E dashura e ndjerë e Jim Carrey: E martuar, edhe pse 3 vjet pranë aktorit!

Postuar në 06 Tetor, 2015 11:56

Cathriona White ishte e martuar gjatë gjithë kohës që ajo qëndronte në krahët e Jim si e dashura e tij. Ai që po kujdeset për funeralin, dhe që do të dërgojë arkivolin me trupin e saj në vendlindje, Irlandë, do të jetë pikërisht bashkëshorti, idektiteti i të cilit ende nuk është bërë public. Sipas miqve Cathriona kishte menduar që të niste procedurat e divorcit muajin dhjetor. Megjithatë ata ishin të ndarë prej kohësh.

Cathriona dhe Jim janë lidhur bashkë vitin 2012.

Nuk kanë të sosur vezët, sulmohet sërish Isa Mustafa

Postuar në 06 Tetor, 2015 11:53

Edhe një ngjarje tjetër me objekt poshtërimin e kryeministrit Isa Mustafa është shënuar sot në Kosovë. Mediat e Prishtinës njoftojnë se ngjarja këtë herë ka ndodhur jo në sallën e Kuvendit, por në Podujevë, gjatë një vizite që kryeministri ka kryer me rastin e “ditës së Mjedrës” dhe një subvencioni që USAID ka dhënë për kultivimin e kësaj bime.  Mustafa është sulmuar me vezë me të filluar fjalimin nga disa persona.

Policia ka arrestuar menjëherë të dyshuarit.

Tom Cruise & Nicole Kidman nuk ishte në listën e dasmës të së bijës, edhe pse ai e pagoi!

Postuar në 06 Tetor, 2015 11:52

Vajza e adoptuar e Nicole Kidman, Bella 22-vjeç muajin shtator është martuar Max Parker, dhe nëna e saj nuk ka qenë fare në listën e të ftuarave.

Ceremonia u zhvillua në një kishë Scientology-e, ndërkohë që kur ishte bashkeshortja e Tom Cruise, Nicole është shpallur e padëshiruar nga kjo fe. Sipas burimeve Nicole as që ja kishte idenë që vajza e saj po martohej, sepse Bella nuk mori mundimin as që ta lajmëronte. Ironia më e madhe qëndron në faktin se ditën që Bella u martua, Nicole rastisi në Londër.

FOTOGALERI: Ja si e ka trupin në të vërtetë Cindy Crawford (BIKINI)

Postuar në 06 Tetor, 2015 10:58

Shkëlqen ne tapetin e kuq por si duket Crawford me bikini? Modelja ka trupin perfekt. Ne fotot e fundit asaj nuk i dallohet grami celulitit

Si mund të shtrohen bulevardet e qyteteve shqiptare me pak kosto

Postuar në 06 Tetor, 2015 10:32
 

Kryedemokrati i Lushnjes, qendrës: Ju bëri Berisha me para dhe latë gratë….

Postuar në 06 Tetor, 2015 10:26

Sot kryetari I PDsë Lulzim Basha është në Lushnje për një “dëgjesë” me bazën dhe simpatizantët për rezultatin elektoral. Po ndërkaq kreu i PD-së Lushnjë Myslim Murrizi, ka deklaruar në gazetën Sot humbja duhet analizuar me vërtetësi.

Tre predha hotelit ku qëndronte kryeministri i Jemenit

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:55

Sipas AFP, hoteli në Aden, ku qëndronte kryeministri i Jemenit, Khaled Bahah, u godit sot me tre predha dhe u përfshi nga flakët. Lajmi bëhet i ditur nga burimeve të sigurisë dhe dëshmitarëve në terren. “Ka pasur të vdekur dhe të plagosur gjatë këtij sulmi”, deklaroi një përgjegjës, por pa saktësuar nëse mes viktimave ka edhe ministra. Kryeministri Bahah, që është gjithashtu edhe zëvendëspresident i Republikës dhe ministrat e tij ndodhen në Aden, që është shpallur kryeqyteti provizor i Jemenit pasi u çlirua nga kontrolli i rebelëve shiitë Huthis pro-iranianë.

Ngec Rruga e Arbrit. A janë tërhequr kinezët?

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:48

Kompania kineze “China State Construction” që do të ndërtonte rrugën e Arbrit duhet ta kishte paraqitur brenda shtatorit oferën e saj përfundimtare për projektin e rrugës prej 26.9 kilometrash. Por siç njofton Lapsi.al, oferta nuk dorëzuar dhe firma kineze ka dërguar në Ministrinë e Transporteve vetëm një gjurmë të rrugës, e cila është miratuar.

Ndërkaq “Exim Bank”, banka që ishte ofruar për të financuar rrugën, besohet se është tërhequr nga projekti. Qeveria shqiptare është vënë në dijeni të refuzimit të “Exim Bank”, por nuk ka bërë komente.

Kur të rreh nëna dhe të mbron qeni

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:47

Aksioni antiinfomalitet, pasoja paradoksale tek çmimet në tregje

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:43

Aksioni antiinformalitet që ka përfshirë gjithë vendin ka dhënë pasoja paradoksale në sjelljen e çmimeve në tregje. Në raportimin e tij “Monitor” shkruan se në Tiranë çmimet janë rritur për disa mallra dhe shërbime edhe si rezultat i panikut dhe vështirësive që janë krijuar për furnizime të rregullta, ndërsa në rrethe ka ndodhur e kundërta. Çmimet e bagëtive, shpendëve dhe bulmetit kanë rënë në mënyrë të ndjeshme për shkak se fshatarët nuk po frekuntojnë tregjet nga frika e sekuestrove.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS