Doshi kundërsulm ndaj Brahos në gjykatë: Ka vrarë një ushtar 18 vjeçar
Gjatë seancës së parë gjyqësore kundër deputetit Spartak Braho, të akuzuar nga Tom Doshi për shpifje, paditësi Doshi nuk ka pranuar pajtimin me Brahon dhe ka thënë se do të vazhdojë procesin ndaj tij. Doshi kërkon 1 euro dëmshpërblim nga Braho, pasi e akuzon për shpifje në lidhje me një deklaratë, në të cilën Brahoi tha se Doshi kishte falsifikuar raportin mjekësor. Por Doshi nuk është majftuar me kaq.
Interes për blerjen e “ARMO” nga një kompani amerikane
Një kompani amerikane më seli në Teksas ka shprehur interes për blerjen e kompanisë së përpunimit të naftës, “ARMO”. Revista “Monitor” përcjell lajmin që konfirmohet nga burime të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. “Bëhet fjalë për kompaninë nga Teksasi, “Henry”, e fokusuar në fushën e ndërtimit, sipas faqes së saj zyrtare të internetit. Kompania është e interesuar për bitumin shqiptar, duke qenë se ajo ka interesa ndërtimi në Irak dhe në zgjerimin e kanalit të Suezit. Aktorët e tregut e vlerësojnë një zhvillim pozitiv, nëse kjo kompani do të hynte në tregun shqiptar”, shkruan “Monitor”.
OSBE në Shqipëri është barrikadë ndaj autoritarizmit
Regjimi i Enver Hoxhës kishte një urrejtje, të pajustifikueshme madje edhe nga këndvështrimi i tij, për Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian (KSBE), që më vonë u quajt OSBE. Kur KSBE u krijua, më 1973, nuk kishte arsye që Shqipëria të qëndronte jashtë saj, sepse KSBE nuk ishte gjë tjetër veçse një bashkim i vendeve anëtare të OKB-së që i përkisnin kontinentit europian, së bashku me SHBA dhe Kanadanë. Shqipëria ishte vend anëtar i OKB, pra kishte të drejtë të ishte vend anëtar i KSBE.
TUTORIAL: Bëni një grim të lehtë por të bukur për punë!
Mbase ndodh të mendoni një dite përpara grimin që do të beni në mëngjes për në punë!
Por pa qenë nevoja që grimi të kthehet në dicka të rënduar, duke u bazuar dhe tek thjeshtësia, këtu keni modelin!
Ish-presidenti Meidani: “Të nevojshme zgjedhjet e parakohshme. Edi Rama ka njollosur historinë e PS-së”
Rexhep Meidani, ish-president i Republikës dhe ish-drejtues i Partisë Socialiste, jep sot një intervistë për gazetën “Panorama” përmes së cilës përcjellë disa mesazhe të forta politike. Meidani mendon se kryeministri duhet të japë dorëheqjen dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme. “Po rezultojnë false të gjitha deklaratat e bëra nga kryeministri apo që vazhdojnë të bëhen ende sot, nga të gjitha palët.
SHEMBULL: Thjeshtësia në veshje e Beyonce edhe pse e famshme (FOTO)
Një nga këngetaret më të kërkuara të planetit, të cilën gjithynje e ndjekin fotografët nga pas e shumë të tjera e të tjera, dhe Beyonce vazhdon që të bazohet vetëm tek thjeshtësia.
Për me tepër këngëtarja nuk lyhet e përlyhet për një mbrëmje. Beyonce ka treguar se di të vishet ekzaktësisht për vendin që i takon.
Ishte një mbrëmje e thjeshtë për pica, këngëtarja amerikane ka shmangur takat, dhe u akomodua me këto kombinoshe.
Austri, ekstremi i djathtë dyfishon shifrat në zgjedhje
E djthta ekstreme në Austri dyfishon mbështetjen popullore, duke treguar një rritje të fortë politike që ndryshon skenën partiake në vend. Në zgjedhjet lokale të së dielës ajo grumbulloi rreth 32 për qind të votave nga 15 që kishte marrë në zgjedhjet e përgjitshme parlamentare të vitit 2009.
Në 6 vite ekstremi i djathtë arrin të renditet forcë e dytë politike në vend me një tendencë rritje për të dominuar skenën politike që duket se është çështje kohe.
Kim Kardashian gjithë sharm edhe gjatë shtatëzanisë (FOTO)
Pavaresisht se Kim është në muajt e fundit të shtatëzanisë, ajo ende vazhdon të ketë sharm e të vishet plotë ‘class’.
Mbase mund të jetë shkak gjatësia e saj apo dicka tjetër, por Kim ende vazhdon të qëndroje majë takave, pavarësisht lodhjes dhe këmbëve të fryra.
Kulaçi e kërbaçi fetar kryeministror
Është e disata herë, dhe këtë radhë edhe nga një tribunë botërore si OKB, që kryeministri Rama përsërit fabulën e harmonisë fetare, çka e konkretizon me familjen e tij ku vetë është katolik, gruan myslimane, dhe fëmijët ortodoksë. Për hir të së vërtetës, ky fakt i bën përshtypje botës ca më pak sesa do të bënte nëse Obama do të dilte me kurorë pende zogjsh si kryetar i fisit indian Apash, apo kryeministri japonez me kostum samurai. Është thjesht ekzotike dhe pa brendi kjo “çudi” familjare që Rama nuk lodhet së përmenduri.