Përjetësisht me shenja? Shikoni si duket tatuazhi për David që po e heq

Postuar në 29 Shtator, 2015 12:22

Prej kohësh qarkullojnë fjalë se martesa e çiftit britanik David dhe Victoria është në prag të përfundimit, dhe për të na bindur edhe më tepër dizenjatorja i është nënshtruar lazerit.

Ajo kërkoi që të largojë nga trupi tatuazhin që i dedikoi babait të katër fëmijëve! Edhe përse është përpjekur deri tani duket si mos më keq. Do t`i qëndrojë të gjithë jetën kjo shenjë?

Vajza Paul Walker padit Porsche:’Babai u dogj i gjallë prej jush’

Postuar në 29 Shtator, 2015 12:07

Vajza e Paul Walker ka firmosur një padi kundër markës së njohur të makinave Porsche, sepse fajson pikërisht mënyrën e dizenjimit të 2005 Carrera GT (makina ku ndodhej Paul ditën që vdiq.)

Sipas ekspertizes që janë bërë është konfirmuar se aktori ishte gjallë në momentit e përplasjes, por më pas makina u mbulua nga flakët dhe ai vdiq duke u djegur për së gjalli!

Madow tani është vetëm në pritje të përgjigjes pozitive të drejtësisë!

Lesi gjen detajet e paktit Rama-Basha kundër Metës; sebepi bëhet Samir Mane…

Postuar në 29 Shtator, 2015 11:56

I rikthyer gazetarisë pas një udhëtimi të gjatë në politikë, Nikollë Lesi shkruan sot në “Koha Jonë” skenarin e një aleance të fshehtë Rama-Basha, që sipas tij është zhvilluar kështu:

Djali që bën ‘sparkatën’ me patina poshtë makinave!

Postuar në 29 Shtator, 2015 11:39

Devisri Prasad, 8-vjeç së fundmi ka thyer rekord!

Aftësinë e tij nuk e ka çdo person!

KLIKO PËR MË TEPËR!

Fjalët e ngrohta me të cilat Justin Bieber përshkruan lidhjen me Selenën!

Postuar në 29 Shtator, 2015 11:17

Ishin një çift shumë i dashur nga publiku deri sa filluan problemet dhe njëherë i shikonim pranë e një here te ndarë.

Justin ka zgjedhur fjalët e duhura dhe disa prej tyre ishin edhe të ngrohta për të përshkruar lidhjen me Selena Gomez, por edhe për të dhënë disa këshilla.

Igli Totozani: Ka më shumë varfëri se dy vjet më parë

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:59

Avokati i Popullit Igli Totozani ka folur në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, ku ka përgënjeshtruar në mëse një rast qëndrimet dhe deklaratat e kryeministrit Rama. Sipas Totozanit, Shqipëria këto dy vjet nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm, por ka vështirësi të mëdha të cilat nuk janë krijuar sot, por janë të shtrira në kohë. “Ka qytete që kanë vetëm një orë ujë në ditë dhe ky nuk është problem i qeverisë së majtë apo i qeverisë së djathtë. Mendoj se shqiptarët nuk jetojnë më mirë se dy vjet më parë”.

Zani i ndërgjegjes refuzon heshtjen

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:44

Këto vitet e fundit në Republikën e Rusisë ka fillue nji lëvizje mbarëpopullore që synon inkurajimin për nji diskutim të krimeve komuniste gjatë periudhës ma të keqe të historisë ruse, vitet e satrapit aziatik, J.V.Stalin. Lëvizja ka përqafue nji “Projekt” për nderimin e kujtimit të viktimave.

I lindur për udhëheqës. Gazeta Shekulli: Himara nxjerr këngën “Mirëseardhe, Koço djali”. Himara e përgënjeshtron

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:07

Rama-Cipras në Nju Jork. “Kujdes të drejtat fetare”

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:00

Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Aleksis Cipras në Nju Jork në kuadër të axhendave të shkurtra dhe të ngjeshura që kryejnë kryetarët e qeverive në kuadër të samitit vjetor të asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Cipras pritej të vizitonte Tiranën, çka u anullua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi. Mediat greke kanë zbardhur bisedën. Sipas “To vima” kryeministri i Greqisë ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjelltë.

PD dorëzon draftin për hetimin ‘CEZ’: Kush refuzon të pyetet, të shoqërohet me forcë

Postuar në 29 Shtator, 2015 07:55

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend projektligjin që nëse do të miratohet, do t’i hapë rrugë hetimit nga ana e ndërkombëtarëve të gjithë zyrtarëve të përfshirë në skandalin me CEZ, raporton sot “Gazeta Shqiptare” Projektligji i PD parashikon edhe hetim të zyrtarëve të lartë, përfshirë këtu ministra, kryeministrin e kreun e Kuvendit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS