“Hileja” e biznesit, priten dy herë më shumë kupona, por me gjysmën e vlerës

Postuar në 12 Tetor, 2015 09:45

Në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë, ndërkohë që vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht. “Monitor” shkruan se presionit të lartë të administratës tatimore për të përdorur kuponin tatimor, në mënyrë që të deklaronin xhiron reale, bizneset, sidomos ato të vogla, duket se ia kanë gjetur ilaçin.

Putin: Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri

Postuar në 12 Tetor, 2015 08:34

“Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri, ku është duke kryer sulme ajrore kundër, caqeve të të ashtuquajturit Shtet Islamik”. Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Kjo është përjashtuar”, ka thënë Putin në një intervistë të transmetuar në kanalin shtetëror Rossia­1. Një muaj më parë, ligjvënësit rusë i kanë dhënë Putinit miratimin për të nisur fushatë ajrore në Siri, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al­Assad, regjimi i të cilit, për më shumë se katër vjet, është duke luftuar fraksione të ndryshme rebele, përfshirë militantët e IS­it.

Industria aeronautike e Britanisë, si montohet një avion pasagjerësh

Postuar në 12 Tetor, 2015 07:54

Gjetje të reja për Epin e Gilgameshit

Postuar në 11 Tetor, 2015 23:48

“Washington Post” njoftonte dje për zbulimin e një fragmeti plotësues të Epit të Gilgameshit, kryeveprën letrare që i kushtohet luftës së njeriut ndaj vdekjes, përballjes me të dhe në fund, njohjes e pranimit të fatalitetit të jetës. Lajmi publikohej fillimisht nga “Ancient History et Cetera” që referon se tabela plotësuese ndodhet në “Sulaymaniyah Museum”. Tabelat janë blerë nga disa kontrabandistë artefaktesh për vetëm 800 dollarë dhe mendohet se janë gjetur në jug të Babel, Iraku i sotshëm.

Ndahet nga jeta aktori Arqile Lici

Postuar në 11 Tetor, 2015 22:23

Në pak ditë bota e teatrit dhe kinemasë shqiptare është goditur nga vdekja e tre aktorëve: Marko Bitraku, Lazër Vlashi dhe së fundi Arqile Lici. Për ata që nuk e njohin kujtojmë se Arqile Lici ka disa role emblematike në Teatrit dramatik të Fierit si dhe në filmin shqiptar. Shumkush mund ta mbaje mend tek komedia “Shoku Niqifor”, në dramën “Dy krisma në Paris”, në filmin "Pesha e kohës", apo në rolin e ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi “Gjallë”. Mes viteve 2004-2006 ai ka drejtuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve.

7 kapelet më të bukura për dimër 2015!

Postuar në 11 Tetor, 2015 20:14

Mos i nëvlerësoni kapelet!

Nuk do të dukeni as të çuditshme, thjesht ndryshe nga të tjerat! Këto janë shtate kapelet më të bukura që sugjerohet të përdoren gjatë këtij viti, me një pallto do të ngjanit STYLISH!

MOS I NËNVLERËSONI: 6 ushqimet për dobësim që japin rezultat!

Postuar në 11 Tetor, 2015 20:10

Mbase lista të tilla ushqimesh mund të lexoni shpesh, por këto mos i nënvlerësoni! Është provuar se këto janë ndihma kryesore për dobësim!

PËR MË TEPËR HAPNI FOTOT:

PA FOTOSHOP: Rruga e Qumështit siç nuk e keni parë kurrë!

Postuar në 11 Tetor, 2015 20:07

Janë fotot më të mrekullueshme në botë, dhe mund të mendoni se për një realizim të tillë fotografi është mbështetur në ndihmën e fotoshopit por nuk është e vërtetë.

Këto foto publikohen tani për herë të parë, dhe janë realizuar me aparat Cannon 6D, nga fotografi rus Boris Dmitriev!

Në Europë fillimisht përmes Europianit...

Postuar në 11 Tetor, 2015 20:04

Shqipëria është pjesëtarja më e re e Europianit të vitit 2016. Ajo që është pritur prej kaq vjetësh, si ëndërr e parealizuar e shumë tifozëve, është përmbushur sot në Jerevan të Armenisë. Kombëtarja jonë e futbollit është kualifikuar pas fitores me rezultat 3 me 0 përballë Armenisë. Nisi mbarë loja për ekipin tonë që mori si dhuratë një autgol nga armeni Hovhannisyan në minutën ‘9. Rezultati u dyfishua në minutën ’23 me Memushaj për të marrë firmën përfundimtare të fitores në minutën ’76 me të sapo futurin Sadiku.

MINI-FILM: Demi Lovato publikon klipin e ri me super skena, thyen rekord (VIDEO)!

Postuar në 11 Tetor, 2015 20:03

Demi Lovato më në fund ka publikuar dhe klipin e saj më të ri të titulluar ‘Confident’, njësoj si dhe emri i albumit. Ky është një nga realizimet më të mira të Demit, për vetë faktin se është si një film i shkurtër e kast të zgjedhur aktorësh. Një ndër to është dhe Michelle Rodriguez!

Për më tepër ndiqni klipin që numëron mbi 2 milionë klikime!

Pages

Subscribe to ResPublica RSS