Duro tri ditë dhe më pas askush nuk do merret me ty

Postuar në 11 Shtator, 2015 22:25

“Çudia më e madhe tri ditë zgjat”. Shprehja është proverbiale. Koncentrim i përvojës popullore. Krejt aktuale. E aplikueshme deri në pikën e fundit. Ditën e katërt ka mbaruar gjithçka. Çudia quhet e vjetër, ka nisur një e re. E kështu me radhë çdo tri-katër ditë. Është vetëm një rreth vicioz...

FOTOGALERI: Momentet më të nxehta të karrierës së Jessica Gomes!

Postuar në 11 Shtator, 2015 20:11

Modelja Jessica Gomes, njihet si një person pa komplekse e cila ka realizuar foto nga më të ndryshmet.

Këto janë disa prej momenteve mët e nxehta të karrierës së saj!

Me dy fytyra

Postuar në 11 Shtator, 2015 20:06

Një vizitë pune në Landin e Bavarisë u përcoll me nota entuziaste nga zyra për shtyp e kryeministrit shqiptar, çka u përforcua edhe më shumë nga fotoja zyrtare mes dy kryeministrave dhe në veçanti nga qëndrimi entuziast i  kreut të qeverisë shqiptare në krah të Horst Seehofer. Mjaft optimist për të ardhmen e Shqipërisë u shfaq kreu i Landit të Bavarisë, që zbuloi se vendin tonë e njihte përmes përshkrimeve të kryeministrit Edi Rama. “Ai e ka paraqitur Shqipërinë kaq bukur sa që unë jam vërtet shumë kureshtar dhe do ta vizitoj këtë vend”- ka theksuar guvernatori i Bavarisë.

Të kesh trupin e Jessica Gomes në mënyrën më të thjeshtë të mundshme!

Postuar në 11 Shtator, 2015 19:58

Jessica Gomes i ka kaluar të 30-at dhe sërish është në super formë, por si e arrin ajo gjithë këtë ?

Pyetjes iu përgjigj me detaje duke thënë:’Gjithcka ka të bëjë me balancën. Pra stërvitu por pa i ushtruar vetes presion, konsumo ushqime të shëndetshme dhe pi shumë ujë. Dikur e mundoja shumë veten, e stresoja dhe nuk kisha këtë rezultat. Merreni me qetësi dhe mos harroni kurrë BALANCËN!’

4 ushtrime për krahë plotësisht të tonifikuar !

Postuar në 11 Shtator, 2015 19:34

Për disa është e lehtë të vënë shëndet tek krahët, por mjaftojnë vetëm pak minuta dhe këto 4 ushtrime që krahët tuaj të jenë plotësisht të tonifikuar.

Zbresin pasagjerët, stjuardesat luftojnë për foto Instagrami (FOTO)

Postuar në 11 Shtator, 2015 19:24

Aaa, tani po kuptojmë më në fund se çfarë ndodh në avion kur zbresin pasagjerët. Këto stjuardesa me të përfunduar shërbimin, përfituan për të bërë disa foto për Instagram. Natyrisht i është dashur kohë të vendosi kush do bëjë foto e para e kush do bëjë e dyta.

Momenti kur gruan e grabisin në mes të Parisit dhe askush nuk afrohet (FOTO)

Postuar në 11 Shtator, 2015 19:15

Këto momente shokuese janë shkrepur në Paris, ku dy gra rome kanë grabitur një zonjë, dhe askush nuk ka ndërhyrë.

Të dyja e kanë ruajtur Zonjën sapo tërhoqi paratë në bankomat, e më pas e grabitën duke u larguar me vrap.

“Mos deklarim dhe fshehje të pasurisë”, ILDKPKI kallëzon dhe Dritan Priftin

Postuar në 11 Shtator, 2015 19:13

Task-forca e Prokurorisë së Tiranës, nis hetimet ndaj Dritan Priftit pas kallëzimit të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. “ABC News” thotë se burimet pranë organit të akuzës, thanë për televizionin se Dritan Prifti është kallëzuar nga ILDKPKI-ja, me dyshimin se ka fshehur duke mos deklaruar disa apartamente dhe transfertat e parave në lidhje me shit-blerjen e aksioneve të ndryshme nga kompania e basteve apo edhe një kompani tjetër nafte.

11 shtatori: Në kujtim të avionit 93 që u rrëzua në Pensilvani dhe nuk goditi Kapitolin

Postuar në 11 Shtator, 2015 18:44

Ngjarjet që u shpalosën në qiejt mbi një zonë rurale të Pensilvanisë më 11 shtator 2001 pasqyrohen në ekspozitat e Qendrës së re në Përmendoren Kombëtare për Avionin 93. “Zëri i Amerikës” thotë se korrespondenti Kane Farabaugh, i cili raportoi nga vendi i ngjarjes më 11 shtator, ka vizituar skenën e tragjedisë që tashmë është shndërruar në monument kombëtar. Atë ditë këto fusha në komunën Somerset të Pensilvanisë ishin përfshirë nga konfuzioni dhe kaosi pas rrëzimit të avionit 93 të shoqërisë United Airlines më 11 shtator 2001.

#FRYMËZUESE: Tualetet më ‘IN’ të vitit 2015 (FOTOGALERI)

Postuar në 11 Shtator, 2015 18:33

Janë këto tualetet më në zë të vitit 2015, të cilat me pak mundim dhe vëmendje tek tutorialet çdo vajzë mund t’i realizojë.

Kryeson më së shumti Kim Kardashian, grimieri i së cilës është shqipëtar, dhe modelja Emily Ratajowski.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS