Makina elektrike Apple mbërrin në 2019

Postuar në 22 Shtator, 2015 10:08

Tifozët e Apple-it mund të gjejnë veten në test makine shumë herë më tepër se një iPhone i ri së shpejti. Nga viti 2019, pra rreth 4 vjet më vonë, shoferët mund të shohin makinat e para elektrike në rrugë me logon e famshme të kompanisë Cupertino, Calif. Apple po përshpejton planet për prodhimin e një makine, sipas Wall Street Journal. Raporti thotë se. Apple është duke ecur përpara, pasi ka investiguar mundësitë për më shumë se një vit, por edhe pas takimeve frytdhënëse me zyrtarë të qeverisë në Kaliforni. Raporti thotë gjithashtu se automjetet e parë Apple nuk mund të jetë autonom.

Gjinushi: Dekriminalizimi, ndëshkimi duhet të fillojë me Berishën dhe Bashën

Postuar në 22 Shtator, 2015 10:04

Skënder Gjinushi komenton debatin më të fundit për dekriminalizimin, duke theksuar se katarsisi i politikës duhet të nisë me personat që janë ricikluar në politikë, pas përfshirjeve në çështje korrupsioni apo vepra penale që lidhen me krimin shtetëror. Kryetari i Partisë Socialdemokrate sjell si shembull ish-kryeministrin Berisha dhe kreun aktual të opozitës Lulzim Basha që sipas tij mbeten të pandeshkuar pavarëisht rekordeve që kanë me korrupsionin dhe krimin.

Olli dhe Iriqi

Postuar në 22 Shtator, 2015 10:03

Në fillim, konia Ollie nuk është aq i impresionuar me gjembaçin, mikun e tij të ri, por ai shumë shpejt u afrua me të. Burimi: Animal Planet

Gafa: Bushati kërkon të mbledhë bashkë ambasadorët arabë dhe Izraelin për të vënë rregull

Postuar në 22 Shtator, 2015 10:03

Fakti që ministri i Jashtëm nuk e përgënjeshtroi pohimin e paraardhësit të tij Bumçi, nënkupton që ngjarja është e vërtetë. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është autore e një gare diplomatike të ndodhur pak ditë më parë. Sipas Bumçit në komisionin e Jashtëm , “një skandal ka ndodhur në Ministrinë e Jashtme. Për t’i komunikuar qëndrimin tonë, janë thirrur në takim, në të njëjtën kohë dhe bashkërisht ambasadorët e vendeve arabe dhe ambasadori i Izraelit. Kjo është të mos njohësh ABC-në e diplomacisë që të thirren në takim të përbashkët Izraeli dhe Palestina.

Rusia pozicionon 28 avionë luftarake në Siri, zyrtarët amerikanë: Rrezikojnë paqen

Postuar në 22 Shtator, 2015 10:00

Rusia ka dislokuar 28 avionë luftarakë në Siri, pohuan këtë të hënë zyrtarët amerikanë, duke konfirmuar praninë e trupave në rritjen e pranisë ushtarake të Moskës në kombin e shkatërruar nga lufta.

Stigliz: Gjermania po e çon Europën në kaos, oligarkët nuk preken

Postuar në 22 Shtator, 2015 09:38

Nobelisti Joseph Stigliz ka bërë në tjetër vlerësim për situatën në Greqi pas nënshkrimit të marrëveshjes me kreditorët dhe partnerët Europianë. Ai akuzon Gjermaninë për politikën e masave shtrënguese ndaj Greqisë dhe kaosin e krijuar në eurozonë.

Hyn në fuqi, leje dhe raportim te Bushati për çdo kontakt me të huajt

Postuar në 22 Shtator, 2015 08:59

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë që kërkon nga çdo titullar apo funksionar i adinistratës publike të marrë miratimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për çdo vizitë jashtë vendit apo takim me diplomatë e ambasadorë të huaj. Vendimi mban datën 9 shtator, por sot është botuar në fletoren zyrtare.

Kelly Brook zhvishet per kalendarin e 2016/Foto

Postuar në 22 Shtator, 2015 00:36

Kalendari i Kelly Brook për vitin 2016 është gati. Ajo shfaqet me një trup seksi dhe linja të admirueshme ..

Shënim: Politikani, tifoz i Europës

Postuar në 21 Shtator, 2015 23:10

Me një shprehje të huazuar nga ish-ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sekui, kryeministri Edi Rama  shëtit në Europë për të treguar peshën politike që ai vetë ka si lider, por dhe Shqipëria që drejton. “Shqipëria ka nevojë për Europën, aq sa Europa ka nevojë për Shqipërinë”,- ka theksuar shpesh Rama sa herë ka pasur përpara ndonjë panel me të huaj, ku ka prezantuar arritjet e qeverisë duke guxuar të kritikojë Europën për konservatorizmin që po tregon në çështje të politikës së zgjerimit.

Një ofertë ruse për të zmbrapsur ISIS: Siria e Assadit të transformohet në një Izrael Alavit

Postuar në 21 Shtator, 2015 23:09

Çfarë kërkon Rusia në Siri? Kjo pyetje ka disa javë që po qarkullon në mediat perëndimore, të cilat citojnë shpesh burime anonime të sektorëve të mbrojtjes që shprehen se “qëllimet ushtarake të Kremlinit në Siri mbeten ende të paqarta”. Deri më tani është bërë e ditur se dërgimi i mjeteve dhe forcave përfshin edhe avionë e tanke, çka i jep presidentit sirian Bashar Al Assad siguri se ai nuk ka për të dalë shpejt nga skena. Mirëpo cili është qëllimi afatgjatë i Rusisë, që pas Egjiptit shfaqet edhe në një krizë që e ka lënë Perëndimin pa alternativë serioze?

Pages

Subscribe to ResPublica RSS