Nën morsën e fondamentalizmit dhe pa një objektiv kombëtar
Amerika sot udhëheq ende botën. Jo si më parë, por ndoshta udhëheqja e saj sot ka më shumë rëndësi sesa dje. Sepse sot Amerika e udhëheq botën më shumë me krizën e saj që ka në themel mosbesimin ndaj sistemit të kaq shumë lëvduar dhe mbrojtur deri me një lloj imperializmi që ka njohur edhe aspekte ushtarake.
“Hollivudi siç e kemi njohur ne ka marrë fund”
Regjisori Martin Scorsese thotë se industria e Hollivudit, siç e kemi njohur deri tani, ka marrë fund.
Filmi më i fundit i Scorsese, The Irishman, u shfaq për pak kohë në kinema, por u transmetua menjëherë më pas në Netflix, pasi ky i fundit bleu të drejtat e transmetimit. Në të njëjtën mënyrë do të funksionojë edhe për filmin e tij të ardhshëm me Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone: fillimisht do të shfaqet në kinema e më pas në Apple TV më 20 tetor.
Dialog pa fusnota me Republikën e Kosovës
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar përgjegjësinë e organizimit të ngjarjeve të fundit në Kosovë. Përmes shpalljes së një zie, ndër më të turpshmet të kohës sonë, z. Vuçiç, në të vërtetë ka pranuar se sulmi i organizuar së fundmi ka miratimin e tij. Problemi që i ka dalë zotit Vuçiç kësaj radhe, dhe që e shohim teksa ai përsërit se është një ndër momentet më të vështira për Serbinë, është se nuk luan dot më viktimën, nuk flet dot për pogrom ndaj serbëve, pasi ai vrau një njeri.
“I kemi çuar Ukrainës edhe armë që nuk funksionojnë”
Ministrja e Jashtme gjermane pranoi se disa nga armët që Berlini i ka dhënë Kievit për të ndihmuar në luftën e tij kundër Rusisë kanë qenë ose në gjendje të keqe ose të vjetruara.
Në një intervistë me CNN, Analena Baerbock pranoi probleme të mëdha teknike me dërgimin e armëve në Ukrainë.
Lufta në Ukrainë mund të përfundojë me "marrëveshje të pistë"
Thomas Friedman, komentator politik amerikan, autor dhe analist në The New York Times, thotë për Kathimerini se lufta e vazhdueshme në Ukrainë ka gjasa të zgjidhet me "një marrëveshje të pistë", që do të përfshijë lëshimin e një pjese të Ukrainës lindore në këmbim të pranimit të Kievit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
2015, Greqia zgjodhi SHBA-të ndaj Gjermanisë. Kjo na mbajti në BE
Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, ka dekkaruar gjatë një interviste për ANT1 në Greqi se në krizën e madhe të vitit 2015, Greqia ndërroi pozicionin e vet gjeopolitik, duke u zgjedhur ShBA përkundrejt Gjermanisë.
Sipas pretendimeve të ish-ministrit për këtë vendim, të kundërshtuar vetëm nga ish-ministri i Financave, Varoufakis, u njoftua edhe Mitsotakis, asokohe në opozitë. Kamenos thotë se Merkel dhe Schauble kishin propozuar nxjerrjen e Greqisë nga BE, çka u prit mirë vetëm nga Varoufakis.
"Haje jetën, përndryshe ajo do të të hajë ty"
90 vjeçe, me pesë martesa pas krahëve dhe ambicien e një vajze 18-vjeçare, Joan Collins është një nga aktoret më të njohura britanike. Me një energji që thotë se e bën të ndihet ende 40 vjeç, Collins rikthehet në vitet kur karriera e saj ishte në majë, përmes një interviste me The Guardian.
Kapsula me mostrat e asteroidit Bennu zbret në Tokë (VIDEO)
Një kapsulë që përmban mostra nga asteroidi Bennu është ulur me sukses në shkretëtirën e Jutas.
“Nuk gjej qetësi derisa të zbardh vdekjen e vajzës time në Shqipëri”
Familja e një vajze britanike që humbi jetën në Shqipëri një vit më parë ka qindra pikëpyetje në lidhje me ngjarjen tragjike. Rebecca Gannon, 29 vjeçe, u mbyt në Sarandë gjatë një zhytjeje.
Rebecca donte të plotësonte 30 zhytje në 30-vjetorin e saj dhe për këtë kishte zgjedhur Qendrën Diving Spiranca në Sarandë. Zhytja në Shqipëri ishte e 29-ta dhe e fundit, por përfundoi me vdekjen e vajzës në një thellësi jo më shumë se 7 metra.
Franca tërhiqet edhe nga Nigeri
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi tërheqjen e trupave franceze nga Nigeri brenda dy muajve të ardhshëm, pas grushtit të shtetit në vendin e Afrikës Perëndimore.
Tërheqja ushtarake nga Nigeri vjen pasi trupat franceze u dëbuan edhe nga vendet fqinje, Burkina Faso dhe Mali. Në rajon, sentimenti anti-francez ka qenë në rritje, edhe për shkak të dështimit për të frenuar terrorizmin xhihadist në rajonin e Sahelit.