Qeveria pro-BE në Poloni mbyll kanalin shtetëror të lajmeve
Qeveria e re në Poloni, e cila ka marrë drejtimin e vendit javën e kaluar, e ka nisur punën me “çmontimin e televizionit shtetëror”, një premtim i fushatës ky për median që sipas Donald Tusk, ishte kthyer në zëdhënëse të ish-qeverisë së Mateusz Morawieckit.
Kanali i lajmeve të televizionit publik të Polonisë, TVP Info, ndaloi transmetimin 24-orësh, vetëm pak kohë pasi Ministria e Kulturës njoftoi se drejtuesit e televizionit, radios dhe agjencisë shtetërore të lajmeve ishin shkarkuar nga qeveria e Tusk.
Historia e botës përmes hartave
Universiteti i Çikagos ka bërë të disponueshme online - falas - pesë vëllime të Historisë së Hartografisë.
Secila prej tyre, sipas kohës kur është hartuar, tregon imazhi që njerëzit kanë pasur për botën.
Me mijëra vjet para se të shpikeshin satelitët dhe GPS-i, hartat përdoreshin për t’u orientuar dhe për të kuptuar botën.
11 të vrarë në universitetin e Pragës. Autori David Kozak vret veten
Raportohet për një ngjarje të rëndë me disa të vdekur në universitetin Charles të Pragës. Një qitës është shfaqur në disa foto ndërkohë që në video të ndryshme paraqiten studentë që fshihen dhe vrapojnë.
Mediat flasin për 11 të vdekur dhe qitësi që thuhet se është vetëvrarë. Burimet identifikojnë si autor David Kozak që ka nisur të hapë zjarr në katin e katërt të fakultetit të Filozofisë.

Për një kandidat të përbashkët je dakord?
Ka dalë sot me një koment të vetin për vendimin e GJKKO-së për çështjen Beleri, kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera ai citohet:
Sali, nisu te vendi e me shpresë që nga pas të vijnë të tjerët! Edi Rama sidomos!
Sali Berisha deklaroi sot se është më i fortë se kurrë. Disa brohoritje. Ja tha, e dëgjoni? Brohoritje sërish.
Shenjë e mirë kjo se ligjësitë e historisë funksionojnë edhe në Shqipëri.
Shifrat e luftës
24 shkurti 2022 supozohej të ishte një pushtim rrufe: Putini donte të arrinte deri në Kiev dhe pas një muaji ai kishte pushtuar kufirin Bjellorusi, Sumy, Kharkiv dhe Mariupolin. Por, objektivi fillestar i "denazifikimit" të qeverisë së Kievit dështoi pothuajse menjëherë. Ukrainasit rezistuan dhe në fund të vitit 2022 kishin arritur të rimarrin zonën e kryeqytetit dhe të Kharkivit, Khersonit dhe bregun lindor të Dnipros.
Kosova gjobit me 1.56 milionë euro kompaninë në pronësi të Telecom Serbia
Në Kosovë, Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 1.5 milionë euro kompaninë MTS d.o.o., një prej operatorëve në fushën e telekomunikacionit, në pronësi të Telecon Serbia.
Europa pa qëndrim të qartë për zgjedhjet në Serbi
Raporteri i Parlamentit Europian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit në këtë vend, nuk pati parregullsi serioze.
Qëndrimi i tij është vënë në dukje nga mediat opozitare në Serbi, sipas të cilave ai bie ndesh me vërejtjet e vëzhguesve të OSBE-ODIHR që folën për parregullsi serioze. Vetë opozita serbe ka deklaruar se në Beograd zgjedhjet duhen përsëritur pasi partia e Aleksander Vuçiç ka importuar zgjedhës për të siguruar një rezultat fitues.
Pakt i ri për migracionin në BE. Çfarë duhet më Protokolli me Italinë?
Në media të ndryshme europiane raportohet se Bashkimi Europian ka arritur në një marrëveshje për një pakt të ri migracionin. Pakt që është quajtur historik nga kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Hebrenjtë ekstremistë na pështyjnë. Qeveria Netanyahu nuk ndërhyn
Giorgio Kraj, drejtor i Qendrës së Informacionit Kristian në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, denoncon në një intervistë të shkurtër për “Corriere della Sera” sjelljen e atyre që i quan “ekstremistë hebrenj” që pështyjnë mbi kristianët.
Sipas tij, hebrenjtë ortodoksë kanë mbështetjen e qeverisë Netanyahu që nuk ndërhyn për të penguar këtë sjellje agresive që nuk ndalon as në sulme ndaj objekteve të pakicës kristiane.
Kraj thotë se kjo që po afron është një Krishtlindje e trishtë.
