Opinioni çek për marrëveshjen me CEZ: Ishte shumë e mirë. Shqipëria vuri kusht statusin e vendit kandidat
Ndërkohë që opozita shqiptare, kryesisht ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon se marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ, fsheh lëvizje korruptive, një nga drejtuesit çekë të Energjisë, Drejtori i Sekretariatit për këto çështje, Janez Kopac, shpreh të kundërtën. “Procedura e arbitrazhit zgjat 10 vjet, kështu që them se i gjithë vendi do kishte mbetur peng 10 vjet. Kështu që falë Zotit ju e zgjidhët këtë çështje. Ne si sekretariat ishim shumë të përfshirë në këtë çështje.
Ambasadori Lu nuk rresht së takuari Lulzim Bashën. Arsyeja: “Është brilant, e flet shqipen më mirë se unë”.
Auto-foto(lajm?): Në njërën anë flamuri, në tjetrën kravata
Pasi habiti OKB-në me turlinë e besimeve fetare që tha se përfaqëson familjarisht, kryeministri ka menduar të gudulisë edhe sedrën e bashkatdhetarëve duke postuar në profilin e vet këtë foto. Me bindjen se po shohim atë që shohin të gjithë, themi se kryeministri burrështetas po na tregon kravatën e vet. Më e veçanta e krejtve në okebe.
Mesazhi i Brahos: Rama, skenar për goditjen e Metës. A është fundi i lojës?
Portali Lapsi.al paralajmëron botimin e një letre të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i LSI, Spartak Braho, dërguar drejtuesve të lartë të shtetit. Përtej suspansit të krijuar nga portali (duket sikur tekstin e letrës ende nuk e ka shtënë në dorë), mesazhi i Brahos shpreh shqetësim për një skenar që sipas tij mund të destabilizojë Shqipërinë. Letra i është dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH.
Hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ. Një nismë e opozitës që synon të amnistojë 8 vite korrupsion
Partia Demokratike ka depozituar sot nismën ligjvënëse për hetimin e aferës së CEZ Shpërndarje. Mjafton t’i hedhësh një sy projektligjit, për të parë sesi partia që qeverisi 8 vjet Shqipërinë, po vrapon të mbyllë një çështje të madhe, duke hapur një çështje të posaçme ndaj Ilir Metës.
Shënim: CEZ, ftesa për hetime të huaja si kalbëzim i plotë i klasës politike
Si PD edhe kreu i LSI-së Ilir Meta janë shprehur publikisht se pranonin një hetim amerikan për fareën e CEZ. Por Partia Demokratike ka hedhur një hap konkret duke depozituar në Kuvend projektligjin, ku kërkohet hetim ndërkombëtar për CEZ. Në shkresën shoqëruese thuhet se PD kërkon që kjo çështjet të hetohet nga SHBA, si përzgjedhja e parë, ose nga vendet e BE.
10 restorantet më të mira në stacionet e trenave
"The Guardian" ka publikuar një listë të 10 restoranteve më të mira që janë në stacionet e trenave. Vende pritjeje, por restorantet e përzgjedhura në këto stacione, për aq sa duket, ofrojnë një shërbim të mirë.
Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Arizonës ndërmarrin luftën online ndaj ISIS
Analistët e të dhënave dhe ekspertë e “informacionit Cascade” janë duke përdorur aftësitë e tyre për të penguar përhapjen e ideologjisë terroriste nga grupe si Isis, të cilët po rrisin gjithnjë e më shumë aftësinë e rekrutimit online.
Pas BE-së, “Google” nën hetim edhe në ShBA
“Google Inc” rikthehet sërish në qendër të vëmendjes të autoriteteve federale amerikane. “Bloomberg” raporton se Komision Federal për Tregëtinë ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për të hapur një hetim mbi Sistemin Android të Google, pasi nga disa konkurentë është ngritur akuza se kompania kufizoi të drejtën e tyre të aksesist. “Bloomberg” paralajmëron se hetimi është në fazë fillestare dhe nuk përjashtohet që ai të mbyllet pa ngritur ndonjë padi ndaj kompanisë, edhe sepse hetimi i mëparshëm për sistemet e kërkimit, përfundoi pa rezultate.
Eklipsi superhënor në foto
Një eklips i plotë hënor, që përkon me supërhënën, është parë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Amerikën Qendrore dhe të Jugut si dhe në Evropën Perëndimore, në mbrëmjen e 27 shtatorit, ndërsa një eklips i pjesshëm është parë në pjesën tjetër të Evropës, Azinë Jug-Lindore dhe Afrikë në 28 shtator 28. Shikoni në foto imazhet e fundit të superhënës në mbarë botën.