17 000 vdekje nga hidroksiklorokina e rekomanduar gjatë pandemisë së CoVid-19

Postuar në 06 Janar, 2024 16:54

Kërkuesit francezë kanë përllogaritur se rreth 17 000 njerëz mund të kenë vdekur nga përdorimi i hidrokisklorokinës në fazën e parë të pandemisë së CoVid-19. Medikamenti antimalarik u sugjerua në fazën e parë nga një mjek francez, Didier Raoult, që më pas u lëviz nga detyra për shkak të problemeve që u krijuan.

Në prag dështimi negociimi për një Traktat Ndërkombëtar kundër Pandemive

Postuar në 06 Janar, 2024 16:43

"Politico" shkruan së fundmi për mundësinë e dështimit të neogociatave ndërkombëtare për një Traktat mbi Pandemitë, duke lënë pas krahëve përvojën traumatike të CoVid-19. Negociatat udhëhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe synojnë miratimin e një kuadri rregullator detyrues në eventualitetin e një pandemie të re si dhe për të mos lejuar më diskriminimin në shpërndarjet e bareve imunizues siç ndodhi me vaksinat kundër CoVid-19.

Qeveria shqiptare miraton hapjen e ambasadës në Sarajevë

Postuar në 06 Janar, 2024 16:31

Në fund të vitit që lamë pas, qeveria shqiptare miratoi një vendim përmes të cilit zyrtarizon hapjen e misionit diplomatic në Bosnje-Hercegovinë.

Misioni do të jetë në nivelin e Ambasadës dhe do të funksionojë në kryeqytetin e vendit, Sarajevë.

Kjo Polici nuk besohet për asgjë

Postuar në 06 Janar, 2024 15:23

Ngjarja e Sukthit po tentohet të kanalizohet në dy drejtime të ndryshme: së pari, politika dolit me paralajmërimin për forcim të legjislacionit për rrjetet sociale dhe mediat online dhe ky është një refleks i raportimit se zonja në fjalë, kishte vrarë veten pas presionit psikologjik që i ishte bërë me materiale të sajuara në Tik Tok.

Dhe së dyti, nga Policia e Shtetit që po synon ta kanalizojë ngjarjen te përgjegjësia e bashkëshortit mbi të cilin rëndon dëshmia e supozuar e fëmijëve për dhunë dhe presion psikologjik.

Izraeli zbulon planin për Gazën e pas luftës: Palestinezët vetëm administratë civile

Postuar në 06 Janar, 2024 10:14

Izraeli ka bërë publike detaje të një plani për sundimin e Gazës pas luftës.

Izraeli shkon në Hagë me një avokat britanik

Postuar në 05 Janar, 2024 21:49

Një avokat britanik do të pëfaqësojë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku përballet me pretendimin për gjenocid.

Profesor Malcolm Shaw KC, ekspert i mosmarrëveshjeve territoriale dhe autor i disa botimeve mbi ligjin e gjenocidit, është diplomuar në Universitetin e Liverpulit dhe në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.

Arrestimi i Sali Berishës, një lajm i mirë për të gjithë

Postuar në 05 Janar, 2024 16:28

 

Nuk i besoj teorisë sikur gjoja Edi Rama e preferon Berishën në burg. Fletë-arrestet për Jamarber Malltezin dhe Sali Berishën dolën brenda katër javësh që nga kthimi i Altin Dumanit nga Shtetet e Bashkuara. U duk sikur Altin Dumanit ia terhoqën veshin në Uashington (vendi i cili bashkë me Berlinin kanë paguar pjesën më të madhe të reformës në drejtësi). Ajo që më duket më logjike nga gjithë kjo histori dhe madje lajmi shumë i mirë për gjithë shqiptarët është ky: lukunia e ujqërve në Tiranë kanë filluar të kafshojnë dhe të gjakosin njëri tjetrin.

Vetëvrasje pas dhunimit psikologjik në Tik-Tok. Zonja kishte denoncuar një vit më parë, Policia nuk lëvizi

Postuar në 05 Janar, 2024 15:13

Mediat raportojnë sot për vetëvrasjen e një gruaje 41 vjeç nga fshati Vardardhë i Sukthit, për shkak të presionit psikologjik që i ishte ushtruar në Tik-Tok. Ka të dhëna që flasin për foto dhe video të montuara në një profil të rremë për gruan në fjalë dhe dyshimi bie mbi kolege të punës në një fabrikë fasonerie.

Denoncimi: 12 automjete të Policisë Bashkiake Tiranë, me qira nga kompania e inceneratorit

Postuar në 05 Janar, 2024 14:59

Sot, në një deklaratë për shtyp, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike/Rithemelimi, Belind Këlliçi që ka denoncuar një marrëdhënie okulte të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me kompaninë që menaxhon inceneratorin inekzistent të saj. Më poshtë deklarata e Këlliçit:

Vizita e Cameron në Prishtinë, të ndihmojë Kosovën ushtarakisht. Shërbimet britanike janë shumë aktive në Ballkan

Postuar në 05 Janar, 2024 14:46

Kreu i Komitetit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar se projekti i Prishtinës për të vendosur sistemin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak përfaqëson një hap kërcënues për serbët në shtetin në fjalë. Drecun ka folur për këtë gjë, ndonëse vetë ka pranuar se projekti i Prishtinës parashikohet të miratohet në vitin 2028, ndërkohë që Serbia vetëm dje hapi procedurën e miratimit të të njëjtit shërbim në shtetin e vet.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS