Ka një prirje të fortë për të politizuar fiksionin bashkëkohor
Sigrit Nunez është fituese e National Book Award në SHBA për vitin 2018, me librin “The friend”. Ajo e shkroi relativisht vonë librin e saj, edhe pse në botën e letrave u fut që në mes të viteve ’70. Puna si asistentredaktore në The New York Review of Books, krah emrave të njohur, mes të cilëve edhe Susan Sontag, e bëri atë të kërkonte më shumë. Ajo ka dhënë leksione në universitete të nivelit të lartë në SHBA, përfshirë Columbia dhe Princeton.
Nunez ka pikëpamje të forta për politizimin në rritje të fiksionit bashkëkohor. Është një prirje, të cilën thotë se e ka hasur shpesh.
Frederik dhe Mary marrin kurorën e monarkisë daneze
Pasi mbretëroi për 52 vjet, Mbretëresha daneze, Margarethe II, ka abdikuar na froni. Lajmi u bë publik disa ditë më parë, ndërkohë që kurora i ka kaluar të birit 55-vjeçar, Prince Frederikut.
Ka qenë kryeministrja Mette Frederiksen që ka bërë shpalljen e kalimit të kurorës dhe njoftimin e Frederiku dhe Mary janë që nga sot Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës.
Margarethe II është monarku i parë danez në 900 vjet që abdikon, ndonëse vendimi i saj është mirëpritur nga opinioni publik.
Një studim mbi luftën e parë në Europë
Konfliktet e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë historisë dhe kanë qenë shpesh të dhunshme. Sulmet, atentatet, bastisjet, pritat dhe hakmarrjet shfaqen në të dhënat arkeologjike pothuajse aq herët sa shkojnë pothuajse në origjinë të njerëzimit. Por jo lufta.
Emigrimi dhe plakja e popullsisë, rreziku më i madh për ekonominë
Përfaqësuesit e tre institucioneve më të mëdha ndërkombëtare në Shqipëri e shohin largimin e të rinjve dhe plakjen e popullsisë si rrezikun më të madh me të cilin do të përballet ekonomia e vendit.
Emigrimi i vazhdueshëm i moshës aktive për punë ka krijuar gropa më disa sektorë, ndërsa bashkë me rënien e numrit të lindjeve kanë sjellë si rezultat rritjen e moshës mesatare të popullsisë.
Anke Weber, shefe e misionit në Shqipëri e Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se të dyja këto do të rëndojnë në buxhetin e shtetit.
Kosova hap Misionin Special diplomatik në Vatikan
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar në Tuiter se ka dekretuar hapjen e Misionit Special në Selinë e Shenjtë, “pas dy viteve intensive të përbashkëta me drejtuesit e Selisë së Shenjtë”.
Ky është një gur i rëndësishëm kilomentrik për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan të cilin ne jemi të gatshëm ta thellojmë
shkruan Osmani.
Heqja e vizave jep efektet e para, kosovarët marrin rrugën e emigrimit
Heqja e vizave duket se u ka hapur rrugën e emigrimit qytetarëve të Kosovës. Një analizë e institutit GAP në Prishtinë konkludon se rreth 33% e të pyeturve nën 24 vjeç thonë se duan të largohen nga vendi.
Zgjedhjet e para presidenciale që trazojnë politikën ndërkombëtare
William Lai fitoi zgjedhjet presidenciale në Tajvan, por partia e tij e demokratëve progresistë humbi shumicën absolute në Parlamentin e ishullit. Lai, 64 vjeç, një separatist, vjen nga një familje e thjeshtë dhe është rritur në Taipei. Ai është djali i një minatori që humbi jetën në vitet ’60, pas shembjes së galerisë ku punonte.
Mbi rolin politik të bogomilëve mes Sllavëve të Jugut
Sjellim më poshtë një punim të akademikut serb Dragljub Dragoljoviç, publikuar në numrin e parë të revistës vjetore “Balcanica” të Akademisë Serbe. Jemi në vitin 1970.
Babin e heq vettingu, shkon pedagog në Magjistraturë. Fëmija hyn në sistemin e drejtësisë
Më poshtë një pjesë nga një shkrim i INA Media për riciklimin në sistemin e drejtësisë të të njëjtave mbiemra të cilët vettingu i krasiti. Një copëz nga teatri i reformës që në fakt nuk bëri asgjë me pasurinë e atyre që dolën nga sistemi:
Familjarët e të shkarkuarve, në sistem
Zgjerohet ndërhyrja e SHBA në Lindjen e Mesme, në shënjestër rebelët Houthi
Shtetet e Bashkuara kryen sulme ndaj rebelëve Houthi në Jemen për të dytën ditë radhazi. Sulmi e përfshin më tej administratën Biden në luftë në Lindjen e Mesme, gjë që ka ndarë më dysh opinionin në Uashington.
SHBA, së bashku me katër vende të tjera, goditën gati 30 pozicione të Houthi pasi grupi militant i mbështetur nga Irani përshkallëzoi sulmet e tij ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.
