Ankesa e Gjinushit dhe pakti për të mos prekur Berishën
Kryetari socialdemokrat Skënder Gjinushi ka shprehur sot zhgënjimin se ka një pakt mes Ramës e Metës për të mos prekur ish-kryeministrin Berisha. “Jo vetëm si kërkon dot llogari Berishës, por ai të kërkon.
E-maili Soros-Clinton/Shvarc Shiling, negociatori mes Berishës e Ramës pas 21 janarit
Një ditë më parë u publikua lajmi se George Soros i kishte dërguar një email sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Clinton përmes të cilit kërkonte caktimin e një ndërmjetësi për zgjidhjen e përplasjes mes qeverisë dhe opozitës shqiptare më 21 janar 2011. Lajmi u bë i ditur nga një shkrim në “Washington Post”, ku flitej edhe se Soros kishte propozuar tre emra si ndërmjetës. Sot, portali “Droni.al” jep një version, referuar burimeve të veta.
Bashkia e Tiranës do të kthejë në qytetet e tyre romët që nuk janë “tiranas”
Më 29 shtator 2015, media shqiptare raportoi se një shtetas gjerman me emrin Gregor Mahr qe rrahur rëndë nga disa romë, pasi kishte hyrë në konflikt me ta në lidhje me ndotjen e ajrit të shkaktuar nga djegia e plastikës në qiell të hapur, tha ai për Vizion Plus.
Sipas Mahr, djegia e plastikës i kishte shkaktuar ajër të rëndë në shtëpinë e tij, një vilë trekatëshe disa qindra metra larg barakave të romëve dhe se në orën 23 të mbrëmjes së 28 shtatorit kishte vajtur me makinën e tij për ta shuar vetë flakën para se të sulmohej nga romët.
Përgjigja e zgjuar e Victoria Beckham që sqaron gjithçka rreth ndarjes nga David
Victoria Beckham i ka dhene fund zerave qe qarkullojne, se martesa e saj dhe David deshtoi.
Me nje pergjigje te zgjuar, dhe te shtjelluar Victoria thote:' Jam shume me fat qe kam nje bashkëshort te tille, dhe femije te shendetshem e te mrekullueshem. Une dhe David vazhdojme ta duam shume njeri-tjetrin. Eshte e vertete qe na duhet te udhetojme prej punes por gjithnje gjejme kohe per te kaluar bashke dhe me femijet. Nuk kemi pse t'i provojme asgje botes, jemi shume te dashuruar dhe martesa jone eshte e forte.'
Nasip Naço kërkoi aktivizimin e impulsive të reja malore dhe fushore në qeveri. Lobi kodrinor në LSI pritet të dalë me një deklaratë proteste
Kush janë më të varfër, shqiptarët apo grekët në krizë?
Gaga Style: Veshja me e bukur e ditës nga Lady Gaga (FOTO)
Eshte gjithnje shume ekstravagante, por Lady Gaga ngjan bukur dhe kur vishet thjeshte. Theksojme se kjo eshte veshja ideale dhe per keto dite, ku nuk eshte as ftohte as ngrohte
Kur shteti nxit përçarjen fetare: hiqet pllaka nga Kalaja e Lezhës. Kujtesë: Kisha e Dhërmiut u hodh në erë!!!
“Tema” raporton (me burime) se pllakata në Kalanë e Lezhës që kujton Sulejmanin e Madhërishëm, si rindërtues të saj, është hequr. “Pllakata është hequr me urdhër të Ministrisë së Kulturës me argumentin e restaurimit, pas dëmtimeve që iu bënë në sulmin e një ditë më parë nga persona të paidentifikuar. Por burime nga Drejtoria e Kulturës në Lezhë, bëjnë me dije se mendohet se pas restaurimit, pllakata nuk do të rivendoset në kalanë e Lezhës.
3-mujori i dytë, rriten investimet, bie konsumi dhe eksporti
INSTAT-i raporton se, në trmujorin e dytë, rritja e vëllimit të Produktit të Brendshëm Bruto (zhveshur nga efektet e çmimeve dhe ato sezonale) ishte 2.53%, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Në këtë rritje, faktori kryesor ka qenë kërkesa për investime. Kështu formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me 19,02%, krahasuar tremujorin e dytë të vitit 2014.
Lëmshi sirian, ShBA, Rusia dhe Irani, aktorët realë që po vendosin
Ndërhyrja ruse në Siri ka acaruar në kulm marrëdhëniet me Perëndimin, që po i përmbahet versionit se avionët rusë nuk po godasin militantët e Shtetit Islamik. Mirëpo ndërkohë që Kremlini ka autorizuar publikimin e videove që provojnë goditjen e ISIS, në dritë kanë dalë incidentet me Turqinë. NATO ka deklaruar se Rusia duhet të heqë dorë nga provokimet dhe se ajo që ndodhi në Turqi nuk ishte incident. Gjithsesi situata nuk është aq e thjeshtë.
