La Repubblica: Refugjatët sirianë, alarm i ringjalljes së skafistëve shqiptarë
Një alarm që për Italinë nuk është i ri, por që mund ta marrë nota edhe më dramatike nëse refugjatët sirianë zgjedhin Italinë përmes Shqipërisë. E përditshmja La Repubblica shkruan për “rrezikun e një rruge të re Shqipëri- Itali” . Është fjala për një informacion konfidencial të marrë nga burime të Bashkimit Evropian mbi rrezikun e hapjes së një rruge të re të trafikut të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë.
Bruksel, Rama takim me Vuçiç për emigrantët: Shqipëria mund të preket në dimër
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Shqipëria mund të preket nga fluksi i emigrantëve që përdorin si rrugë kalimi vendet e Ballkanit për të shkuar drejt vendeve të zhvilluara europiane. Kreu i qeverisë ndodhej në Bruksel për samitin e organizuar nga Presidenti i KE, Jean Claude Juncker dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, me fokus krizën e refugjatëve. Në fotot e publikuara në profilin e tij në rrjetin social “Facebook, Rama shihet se ka pasur edhe një takim me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiçi edhe pse nuk ka njoftime mbi temën e diskutimit mes tyre.
Serbia me shpresë që Vatikani ta jetë kundër Kosovës për të hyrë në UNESCO
Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, - të cilën e udhëheq Ivica Daçiç, - historiani Predrag Markoviç, ka deklaruar se Kosova nuk ka kapacitet për ta mbrojtur, siç ka thënë ai, trashëgiminë kulturore serbe. Ai ka vlerësuar se Vatikani, i cili s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mund të luajë rol të madh në lidhur me kërkesën e Kosovës për të hyrë në UNESCO. "Kosova nuk ka kurrfarë kapaciteti për mbrojtjen e trashëgimisë serbe, atje nuk ka kustosë, nuk ka restaurues” ka thënë Markoviç për televizionin "Palma plus", transmeton Koha.net.
Një shtëpi perfekte
Video/Duhet një shok aty lart
Nga shëndetësi falas tek falja e shëndetësisë
Konçesioni i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë për shërbimin e dializës në Korçë, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe në Shkodër kaloi pa probleme provën e përballjes me median dhe publikun. “BIRN” ngriti në dy shkrime të veta shqetësimin se shërbimi i është dhënë një kompanie e cila nuk ka asnjë përvojë në këtë fushë. Më tej, shpjegimit të qeverisë se kompania në fjalë kishte fituar si pjesë e konsorciumit me Spitalin Amerikan,”BIRN” i kundërvuri faktin tjetër që ngre dyshime: drejtuesja e kompanisë “Evita” rezulton të jetë me lidhje fisnore me një nga drejtuesit e Spitalit Amerikan.
Nard Ndoka: Në Europë, por si burra
Video/Rocky Balboa, në versionin "Real Steel"
Transparenca e "transparenca.al"
Këtu është vendimi për makinat: http://www.reporter.al/wp-content/uploads/Vendim-i-KM_246_19.03.2015.doc
Këtu: http://transparenca.al/category/post/Transparenca/33/pr-tenderin-e-makin..., përgjigja e transparenca.al, që jep një interpretim që tani rezulton i gënjeshtërt.
Qenkan 44, jo 29 makina për "personalitetet". Thjesht VKM-ja nuk u publikua*
Qeveria shqiptare ka ndër mend të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i 19 marsit 2015, i cili nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve si dhe ngarkon gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja. (kliko këtu për të lexuar vendimin e qeverisë).
