Nuk do ta besoni kush është e dashura e Robert Kardashian (FOTO)
Nuk do ta besoni nuk eshte e dashura e Robert Kardashian!
Edhe perse nuk e kane pohuan me ze te larte, Robert ka postuar nje foto ne Instagram nje foto te bisedes me modelen Karrueche Tran, ish e dashura e Chris Brown.
Ne foton e postuar, Robert shkruan:' Me pelqen kur ajo me sjell foto.'
Konflikt mes konçesionarit gjerman dhe Portit të Durësit, protestojnë punëtorët
Një tjetër kontratë e nënshkruar nga shteti shqiptar bëhet shkak për përplasjen mes investitorëve dhe shtetit. Konflikti i hapur mes shoqërive të licensuara të ngarkim-shkarkimit, autoritetit portual Durrës dhe kompanisë gjermane konçensionare EMS, i shoqëruar ka nxjerrë në protestë afro 300 punetorë të tre kompanive të ngarkim-shkarkimit që operojnë në kalatën lindore.
Shoqëritë nuk jane lejuar të zhvillojnë aktivitetin e tyre të përditshëm nga koncensionari gjerman, të cilin e akuzojne per monopolizim të terminalit.
SHBA, prifti ndërton Vatikanin në copëza formuese
I është dashur një vit punë, por më në ai e përfundoi punën e tij si vigan i pashoq: një kopje e përsosur e Vatikanit e bëra e gjitha me pllakëza Lego. Bob Simon jeton në Pensilvani (SHBA) përdori 500 mijë copëza formuese për të ndërtuar Sheshin e Shën Pjetrit në të gjitha detajet e tij. Dhe në ndërtimin e saj, përveç besimtarëve, gjendet një Papë i vogël Francesko, që këto kohë ndodhet për një vizitë në SHBA.
Burimi: AFP
Kaos në fushatën e antiinformalitetit, mbarojnë blloqet e TVSH në zyrat e tatimeve
“Monitor”shkruan se aksioni Antiinformalitet ka prodhuar problematika nga më të ndryshmet që kur nisi në fillim të muajit duke vënë në vështirësi administratën tatimore dhe QKR për të përballuar flukset e regjistrimit. Por askujt nuk i kishte shkuar mendja se drejtoritë rajonale të tatimeve nuk do të mund të bënin furnizime të rregullta me blloqet e faturave të TVSH-së. Sipas “Monitor” bizneset në kushtet e konfidencailitetit pohuan se, dje nuk kanë mundur të pajisen me blloqet e faturave të TVSH pranë degëve të tatimeve, në Tiranë.
Festë në Kinë për 30 vjetorin e Pan Pan, një nga Pandat më të moshuara në botë
Një nga pandat më të moshuara në botë ka festuar 30-vjetorin e saj. Festa ka qenë mahnitëse për kafshën më të veçantë në planet. Tortë akulli, karota dhe bambu kanë qenë ëmbëlsirat për të kremtuar ditën e lindjes.
Bllokohet trafiku rrugor mes kufijve për shkak të emigrantëve sirianë, Serbia i vendos kushte Kroacisë
Fotoreporteri i AP, Darko Vojinoviç ka fotografuar radhën e gjatë të automjeteve në pritje mes kufirit serb dhe atij kroat. Bllokimi i automjeteve në këtë aks ka ndodhur për shkak të fluksit të emigrantëve afër Batrovcit, rreth 100 km në perëndim të Beogradit. Kjo situatë ka precipituar edhe për shkak të nevrikosjes së dy shteteve ish-jugosllave si pasojë e bllokimit të shoferëve të kamionëve që e vështirësuan edhe më tej gjendjen.
Manovër e rrezikshme: Kina provokon SHBA, përgjon në gjueti avionin spiun të Uashingtonit
Provokim i radhës nga ana e Kinës dhe një incident i afërt: një gjueti nga ana e Pekinit ka 'përgjuar' një aeroplan spiun amerikan i cili i ka kaluar dhjetëra metra para ‘hundës. Episodi shqetësues i tensionit të përsëritur mes SHBA dhe Kinës, jo rastësisht u zbulua në ditën e ardhjes së presidentit Xi Jinping në Amerikë, pak ditë nga samiti i shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë me Barack Obama. Ngjarja ndodhi 8 ditë më parë rreth 144 km nga brigjet e ishullit Shandong në Detin e Verdhë, në të gjithë hapësirën ndërkombëtare. Pentagoni: manovër e rrezikshme. Ka shumë precedentë.
Tjetër masë shtrënguese për bizneset. Hiqet kuponi tatimor për pikat e shumicës
Në kuadër të forcimit të masave për lëshimin e kuponit tatimor, qeveria ka propozuar një masë tjetër shtrënguese për bizneset lidhur me lëshimin e kuponit tatimor. Nga data 1 prill 2016, tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk do lejohen të shesin me kupon tatimor tek blerës joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë). Në nenin 7 të projektligjit të procedurave tatimore, në kuadër të forcimit të masave për lëshimin e kuponit tatimor, qeveria ka propozuar një masë tjetër shtrënguese për bizneset lidhur me lëshimin e kuponit tatimor.
Konflikti diplomatik, Bushati thirri në takim vendet e Ligës Arabe me Izraelin
“Gabim teknik” ka qenë justifikimi i radhës. Në fakt ishte një gafë diplomatike që ka trazuar jo pak ujërat. Gazeta “Panorama” shkruan se sot se incidenti i radhës shënon një tjetër skandal të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Këtë herë ka qenë mes ambasadorëve të Izraelit dhe Palestinës, të akredituar në Tiranë. Ministria e Jashtme kish ftuar në një takim të gjithë ambasadorët e vendeve arabe të akredituar në Tiranë për të diskutuar rreth mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Kotzias mbetet ministër i Jashtëm, s'ka ndryshim në politikën greke për Shqipërinë
Rikonfirmimi i Aleksis Tsipras si kryeministër fitues i zgjedhjeve mban të pandryshuar kursin e Greqisë edhe sa i përket politkës së jashtme dhe asaj të mbrojtjes. Dy nga emrat që nuk do të lëvizin nga postet janë pikërisht ministri i Jashtëm Nikos Kotzias dhe ai i mbrojtjes Panos Kamenos.
Riformatimi i qeverisë greke nuk ka prekur në veçanti këto dy ministri që lidhen me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.
Nikos Kotzias, do të jetë në krye të diplomacisë greke të paktën edhe në 4 vitet e ardhshme për të çuar përpara një politikë të Greqisë për Balllkanin.