Përpjekje për konsensus për reformën në drejtësi. Lu takon Berishën

Postuar në 13 Tetor, 2015 16:25

Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit. Siç njoftohet temë e bisedës ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën palët po përpqien që të realizohet me konsensus. “Reforma në Drejtësi është jetike për vendin dhe duhet të bazohet tek transparenca “,- ka thënë gjatë takimit Berisha, duke përcjellë kështu rezervat e opozitës.

Mediat serbe nuk gjejnë dot rehat, “Shqipëria do skualifikohet se bleu ndeshjen me Armeninë”

Postuar në 13 Tetor, 2015 16:21

Gazeta serbe Kurir shkruan se Shqipëria mund të përjashtohet, pasi ka dyshime se ka fiksuar ndeshjen me Armeninë. Disa media shqiptare i bënë jehonë lajmit të dalë po nga mediat e Beogradit, se katër lojtarë armenë kanë marrë nga 500 mijë euro për të shitur ndeshjen. Gazeta shkruan se UEFA ka nisur hetimet dhe i bazohet një zyrtari të lartë të UEFA-s, (gjithashtu serbit) Dushan Maraviç. Nëse provohet se ndeshja është shitur, gazeta shkruan se Shqipëria do përjashtohet nga Europiani. Në këtë rast, Serbia shkon në play-off dhe Danimarka shkon direkt në Europian.

Shqiptarin gjithmonë e ka penguar vetvetja

Postuar në 13 Tetor, 2015 15:17

‘Në qoftë se lexojmë disa nga analizat e spikatura të mendimtarëve tanë të shquar si “Probleme Shqiptare” të Mehdi Frashërit, “Shqiptarët: Çelësat për të kuptuar jetën dhe natyrën e tyre” të Faik Konicës, “Organizimi i kaosit” dhe “Problemaciteti shqiptare” nga Branko Merxhani, “Plagët tona” nga Lumo Skëndo, “Pesë anarkitë” nga Noli, “Orientalizëm apo oksidentalizëm” nga Krist Maloki, “Zgjimi i vonuar i Shqiptarëve” nga Stavro Skëndi, “Njëmendësia shqiptare” nga Nebil Çika apo pjesë të veçanta nga Eqerm Bej Vlora, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, Anton Harapi, konstaton se krizat që ne shqipta

Sa ka ra pazari! Nga liqeni i Shkodrës dikur kontrabandoheshin naftë dhe armë, tani llampa inkandeshente…

Postuar në 13 Tetor, 2015 15:02

Çfarë është një burrë?

Postuar në 13 Tetor, 2015 14:17

Çfarë ka brenda një burri? Jutta Benzenberg, artiste e njohur e fotografisë dhe Katharina Maschenka koreografe, e kishin kaluar shpesh nëpër mëndje këtë pyetje teksa punonin mbi projekte të ndryshme në Ballkan. Teksa dëgjonin historitë e femrave të dhunuara nga lufta ose dramat e tyre, ato kishin imagjinuar se ç’mund të ndiente një burrë nga këto anë…Ndërsa femrat e nxjerrin dëshpërimin, një burrë në Ballkan duhet të jetë i fortë. Ashtu si imazhet e tyre, shpesh të vrazhda, ata duhet të tregojnë se janë burra, dhe si të tillë nuk mund të kenë dëshpërime.

Nis era e re e shqiptarisë: Era pas Ballistit...

Postuar në 13 Tetor, 2015 14:13

Shqipëria nuk ka më asnjë problem, asnjë hall, nuk ka qeverisje të dështuar, as korrupsion e krim, nuk ka vërfëri. Jo. Shqipëria sot ka vetëm gëzim, gëzimin e një fitoreje në futboll, mishëruar si finale heroike e një seriali që nisi në Beograd. Por gjithsesi, sot gëzimi i Shqipërisë është i pëzishëm sepse heroi i vërtetë, Ballisti, Ismail Morina, njeriu, i cili për aq sa dimë, me vullnet të lirë dhe pa i dhënë llogari kujt, ngriti dronin në Beograd, ndodhet në burg.

Ushqimet më të tmerrshme të spitaleve që keni parë ndonjëherë! (FOTO)

Postuar në 13 Tetor, 2015 13:53

Problemet me ushqimin të spitaleve shtetërore duket se nuk  perfshijnë vendin tonë por shtrihen dhe më gjerë.

Këto janë disa nga pjatat më të tmerrshme që janë servirur!

SHTËPI PËRRALLASH: Brenda vilës së Tunës (FOTO)

Postuar në 13 Tetor, 2015 13:47

Janë publikuar më në fund dhe fotot e shtëpisë së vilës së këngëtares Tuna.

Gjithçka duke nisur nga mobiljet dhe gjithçka tjetër është ndryshe nga ato që mund të keni parë!

Nuk e merrni dot me mend kush është kjo këngëtare!

Postuar në 13 Tetor, 2015 13:39

Kanë kaluar shumë kohë që nga momenti kur është shkrepur kjo foto! Këngëtarja e mirënjohur shqipëtare, e postoi në Instagram, shoqëruar dhe me nje shkrim!

Qielli sirian, rreziku i një lufte të re shumë afër. Pilotët britanikë, urdhër për reagim ndaj rusëve?!

Postuar në 13 Tetor, 2015 13:33

Hapësira ajrore siriane po bëhet gjithmonë e më e ngjeshur, komandantët ushtarakë druhen nga një përplasje mes avionësh, helikopterësh, dronësh, raketash dhe artilerie, çka do kishte pasoja globale. Lajmi i fundit është drita jeshile që sipas mediave britanike, kanë marrë avionët luftarakë britanikë Tornado për t’iu përgjigjur avionëve rusë nëse ndihen të rrezikuar. Sipas një eksperti ushtarak, të jesh racional në këtë hapësirë ajrore komplekse, nuk është e mundur më.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS