TUTORIAL: Ruzhi ka dal nga moda, është koha të mësoni konturin!
Grimieri shqipëtar me të cilin Kim Kardashian bashkëpunon prej vitesh, Mario Dedivanovic, ka publikuar këtë tutorial ku ju meson se si të bëni lehtësisht konturin.
Mollëzat e kuqe apo kafe të theksuara tashmë kanë dal nga moda, është radha e konturit!
"Frankfurter Allgemine Zeitung": Shqipëria në varfëri, njerëzit ikin të zhgënjyer nga qeveria socialiste
“Pse emigrojnë kaq shumë njerëz pikërisht nga Shqipëria?” Kjo është pyetja që ngrihet nga media gjermane. “Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermanisë”, shkruan gazeta "Frankfurter Allgemine Zeitung" në numrin e së premtes mbi arsyet e largimeve masive nga Shqipëria. Si në statistikën mujore, ashtu edhe në ecurinë përgjatë vitit Shqipëria qendron në vend të dytë pas Sirisë dhe Kosova ka dalë tani në vend të tretë. Numri i kërkresave për azil nga Shqipëria në përiudhën janar - gusht krahasuar me një vit më parë është shtatëfishuar.
MREKULLI: Foto fantastike të një moçali 8.000 vjeçecar në Letoni!
Ky është një moçal 8 mijë vjeçar fotografuar nga i talentuari Jekabs Andrusaits, i cili ka lënë në vëmendjen tonë momentet më të bukura, siç është agimi, apo perëndimi i diellit.
Shikoni sa ka ndryshuar Gabriella e ‘High School Musical’ (FOTO)
Aktorja Vanessa Hudgens u bë e famshme falë filmit muzikor ‘High School Musical’, ku qëndronte përkrahë Troy Bolton djalit që dashuronte (rol i luajtur nga Zac Efron).
Por kanë kaluar shumë vite që nga filmi i fundit, dhe shikoni sa ka ndryshuar aktorja me fytyrën e qeshur dhe fëmijënore.
Video që tmerroi të gjithë, dhe i bëri të 'heqin dorë' nga selfie!
Ky është një film i shkurtër gjerman, të cilit ju kushtuan tre netë për ta realizuar.
Mbi 2.800.000 persona e kanë klikuar!
Borxhi i kredive të pakthyera në banka 1 miliardë dollarë
125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë është totali i kredive me probleme që nuk jane kthyer ne banka si nga indiviëet ashtu edhe bizneset. Sipas të dhënave të Bankës së Shqiperise, nga 125 miliardë që ishte totali i kredive me probleme në muajin qershor , 70 miliardë lekë është kredi e pakthyer nga 35 korporata të medha në vend, ndërsa pjesa tjetër prej 55 milardë është kredi e pakthyer nga biznese të tjera dhe individë.
Fituesi i lotarisë së kuponave tatimorë merr një AUDI A6
Në fushatën kundër evazionit fiskal, qeveria shqiptare po përdor vetëm “kërbaçin” (vënie gjobash të rënda) dhe jo “kulaçin”. Ndërkohë, qeveria portugeze ka mbi një vit që po përdor kryesisht “kulaçin” për të njëjtin qëllim. Ajo ka organizuar një lotari mujore me kuponat tatimorë që marrin njerëzit, kur blejnë mallra dhe shërbime. Marrja e kuponave, tërthorazi, i detyron bizneset të paguajnë TVSH dhe tatim mbi fitimin në nivelin real.
Video/Denoncimi: Policia më grabiti 400 litra raki, turshi, reçel dhe speca djegës
Që sjellja e policisë shqiptare në shumë raste lë për të dëshiruar kjo nuk përbën ndonjë risi, por rasti më i fundit I një qytetari nga Elbasani do futet ndoshta në rekordet më të veçanta të policisë shqiptare. Ai ka denoncuar policinë se i ka grabitur 400 litra raki, bidona me turshi, spec djegës dhe reçel. Ngjarja e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar më fshatin Kusarth. Ramazan Rreshka thotë se në orën 12 pas mesnate pa paralajmërim, efektiva të policisë së Tiranës kanë hyrë me dhunë pa paralajmërim dhe pa autorizim në banesën e tij.
Ekrem Spahia përjashtohet nga partia
Legalistët kanë përjashtuar nga partia, Ekrem Spahinë dhe disa mbështetës të tij. Spahiu kishte kërkuar largimin e Sulejman Gjanës, madje zhvilloi edhe disa takime, por lidershipi legalist ka ndërhyrë energjikisht. “Duke marrë parasysh se z.