Video/Me orkat nuk bëhet shaka

Postuar në 17 Shtator, 2015 11:35

Dy peshkatarë ne gjiun e San Diegos janë ndjekur nga një orka. Momente të frikshme, por edhe të rralla.

Rinore dhe Origjinale: Kanye West prezanton koleksionin e ri Pranverë 2016! (FOTOGALERI)

Postuar në 17 Shtator, 2015 11:34

Kanye West ka prezantuar koleksionin e veshjeve në New York Fashion Week! Ky koleksion karakterizohej nga origjinaliteti, nga përshtatja e atij stili me të Kanye West, e për të tepër ishte diçka e veçantë.

Kanye përveç publikut ka patur dhe mbështetjen e forte të familjarëve, sidomos të bashkëshortes Kim dhe vajzës së tyre North West.

Studentët, vezë mbi sekretarin e Përgjithshëm të MAS dhe makinën e Ilir Beqjas

Postuar në 17 Shtator, 2015 11:25

Projektligji për Arsimin e Lartë, që prej kundërshtarëve thuhet se favorizon subjekte private, vijon të provokojë reagime. Ai do të diskutohet sot në seancë plenare e me këtë rast disa studentë kanë “zënë pritë” para sallës së seancave plenare. Studentët kanë qëlluar me vezë sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca dhe makinën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Shqiptarja.com” raporton se ka patur konfrontime fizike me forcat e rendit.

Zbulohet një det uji sa Egjipti nën shkretëtirën e Xinjiang(Taklamakan) në Kinë

Postuar në 17 Shtator, 2015 11:14

Një det uji me përmasat e Egjiptit është zbuluar nga shkencëtarët kinezë. Ky rezervuar gjigand ndodhet nën shkretëtirën Taklamakan të Kinës, në rajonin veripërëndimor të Xinjiang. Shkencëtarët po bënin matje për absorbimin e dioksidit të karbonit dhe ranë në gjurmë të ujit. Sasia mendohet të jetë shumë e madhe dhe sipas asaj që thotë prof. Li Yan i Institutit të Ekologjisë dhe Gjeografisë në Xinjiang, uji është i kripur.

FOTOGALERI: Trupat më seksi të gjithë rrjeteve sociale!

Postuar në 17 Shtator, 2015 11:09

Në rrjetet sociale çfarë nuk gjejmë, por zhgënjehemi ndonjëherë sepse shumica e fotove të VIP-ave ka ndërhyrjen e fotoshopit në mes.

Megjithatë këto foto janë 100% të vërteta. Këtushfaqet, Khloe Kardashian, Amber Rose, Kylie Jenner, Blac Chyna, Rihanna etj.

Lu, takim me Lulzim Bashën dhe Oerd Bylykbashin

Postuar në 17 Shtator, 2015 10:57

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është aktualisht në një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzm Basha dhe deputetin Oerd Bylykbashi, kryetar i Komisionit për Dekriminalizimin. Nuk dihen arsyet zyrtare të vizitës, por një ditë më parë qeveria propozoi një projektligj për dekriminalizimin. Ambasada amerikane në Tiranë është investuar në vetë të parë për këtë proces, duke nisur që me thirrjet në zgjedhjet lokale, ku nga PS-ja kandiduan njerëz me të shkuar problematike.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=317773

#ÇiftiMëGazmor: John Legend &Chrissy argëtojnë botën me këto foto! (+18)

Postuar në 17 Shtator, 2015 10:44

John Legend dhe modelja Chrissy Teigen edhe përse kanë shumë vite bashkë, vazhdojnë të duhen aq shumë e të kenë po aq humor sa ditën e parë.

Kemi shkëputur disa prej momenteve më gazmore që ata kanë ndarë me ne në rrjetet sociale.

Spartak Braho: Piro Ahmetaj, këshilltari i Presidentit ka qenë spiun. Pseudonimi: “Shkodrani”

Postuar në 17 Shtator, 2015 10:38

Spartak Braho, deputet dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, thotë se Piro Ahmetaj, këshilltari i Presidentit Bujar Nishani, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. “Ndërsa lidhjet me Sigurimin e Shtetit të zotit Pirro, i ka ditur mirë Safet Zhulali, i cili ka pasur rastin të trajtojë “Shkodranin” kur ishte ministër i Mbrojtjes,” tha Braho. Piro Ahmetaj është gjeneral brigade në një vend si Shqipëria që ka një ushtri që vërtet ka nevojë për gjeneralë.

Shënim: Zhgënjim kuptimplotë me fakte e prova..

Postuar në 17 Shtator, 2015 10:32

Mënyra sesi kryeministri na lajmëroi nga Italia se sapo të kthehej do të na provonte me fakte kuptimplota se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqiperi, krijoi ja pak pritshmëri në opinionin publik, që besoi se kryeministri diçka di që flet shkurt dhe me kaq siguri.
Ndoshta edhe të suprimuar nga fakti që Edi Rama ishte në Itali dhe italianët mund ‘ti kishin konfiduar ndonjë sekret hetimor që implikonte ish-funksionarë të qeverisë të mëparshme në trafikun e drogës u krijua ideja se kryeministri do fliste me emra dhe me fakte të dokumentuara.

Shqipëria, humbësja e Samitit të Vjenës. Nga 24 projekte të përzgjedhura, përfitoi vetëm 1

Postuar në 17 Shtator, 2015 09:56

Pala shqiptare përfitoi më pak nga të gjitha nga financimet e BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit. Samiti i Vjenës i mbajtur në gusht të këtij viti, i ka akorduar Shqipërisë financime për vetëm një projekt dhe kjo për shkak të propozimeve që bëri vendi ynë dhe aftësisë për të qenë tërheqës. Në një intervistë për “Monitor”, Geri Selenica, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Shqipëria nuk është veçse një humbëse e madhe rajonale.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS