Përçarje në BDI-në e Ali Ahmetit, drejt krijimit partia e re

Postuar në 22 Shtator, 2015 18:21

Edhe pse prej kohësh është përfolur një pakënaqësi e thellë brenda rradhëve të BDI-së së Ali Ahmetit, së fundi sisa zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim paralajmërojnë formimin e një subjekti të ri me emrin “Uniteti”. Shtypi i Maqedonisë bën me dije se kjo parti pritet të drejtohet nga ish-gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni, i cili ka pasur për shumë vite funksione të larta në partinë e drejtuar nga Ali Ahmeti.

FOTOGALERI: Grimierja që po bën mrekulli me fytyrën e vajzave të pasura

Postuar në 22 Shtator, 2015 17:33

Huda Kattan eshte nje nga grimieret me te mira e te talentuara te botes, njekohesisht e preferuara e Eva Longorias.
Huda ben mrekulli ne fytyren e vajzave me te pasura Arabe.
Ja disa nga punet e saj!

Dështuan edhe policët gjermanë. Tani kontrollet po i bëjnë policët grekë

Postuar në 22 Shtator, 2015 17:16

Sot “Top-Channel” njoftonte për një problem në kufirin shqiptaro-grek, teksa pala greke po kthente shtetas shqiptarë që pretendohet se shkojnë në vendin fqinj për punësim sezonal. Dhe në fakt nga prononcimet e disa prej tyre, ashtu siç paraqiten në kronikë, kështu është edhe e vërteta: ata duan të shkojnë për punësim sezonal në Greqi, por pala greke ka aktivizuar marrëveshjen për lëvizjen pa viza, që i jep të drejtë shteteve të kërkojnë garanci financiare, përveç të tjerave.

Rama biznesit italian: Do pendoheni nëse nuk investoni në Shqipëri

Postuar në 22 Shtator, 2015 17:13

Vetëm në Shqipëri ekonomia trajtohet me romuze dhe kur ky është parim pune i kryeministrit, imagjinoni rezultatin që mund të ketë. Pika më e favorshme që kryeministri Rama u ka prezantuar investitorëve italianë për të ardhur dhe derdhur kapitalin e tyre në Shqipëri  është ngjashmëria mes popujve. “Çdo italian që investon në Shqipëri, faktikisht investon në një pjesë të panjohur Italie dhe çdo ditë që punon me shqiptarët, provon se ne jemi faktikisht, dy popuj të ndryshëm, por krejtësisht një lloj tipologjie njeriu dhe shoqërie.

Ekstremizmi fiskal zemëron dhe deputetët e majtë, komisioni i Ekonomisë rrëzon Ramën

Postuar në 22 Shtator, 2015 16:22

Masat e reja ekstreme në luftën kundër evazionit fiskal kanë acaruar edhe deputetët e mazhorancës. Në komisionin e ekomomisë ditën e sotme, kur po diskutoheshin masat e reja të parashikuara në procedurat tatimore, deputetët anëtarë të komisionit kanë rrëzuar nenin 6 të paketës së re të masave, që parashikon të drejtën e qytetarit për të mos paguar nëse shitësi nuk i jep kuponin tatimor. Pikërisht kryeministri Rama ftonte së fundi qytetarët të mos paguanin nëse nuk u ofrohej kupon.

Piñatex, lëkura ekologjike nga gjethet e ananasit

Postuar në 22 Shtator, 2015 15:24

Një sipërmarrës spanjoll zbuloi se është e mundur të krijohet 100 për qind pëlhura natyrore nga gjethet e ananasit e cila mund të zëvendësojë lëkurën e vërtetë. Çështjet etike dhe mjedisore në industrinë e tekstilit janë ndër temat më delikate në ditët e sotme. Kërkimi për materiale alternative me ato të kafshëve është bërë një domosdoshmëri edhe për shkak të rritjes së vështirësisë në fshehjen e tyre.

Audi ka siguracion në emër të Tahirit për vitin 2015-16. A ka më dyshime?

Postuar në 22 Shtator, 2015 14:50

Sot opozita publikoi një tjetër fakt të pakundërshtueshëm që tregon se mjeti Audi i shumëpërfolur vijon të jetë në pronësi të ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri: Polica e sigurimit (siguracioni i makinës) për vitin 2015 -2016. Deputeti Genti Strazimiri kërkoi dorëheqjen e ministrit. Sipas tij, Tahiri e ka pranuar se makina e tij është përdorur nga trafikantë, pasi ministri nuk është distancuar nga ky fakt, por nga pronësia e mjetit.

Fytyrat me quka, kaq tërheqëse...

Postuar në 22 Shtator, 2015 14:48

Fotografi Brock Elbank, sjell këto foto të “fytyrave me quka”, njerëz të etnive të ndryshme që “bashkohen” në këtë veçori.  Elbank thotë se fytyrat me quka, janë shumë të bukura dhe nëse i hedh një sy fotove të tij, nuk mund të mos biesh dakord. 

 

http://www.theguardian.com/artanddesign/gallery/2015/sep/22/brock-elbank...

TUTORIAL: Frymëzuar nga grimi i Rita Orës në ‘Body On Me’!

Postuar në 22 Shtator, 2015 14:34

Grimierja e njohur Nikkie, e cila numëron me miliona klikues në videot e saj në YouTube, ka sjell një tualet të bukur frymëzuar nga klipi më i ri i Rita Orës ‘Body On Me’.

Zgjidhja për ato dëshirojnë të pasme të mëdha !

Postuar në 22 Shtator, 2015 14:32

Për të gjitha ato që dëshirojnë të pasme të mëdha e të tonifikuara, kjo është zgjidhja.

Rezultati është i dukshëm në trupin e kësaj vajze.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS