Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi, miratohet deklarata e themelimit
Këshilltarët shqiptarë të tri qyteteve të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serb. Deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër, njofton KosovaPress-i.
Në Poloni zbulohet qyteti nëntokësor antibërthamor i Hitlerit (video)
Adolf Hitler kishte arritur të ndërtonte në mënyrë sekrete në Poloni një qytet gjigant nëntokësor me bunkerë dhe stacione hekurudhore ku ai dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, së bashku me familjet, do t’u rezistonin për muaj të tërë edhe një sulmi bërthamor kundër Rajhut III. Ky qytet, i ndërtuar me djersën, ndoshta edhe me gjakun e mijëra të burgosurve hebrenj, u zbulua në një lokalitet jo larg kufirit çek dhe u njoftua një ditë më parë nga media.
Dolcenera: "Nudo në kopertinën? Unë jam një aliene me tiparet e njeriut" (foto)
Këngëtarja italiane Emanuela Trane, e njohur me emrin e saj Dolcenera rikthehet me albumin muzikor "Yjet nuk dridhen". Për kopertinën e albumit të ri ka zgjedhur një pikturë të trupit
Ditët e nxehta të modeles Sabine Jemenkjova
SKANDAL: Kim Kardashian ekspozon barkun muajt e fundit të shtatëzanisë (FOTO)
Kim Kardashian edhe perse rreth muajve te fundit te shtatezanise serish e harron kete fakt. Ajo eshte shfaqur ne New York Fashion Week me veshje te zeze duke ekspozuar vetem pjesen e barkut, gje qe nga mediat dhe fansat eshte komentuar si skandal.
Kur detajet flasin më shumë se shifrat
Ndërsa aksioni kundër informalitetit është në vazhdim e sipër, drejtoresha e Tatimeve Briselda Shehaj ka bërë të ditur shifrat e para që duken inkurajuese. Sipas Shehaj, në këto ditë të para të aksionit kundër informalitetit janë 1 440 subjekte të gjobitura mes të cilave 590 janë konfiskuar.
“Për shkaqe si mungesë kase, nuk lëshon faturë, mallra pa faturë, ndonjë punonjës i paregjistruar kemi deri më tani 1440 subjekte të gjobitura. Ndërsa nga ata të paregjistruar kemi 186, 590 gjithsej kanë pësuar konfiskim malli” deklaroi Shehaj.
Gabrielle Union shkëlqen !Por nuk e merrni me mend çfarë moshe ka (FOTO)
Gabrielle Union, ka shkelqyer ne rruget e New York ne cdo aspekt por mosha e saj eshte per tu habitur. Ngjan me pak se 30, por ne fakt eshte 42.
Gabrielle i eshte bashkuar me pas me miket e saj per te ndjekur me vemendje shfaqjen e New York Fashion Week
Investimet publike ndjekin trendin e një viti më parë: atë të mosrealizimeve
Duket se niveli i investimeve publike gjatë 8-mujorit, ka ndjekur trendin e një viti më parë, atë të mosrealizimit. Në një kronikë të trasmetuar nga “Tv Scan”, thuhet se ndonëse 6 mujori i parë i këtij viti ishte periudhë parazgjedhore, ku sipas eksperiencave të mëparshme duhet të kishim një “bum” investimesh publike, ka ndodhur e kundërta. Edhe gjatë vitit të kaluar për qeverinë pati kritika si nga opozita edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për nivelin e ulët të investimeve publike.
Rriten shifrat, shqiptarët pas sirianëve në Gjermani, me numrin më të lartë të azilkërkuesve
Shqiptarët vazhdojnë të trokasin në dyert e Gjermanisë me qëllimin e vetëm të një vendi pune që nuk e sigurojnë dot në vendin e tyre. Autoritetet gjermane kanë publikuar shifrat e azilkërkuesve për muajin gusht. Sipas të dhënave, 8306 shqiptarë kanë kërkuar azil muajin e kaluar në Gjermani, duke shënuar një numër më të lartë në krahasim me muajin korrik. Në tabelat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane rezulton se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të renditen të dytët, pas atyre sirianë, edhe për muajin që lamë pas.
Mustafa: Ushtria e Kosovës, s’mund të kushtëzohet formimi i saj me vendet e rezervuara
“Koha.net”, në një raportim të sajin shkruan se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë sqarime në lidhje me vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetet joshumicë të Kosovës dhe raportin e kësaj çështjeje me formimin e FAK-ut. Ai thotë ta ketë kundërshtuar vazhdimin e këtyre vendeve sa ka qenë në opozitë, ndërsa thotë se edhe sot, pavarësisht çmimit, do ta kundërshtonte një gjë të tillë.