HERO: Ushtari shpëton këtë grua të rrëmbyer, me një veprim të vetëm!
Ky ushtar ka shpëtuar me shumë guxim këtë grua që mendoi se ishte rrëmbyer, por ai nuk e kuptoi që po kalonte pranë një sheshxhirimi!
Ai mendoi se gjithë kjo ishte e vërtetë, dhe sulmoi menjëherë rrëmbyesin pa e ditur se të gjithë ishin aktorë!
Një organizim i mrekullueshëm: Fëmijët iu tregojne sa janë rritur kështu! (FOTO)
Është bërë një organizim i mrekullueshëm që tregon fëmijët sa janë rritur duke mbajtur në duar, foton që kur ndodheshin në inkubator. Të gjithë janë përpjekur ta prezantojnë veten e tyre me një buzëqeshje të madhe!
Shkup, Seminari IX Ndërkombëtar i Albanologjisë nis punimet në 3 sesione shkencore
Në Shkup ka nisur Seminari IX Ndërkombëtar i Albanologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës me temë “Lokalja dhe universalja në kulturën shqiptare”, raportojnë mediat e Shkupit. Seminari i Albanologjisë do t’i zhvillojë punimet në katër sesione shkencore, të historisë, etnokulturës, letërsisë dhe gjuhësisë.
Nëna i thotë se Adam Levine u martua, vajza bën namin!
Idhulli i Milës ishte Adam Levine por duket se nuk do të jetë më sepse ai u martua. Nëna i tha vogëlueshes se këngëtari u martua, dhe kaq mjaftoi që ajo të reagonte me kaq ‘dramacitet’.
KJO NUK VLEN PËR TË GJITHË: Konsumi i përditshëm i mariuanës nuk është i dëmshëm!
Sipas një studimi të bërë ne Kanada konsumi i përditshëm i kanabisit, nuk është i dëmshëm por vetëm nëse ai përdoret me rekomandim të mjekut për të trajtuar sëmundje kronike.
Përfundimet e nxjerra nga studimi prej një viti tregojnë se për ata që janë përdorues me ‘eksperiencë’, mariuana nuk ka asnjë efekt anësor, dhe kjo sigurohet me bindje.
Projektligji/Kufizim mandati për Kryebashkiakët. Jo më shumë se dy mandate
“Shqiptarja.com” raporton se Ministria për Çështjet vendore ka përgatitur një propjektligj, titulluar: “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në të cilin parashikohen disa ndryshime. Kështu këshilltarët bashkiakë nuk do të paguhen më për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e këshillit bashkiak. Deri më tani, këshilltarët paguheshin me një shpërblim mujor në masën 10% të pagës së kryebashkiakut, çka nuk do të vijojë më. Po kështu me projekligjin e ri, kryebashkiakët nuk kanë të drejtën e rizgjedhjes për më shumë se dy mandate.
Ajo ka trupin më të bukur, por mos i hidhni fare sytë tek të pasmet! (FOTO)
Chanel Iman mund të ketë një trup me përmasat perfekte, por ajo që kemi parë në të pasmet e saj, nuk na e kënaqi syrin.
Ish e dashura e Kanye West, kishte një duzinë me të pickuara insektesh nët të pasmet e saj dhe në kofshë.
FOTO: Theksoni më shumë format tuaja me këtë fustan (HOT)
Gjithnjë fustanet e ngushtë theksojnë edhe më shumë format e trupit, por ky është perfekt.
I ngushtë dhe kombinimi i dy ngjyrave që nuk do të dalin kurrë nga moda, bardhë e zi.
Rënie e çmimeve të apartamenteve në Tiranë
Kërkesat për blerje apartamentesh në Tiranë po rriten, por çmimet në disa zona bien. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kërkesa për blerje është rritur me 30%, por kjo ndoshta shpjegohet pikërisht me rënien e çmimeve me 15%. Sipas një vëzhgimi të “Monitor” rënia e çmimeve ka prekur “zonën e ish-Bllokut me rreth 30-35%, në qendër me 25%, në unazë me 15-20%”. Këto janë edhe zonat me çmimet më të larta. Një tjetër edhe dhënë që ka rëndësi është edhe rënia e interesit nga shtetasit e huaj.
Prangosen dy atentatorët e masakrës te Lulishte 1 Maji, konflikt për zonat e drogës (foto)
48 orë pas masakrës me dy të vrarë në zonën pranë lulishtes 1 Maji policia ka kapur dy autorët e atentatit. Në komunikatën e policisë thuhet se nga informacionet e siguruara në rrugë operative është bërë e mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje si dhe janë ndjekur me metoda specilale të hetimit.
Pas informacioneve të siguruara është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i dy personave të dyshuar për këtë ngjarje që janë shtetasit:
Sael Sulaj, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
Vasiel Çavo, 23 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Tiranës
