Serbia fshin adresat e shqiptarëve. Çështja shkon në Kushtetuese

Postuar në 15 Nëntor, 2023 18:01

Mediat në Kosovë raportojnë se shqiptarë të ndryshëm me banim në Luginën e Preshevës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese serbe për të kundërshtuar fshirjen e tyre nga adresari. Në dy dëshmi të deklaruara pranë mediave flitet për një veprim që duket i qëllimshëm nga autoritetet serbe për shkak se banorët thonë se nuk janë larguar nga vendi.

Jam gati të shkoj deri në Strasburg

citohet një shqiptare e Serbisë Jugore. 

Tre dështimet e Izraelit

Postuar në 15 Nëntor, 2023 16:03

Ish-kreu i Inteligjencës së Mbrojtjes së Izraelit (AMAN), gjeneral major Amos Yadlin, thotë se pas 7 tetorit, objektivi i Izraelit është të shkatërrojë Hamastanin, një neologjizëm ky që po përdoret në vendin e tij për sundimin e Hamasit në Rripin e Gazës.

Video/Islanda në prag të shpërthimit të vullkanit Fagradalsfjall

Postuar në 15 Nëntor, 2023 14:20

Rreth 4000 banorë të qytetit Grindavík janë zhvendosur pas lëkundjeve të provokuara nga rreth 600 tërmete të regjistruar. Pamjet me dron tregojnë në detaje dhe si asnjëherë më parë atë që po ndodh me vullkanin në fjalë. 

Afrika i kërkon Perëndimit dëmshpërblim për skllavërinë

Postuar në 15 Nëntor, 2023 12:54

Në Ganë po mbahet një samit global për të lehtësuar dialogun dhe për të finalizuar një plan veprimi të udhëhequr nga Afrika për të kërkuar dëmshpërblime për padrejtësitë historike që datojnë që nga epokat e tregtisë së skllevërve dhe kolonializmit.

Konferenca katërditore e Reparacioneve në kryeqytetin e Ganës kërkon dëmshpërblimin financiar nga Perëndimi, për të cilin ai argumentoi se ishte shumë i vonuar si kompensim për tmerret e tregtisë së skllevërve.

Irani dhe Hezbollah nuk duhet të hyjnë në luftë. Kjo është çfarë do Netanyahu

Postuar në 15 Nëntor, 2023 00:05

Ish-ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Zarif ka bërë thirrje që vendi i tij të mos përfshihet në lufë direkte me Izraelin që po përpiqet, krahas ShBA-ve të përfshijë Iranin.

Sipas tij mjafton që populli iranian shprehu mbështetjen për atë që është e drejtë, por nuk duhet kaluar te mobilizimi i ushtrisë.

"Saliu vret", indulgjenca e vetme e socialistëve

Postuar në 14 Nëntor, 2023 22:30

Kanë dalë sot në skenë me pamje triumfatori gjykatësit mediatikë e popullorë të Sali Berishës. Gjykata e Strasburgut ka marrë një vendim për padinë e familjarëve të Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011. Dhe loja nisi.

I vrau shteti. I vrau Berisha. Tani çdo gjë rifillon nga e para! Avokati Idajet Beqiri, eci më tej: sipas tij ligji për protestat dhe Gardën është shumë i mirë dhe se ai është shkelur.

Por a është kështu?

Politikës serbe në Kosovë i ka mbetur vetëm budallallëku dhe viktimizimi

Postuar në 14 Nëntor, 2023 18:01

Mediat në Kosovë raportojnë se në Leoposaviç është djegur makina e nënkryetares së Komunës, Dragana Miletiç. Sipas autoriteteve policore të Kosovës, ky akt nuk duhet lidhur me ndryshimin e targës prej saj, por Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar aktin si kriminal dhe që synon integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Kina vë këmbët në krizën palestineze

Postuar në 14 Nëntor, 2023 16:23

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka nisur diskutimet me homologun e vet egjiptian Sameh Shoukry dhe të Dërguarin Special të Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, lidhur me zhvillimet në Gaza.

Dy drejtuesit myslimanë kanë vlerësuar angazhimin e Ligës Arabe dhe Konferencës së Bashkëpunimit Islamik në samitet e fundit, sidomos për potencialin e përshkallëzimit të konfliktit.

Forbes shtrihet në rajonin e Adriatikut

Postuar në 14 Nëntor, 2023 15:33

Pesë edicione të reja do t’i shtohen Forbes. Nga 14 nëntori, edicionet e reja dixhitale të FORBES të hapura në rajonin e Adriatikut nga United Media do të ofrojnë informacionet më të fundit mbi biznesin, inovacionin dhe sipërmarrjen. Portalet e reja të licencuara janë lançuar në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Franca sqaron serbët: Pllakën e zhvendosëm ne

Postuar në 14 Nëntor, 2023 11:57

Ambasada franceze në Prishtinë ka zhvendosur një pllakë përkujtimore të ushtarëve serbë të rënë në Luftën e Parë Botërore dhe Luftërat Ballkanike në një varrezë tjetër, pas polemikave në mediat.

Memoriali, i cili mban mbishkrimin “Këtu janë eshtrat e ushtarëve serbë të rënë në luftërat e viteve 1912-1918”, u zhvendos disa metra nga vendndodhja e tij origjinale, brenda varrezave ortodokse.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS