Ja çfarë tha Selena Gomez që theu plotësisht zemrën e djalit të David Beckham

Postuar në 07 Tetor, 2015 12:39

Miqtë e Brooklyn Beckham, raportojnë se ai është i fiksuar pas Selenës, dhe për këtë arsye u nda nga e dashura e tij Chloe Green Moretz. Gjatë gjithë kohës ai mendon vetëmpër këngëtaren, të cilën e ka takuar disa herë. Më shumë se një fiksim të thjeshtë miqtë e Brooklyn, kanë preferuar ta quajnë dashuri, sepse atij i është thyer zemra, nga përgjigja e Selenës.

Krahas faktit që eshtë ende e dashuruar me Justin Bieber, Selena 23 ka thënë se Brooklyn 16 është shumë i vogël për të, kështu që ajo e sheh thjeshtë si një mik. 

Shakira, ndjek koncertet e grupit të preferuar si fanse e çmendur (FOTO)

Postuar në 07 Tetor, 2015 12:28

Nuk ka vetëm fansa, edhe Shakira është fanse! Mësohet se këngëtarja adhuron këngët e grupit U2, dhe ditën e hënë ndoqi me shume vëmendje këngët e tyre, së bashku me Gerard Pique. Për më tepë rata postuan dhe këtë foto në rrjetet sociale, duke treguar mbështetjen e dhënë për këtë grup.

Ish e dashura: Chris Brown më ka bërë atë që s’ma bëri njeri!

Postuar në 07 Tetor, 2015 12:19

Karrueche Tran e nisi karrierën si një modele dhe tani është edhe aktore, por e famshme është bërë fal ish të dashurit Chris Brown, Në një intervistë bukuroshja shprehet se lidhja me Chris ka ndikur negativisht në punën e saj, sepse shumë njerëz e paragjykojnë për zgjedhjet që ka bërë në të kaluaren, sado që ajo po përpiqet prej Chris Brown është e pamundur që të eci përpara sepse veprimet e tij e përndjekin kudo, dhe këtë s’ja ka bërë njeri më parë.

Para zgjedhjeve Basha “liroi” dorën për lejet e ndërtimit

Postuar në 07 Tetor, 2015 11:55

Para se të linte postin e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha dha një numër të konsiderueshëm lejesh ndërtimi.  Monitor shkruan se nga 99 lejet e ndërtimit që janë lëshuar në të gjithë vendin në tremujorin e dytë vetëm në Tiranë janë dhënë rreth 70 për qind e tyre ose 64 leje. Pjesa tjetër, 23 leje janë në qytetin e Durrësit. Në Berat është dhënë vetëm një leje në Vlorë tre leje, në Fier 4 leje dhe në Shkodër katër leje.

VIDEO: Ariana Grande puthet në buzë me aktoren Elizabeth Gillies

Postuar në 07 Tetor, 2015 11:45

Ariana Grande ka postuar ne video ne Instagram ku shfaqet ne nje dhome gjumi mbase ne shtepi apo hotel, duke u puthur ne buzë me aktoren Elizabeth Gillies. Sipas asaj qe thote Ariana, video eshte publikuar gabimisht!!! Po pra, 'GABIMISHT'!

Çfarë ndodhi: Humbin muskujt, Vin Diesel transformohet (FOTO)

Postuar në 07 Tetor, 2015 11:38

Ende nuk po kuptojme se çfarë I ka ndodhur fizikut të adhurueshem te aktorit Vin Diesel. Te gjithe e kemi pare trupin me muskuj te formuar, sidomos tek 'Fast And Furious'!
Nderkohe qe tani ai u fotografua ne nje ballkon ne Miami, keshtu!

Koalicioni jo në ditë të mira, tjetër takim Rama-Meta (Foto)

Postuar në 07 Tetor, 2015 11:23

Takimet e shpeshta mes Edi Ramës dhe Ilir Metës po përforcojnë zërat se mes të dyve ka një klimë mosbesimi dhe se palët kanë mosmarrëveshje për të bërë apo jo ndryshime në qeveri. Pas qetësimit të furtunës që shkaktoi çështja CEZ dhe takimit të së shtunës në zyrën e Ilir Metës, dy partnerët e koalicionit janë takuar sërish këtë të mërkurë, në dy takime, i pari në kryeministri dhe i dyti ne zyrën e Metës

Kapet me pistoletë në brez dhe 36 bileta “heroi” i Beogradit dhe Digitalbit

Postuar në 07 Tetor, 2015 10:22

Ka marrë përsipër autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd dhe me ndihmën e Digitalb, sponsorit zyrtar të kombëtares është kthyer në “heroin” e shfaqjes patriotike që u dha në ndeshjen e tetorit të shkuar me Serbisë dhe Shqipërisë.

Madje Digitalb i kushtoi edhe një dokumentar që e lanncoi disa ditë para transmetimit për njeriun që poshtëroi Serbinë me një dron dhe një cohë të zezë të stampuar me kollosët e pavarësisë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Gjenerali Igor Konachenkov: Moska gati të bashkëpunojë me Pentagonin për bombardimet në Siri

Postuar në 07 Tetor, 2015 09:37

Rusia mund të aplikojë propozimet amerikane që kanë për synim koordinimin e sulmeve ajrore në Siri bashkë me ato të koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja. Sipas AFP këtë njoftim e ka bërë sot zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjenerali Igor Konachenkov. “Ministria ruse e Mbrojtjes iu përgjigj kërkesave të Pentagonit dhe shqyrtoi thellësisht propozimet amerikane mbi koordinimin e operacioneve në luftën kundër grupit terrorist Shteti Islamik në territor sirian”, tha ai, i cituar nga agjencitë ruse të medias.

SHBA merr përsipër sulmin ajror mbi spitalin e Konduzit

Postuar në 07 Tetor, 2015 09:10

Komandanti i trupave ndërkombëtare dhe amerikane në Afganistan mori përgjegjësinë për goditjen e gabuar mbi një spital në Kunduz të Afganistanit. Sulmi që shkaktoi vdekjen e 22 personave, i takonte ushtrisë amerikane.

Gjenerali amerikan John Campbell tha para një komsioni të kongresit në Uashington se “forcat afgane e kishin kërkuar goditjen ajrore ndaj spitalit që drejtohej nga “Mjekët pa Kufi” sepse –sipas tyre- kryengritësit talebanë kishin hapur zjarr nga territori i spitalit”.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS