Video/Ky fëmijë është vërtet i zgjuar

Postuar në 30 Shtator, 2015 03:05

Kuponi tatimor, versioni rrremix...

Postuar në 30 Shtator, 2015 01:16

Intervista/Ditën që Shqipëria u shpall vend i sigurtë, një qytetar gjerman rrihet në Tiranë

Postuar në 30 Shtator, 2015 00:18

Në përpjekje për marrë vesh diçka nga kuptimi i vendimit të Gjermanisë për të shpallur Shqipërinë si vend të sigurtë, arritëm t’i shkëpusim disa përgjigje ambasadorit të këtij vendi në Tiranë, z. Helmut Hoffmann.

Z. Hoffmann, Shqipëria është një vend i sigurtë tashmë. Mendoni se kjo duhet njohur si meritë e azilkërkuesve që u dyndën në Gjermani?

Njëfarësoj. Por Shqipëria ka ecur përpara dhe ky vendim do të vinte. Le të themi se ky është rasti i rrallë kur një aksident ka pasoja pozitive.

Në lojë bashkë me Putinin...

Postuar në 29 Shtator, 2015 23:02

“Putini ka të drejtë. Ai i ka lexuar ashtu siç duhet Iranin, Indinë dhe Sirinë”. Kështu shkruan në britaniken “The Guardian” Simon Jenkins, sipas të cilit koha ka ardhur që Perëndimi të adresojë krizat mbi premisa të realizmit dhe pragmatizmit, për të hequr dorë nga qasja dogmatike dhe kushtëzimi i tyre nga kërkesat e politikës së brendshme. Më e dukshme kjo është bërë në krizën siriane, ku presidenti Bashar al Assad është tani pjesë e zgjidhjes dhe jo aq e problemit.

Meta (nuk) i bie nga Kina. Foto me Berishën në pritjen e ambasadës kineze

Postuar në 29 Shtator, 2015 22:48

Në një ditë të mbushur me sinjale direkte dhe indirekte që parathonë ndryshime në skakierën politike aktuale, kreu i LSI-së Ilir Meta e ka mbyllur zinxhirin e mesazheve me një takim të ilustruar me foto, me ish kryeministrin Sali Berisha. Takimi ka ndodhur në kuadrin e një pritjeje të ambasadës kineze me rastin e festës kombëtare të Kinës Popullore. Mesazhi i një bashkimi forcash potencial me Berishësn është kaq i drejtpëdrejtë, sa këtë herë nuk mund të thuash se Meta i ra nga Kina. 

Kompania japoneze “Hitachi” prodhon një çip kuarci për konservimin e përjetshëm të informacionit dixhital

Postuar në 29 Shtator, 2015 22:27

Kompania japoneze “Hitachi” ka bërë të ditur zbulimin e një mënyre për të ruajtur informacionin dixhital, thuajse përgjithnjë dhe pa u degraduar. Materiali konservues është xham kuarci, i cili mund të durojë temperatura ekstreme. "Mundësia e humbjes së informacionit është rritur dhe jeta e cd-ve dhe hard drive mund të zgjasë disa dekada, e shumta një shekull”, shprehet Kazuyoshi Torii, kërkues në kompaninë “Hitachi”. Teknologjia e re konsiston në krijimin e njollave-nyjeve brenda një flete xhami kuarci që mund të lexohet me një mikroskop të zakonshëm.

FMN kërkon rikthimin e TVSH-së për makineritë, kritika për Tatimet dhe Doganat

Postuar në 29 Shtator, 2015 21:49

Fondi Monetar Ndërkombëtar po monitoron nga shumë afër ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe performacën e qeverisë në përputhje me angazhimet që ajo ka marrë sipas  marrëveshjes së nënshkruar me FMN.

Në prag të takimit të radhës mes dy palëve, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri Jens Reinke në një intervistë të posaçme për Monitor ka zbuluar edhe kërkesat që do t’I parashtrohen palës shqiptare, ku më kryesorja është rikthimin në skemën e TVSH-së i kategorive të përjashtuara siç janë makineritë dhe paisjet.

Fotolajm/Të majtët, edhe po u prishën, nuk prishen në Tetor...

Postuar në 29 Shtator, 2015 21:00

Mesazhi i deputetit Kokëdhima që ka postuar sot këtë foto në profilin e vet në Facebook: "Sot me Ilir Metën në Përvjetorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë".

Fotolajm/"Kartolinat" politike të OKB-së

Postuar në 29 Shtator, 2015 20:00

Reagon ish kreu i ERE-s Nepravishta: E vërteta e uljes së çmimit për CEZ

Postuar në 29 Shtator, 2015 19:42

Përmes një shkrimi dërguar për Tema online, ish kreu i ERE-s Bujar Nepravishta, i përfolur së fundi në kuadër të skandalit CEZ-DIA, ka sqaruar në mënyrë të hollësishem teknike mënyrën e funksionimit dhe vendimmarrjes në Entin Rregullator të Energjisë, si dhe rrethanat e largimit të tij nga ERE.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS