Paloka: Rama po sfidon procesin e dekriminalizimit

Postuar në 12 Shtator, 2015 16:41

Sipas Partisë Demokratike kryeministri Rama, nuk ka ndërmend të shkëpusë krimin nga politika. Një ditë më parë, Abedin Oruçi mori kreun e Këshillit të Qarkut të Kukësit, ku sipas demokratëve ka patur edhe incidente. “Pikërisht në kulmin e debatit për dekriminalizimin, kur mbarë shoqëria e opinioni ndërkombëtar kërkojnë veprim të shpejtë për të shkëputur krimin nga pushteti, Edi Rama ka dërguar në krye të Këshillit të Qarkut të Kukësit një person me të shkuar problematike, si Abedin Oruçi”, deklaroi Edi Paloka, kreu i Grupit Parlamentar demokrat.

Bëni këto ushtrime për një trup më të mirë (FOTO)

Postuar në 12 Shtator, 2015 15:41

Të qëndrosh ulur në karrigë për një kohë të gjatë shkakton efekte negative jo vetëm për shëndetin por dhe për shtyllën kurrizore
Trajnerja e jogave Jules Mitchell në një video të postuar në Youtube tregon disa ushtrime të thjeshta që rikuperojnë dëmet në shtyllën kurrizore dhe përmisojnë posturën kur rrimë ulur në karrige.
Ju mund ti praktikoni këto ushtrime stretching kudo pa qënë nevoja të uleni në tokë, por thjesht duke i vendosur duart në karrige, shkruan Ora News.

Ja si përfundoi 16-vjeçarja prej ekstrazisë (FOTO)

Postuar në 12 Shtator, 2015 15:21

Familja e një vajze 16 vjeçareje që ra në koma pasi piu ekstazi, ka publikuar një video për të treguar se në ç’gjendje katastrofike ka përfunduar jeta e vajzës së tyre shkruan Ora News.
Jeta e Amy Thomson ndryshoi në mënyrë dramatike pasi piu një ekstazi gjatë feste në shtëpinë e disa miqve në Glasgoë të Skocisë.
16-vjeçarja përfundoi në gjendje shumë kritike dhe shpenzoi javë duke luftuar për jetën e saj në spital.
Familjarët e saj publikuan videon kur Amy ka dalë nga koma dhe ndodhet në karrige me rrota.

Fotolajm/Paraja është e lidhur me shpirtin. Por qeveria këtë e di shumë mirë

Postuar në 12 Shtator, 2015 15:15

Ankesë nga Kosova: Shqipëria po bllokon eksportin e rrushit tonë

Postuar në 12 Shtator, 2015 15:05

Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Memli Krasniqi ka ngritur shqetësimin se Shqipëria po krijon probleme për eksportin e rrushit të Kosovës. “Fqinjët janë duke na bërë shumë problem në eksport. Vreshtarët tanë kanë problem të plasojnë rrushin e tyre edhe në Shqipëri. I kanë 100 bllokada për me shitë rrushin në Shqipëri”, ka thënë Krasniqi, cituar nga “Koha Ditore”. Sipas tij, kjo sjellje e Shqipërisë nuk është reciproke, pasi autoritetet e Kosovës janë shumë liberale ndaj eksporteve nga Shqipëria. “Ne blejmë rrush në Shqipëri pa asnjë problem.

Pse Rusia është në Siri?

Postuar në 12 Shtator, 2015 14:47

Ditët e fundit ka pasur një rrjedhje të raporteve të detajuara rreth një përshkallëzimi të veprimtarisë ushtarake ruse në Siri. Një investigim i bërë nga Reuters, siç citojnë burimet libaneze, bën me dije se trupat ruse kishin filluar të merrnin pjesë në operacionet, në mbështetje të forcave të regjimit sirian, një aleat i vjetër i Moskës. Zyrtarët amerikanë treguan se dy aeroplanmbajtëse, avionë dhe këmbësoria e forcave detare kishte arritur në Siri këtë javë.

Babai i Kristinës:' Vajzën e kërkoi Whitney lart'

Postuar në 12 Shtator, 2015 14:39

Bobby Brown ka folur per here te pare pas vdekjes te se bijës e cila ishte vetem 23-vjec, dhe qendroi ne koma per 6 muaj.

Ai thote:' Jam lutur per 6 muaj me radhe qe gjendja e saj te permiresohej por nuk ndodhi. Mendoj se Kristinen e kerkoi nena e saj Whitney Houston ne qiell.'

Nicki Minaj shëmtohet më keq ( FOTO)

Postuar në 12 Shtator, 2015 14:06

Nicki Minaj eshte veshur me kete fustan qe supozohet te shkëlqeje, por ne te vertete eshte shemtuar me keq.
Kengetarja nga pas la pershtypjen se ishte shtatezane, duke qene se ky thashethem qarkullon prej kohesh, por jo! Ajo nuk po pret asnje femije!

Raporti i OSBE-së: Deputetë shqiptarë të lidhur me mafian ruse

Postuar në 12 Shtator, 2015 13:58

“Lapsi.al” vazhdon publikimin e dosjes kofidenciale të OSBE-së. Nga 31 deputetët biznesmenë të palarmentit shqiptar, të përmendur në këtë raport, mjaft prej tyre thuhet se e kanë ndërtuar pasurinë e tyre mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme apo aktivitete të krimit të organizuar. Raporti konfidencial i OSBE flet me emra konkretë për deputetë e politikanë të të gjitha niveleve dhe të gjitha partive politike që dyshohen për lidhje kriminale deri tek grupet mafioze në vend dhe jashtë tij.

"Mos më pyesni si bëra milionin e parë...”

Postuar në 12 Shtator, 2015 13:54

Prezenca e OSBE-së ka përsëritur edhe njëherë se materiali i publikuar në media, ku flitet për lidhjet e politikanëve kryesorë, nuk përfaqëson medimin e saj dhe se marrëdhëniet me institucionet shqiptare janë shumë të mira.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS