Basha: "Kokoshi 200 milionësh", drejt obezitetit: “Ka vjedhur 600 milionë!!!”. Dje shante drejtësinë, sot ka besim te drejtësia

Postuar në 01 Tetor, 2015 10:55

Kryeministri Edi Rama doli dje kundër idesë së hetimit ndërkombëtar të aferat e CEZ-it. Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës”, kryeministri tha se Shqipëria ka institucionet e veta, të cilat mundet të zbardhin çështjen. Diçka e papritur kur për disa muaj rresht kemi dëgjuar se drejtësia është një bandë që funksionon si korporatë. Një pyetje për personin që sot merr rrogën si kryeministër nga opozita: “Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndrrohet si askush tjetër në avokat të saj.

Miq në ekonomi, armiq në politikë. Greqia, investitor i parë në Shqipëri

Postuar në 01 Tetor, 2015 10:38

Ndonëse marrëdhëniet politike janë në pikën më të ulët, ato ekonomike mbeten të një rëndësie parësore në veçanti për Shqipërinë. Statistikat e fundit të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Greqia ka stokun më të madh të investimeve të huaja në Shqipëri, në vitin 20014, me 1.16 miliardë lekë, në rritje prej 7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pasi sistemuan kolaudimin, tani edhe lejet e qarkullimit jepen me koncesion

Postuar në 01 Tetor, 2015 10:32

Edhe një koncesion tjetër. Kësaj radhe bëhet fjalë për lejet e qarkullimit, të cilat që këtej e tutje parashikohen që t’i jepen me koncesion një kompanie private. Dhe ky konçesion rregullohet me një ndryshim të miratuar dje në mbledhje qeverie, në “Vendimin nr.153, datë 7.4.2000, të këshillit të ministrave, “Për miratimin e rregullores për zbatimin e kodit rrugor të republikës së shqipërisë”, të ndryshuar”.

Nishani në shërbim të dyshes Berisha-Meta: Letra paralajmërim për Ramën, s'ka rrezik destabilizimi

Postuar në 01 Tetor, 2015 10:01

Nishani në sinkron me Presidenti Nishani ka dhënë sqarimet e tij lidhur me letrën e Spartak Brahos, për një skenar destabilizimi të vendit, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka është një lojë e kryeministrit Rama për të goditur Ilir Metën.

Ja dhe një qen që di të luaj në piano

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:51

Pajisje përgjimi e kamufluar në gur. Idetë e izraelitëve nuk shterojnë

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:48

Ky gur është një gur, por nga “gërmimi” i fakteve ka rezultuar të jetë një pajisje përgjimi e sofistikuar e kamufluar në një gur. Guri është gjetur në qytetin Bani Hayan, në jug të Libanit dhe ishte i lidhur me kabëll elektrik, katër bateri dhe një kamera. Një pajisje përgjuese e vendosur aty nga izraelitët. Dhe raportohet se nuk është hera e parë. 

Deklarata e Trump: Pas fitores migrantët sirianë do t’i dërgoj në shtëpi

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:24

Donald Trump, kandidati në zgjedhjet paraprake mes republikanëve për presidencën amerikane, deklaroi sot se do të kthejë mijëra refugjatë sirianë drejt vendit të origjinës nëse ai zgjidhej në postin e kreut të shtetit, në muajin nëntor. Këto deklarata të Trumpit u trasmetuan në stacionin televiziv amerikan CNN. Ndërkohë AFP thotës se Rusia ka njoftuar një ditë më parë se aviacioni i saj ka nisur ndërhyrjen ushtarake ajrore në Siri ndaj grupit të Shtetit Islamik. Trump ka vlerësuar se kjo intervistë mund të ishte e vlefshme.

Dëshmia e Vojsava Ismailajt: Pata presion nga shteti

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:00

Thuajse një orë ka zgjatur dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Policinë e Tiranës. Sektori i Antikorrupsionit në Policinë e Tiranës filloi dje marrjen në pyetje të personave, emrat e të cilëve ishin përmendur në letrën që Spartak Braho u dërgoi krerëve të shtetit. Gjatë dëshmisë së saj në Policinë e Tiranës, Vojsava Ismailaj shoqërohej nga avokati Vladimir Meçi. Ajo u fut në ambientet e Policisë rreth orës 16:30 dhe doli rreth një orë më pas.

Koalicioni PS-LSI dhe sëpata e autokratit

Postuar në 01 Tetor, 2015 02:32

Në vitin 1991, në një nga librat e tij, Noam Chomsky, filozofi dhe komentatori  famshëm politik amerikan, është përpjekur të argumentojë rrezikshmërinë shumë më të madhe të autokratizmit krahasuar me korrupsionin. Shkruante se SHBA ishin pjekur për një lider fashist dhe se demokracia kish shpëtuar vetëm për faktin që një lider i tillë nuk kishte dalë.

Reagon Ilir Meta: Unë nuk jam “godfather”, thjesht bëj oferta që nuk mund të refuzohen!

Postuar në 01 Tetor, 2015 00:58

Pages

Subscribe to ResPublica RSS