë flakë në aeroportin e Las Vegasit. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë duke evakuar 172 pasagjerët dhe ekuipazhin që po udhëtonin drejt Londrës.
Mosrealizimi i të ardhurave edhe në gusht, thellohet gropa në buxhet
Mosrealizimi i të ardhurave, ky problem po vazhdon prej një kohe të gjatë. Në një raportim të “Tv Scan” thuhet se të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrate fiskale vazhdojnë të jenë nën pritshmëritë e fillimvitit duke shënuar një mosrealizim prej 15.6 miliardë lekë më pak në fund të muajit të tetë, ndërsa vetëm për muajin Gusht mungesa është 4.4 miliardë lekë. Duke u mbështetur në statistikat paraprake të Ministrisë së Financave, raportohet gjithashtu se të ardhurat për periudhën JanarGusht janë realizuar në masën 248.1 miliardë lekë. Totali i shpenzimeve arriti në 263.