Vendos Merkel, 100 mijë shqiptarë dhe kosovarë do kthehen nga Gjermania me avionë ushtarakë

Postuar në 21 Tetor, 2015 12:08

Gjermania do të përdorë avionët ushtarakë për deportimin e shpejtë të emigrantëve shqiptarë që u është refuzuar kërkesa për azil. Gazeta “Bild” raporton se qeveria do të përdorë avionët Transall dhe pilotët e Forcave Ushtarake Gjermane.

Numri I azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova që ndodhen në Gjermani llogaritet në 100 mijë persona. Por pasi ato u konsideruan si “vende të sigurta origjine”, Berlini vendosi t'i riatdhesojë shtetasit e dy vendeve, që kanë kërkuar azil në Gjermani.

Tensionet me Rusinë/NATO teston për herë të parë sistemin e mbrojtjes raketore në Europë

Postuar në 21 Tetor, 2015 11:27

Marina amerikane ka testuar për herë të parë sistemin e mbrojtjes raketore në Europë. Prova u krye të martën nga hapësira e Britanisë së Madhe me një raketë me rreze të shkurtër Terrier Orion. Ajo u interceptua nga dy anije të tjera, një prej të cilave kreu qitje të një rakete tjetër (SM-3) Block IA. Parashikohet që stacione interceptimi të ndërtohen në Rumani dhe Poloni. Në këtë të fundit madje parashikohet që instalimet në Redzikowo të jenë gati në vitin 2018. Sistemi është një sinjal i qartë për Moskën e cila e ka kundërshtuar shumë vendosjen e një sistemi të tillë në Europë.

Kotësia historike e shqiptarëve

Postuar në 21 Tetor, 2015 11:17

Disa studiues shqiptarë por edhe të huaj janë të mendimit se terreni ka pasur një rol vendimtar në formimin psikologjik të shqiptarëve, si për mirë, ashtu dhe për keq.

Përplasjet për Sulltan Sulejmanin, Kumbaro shkarkon përgjegjësin e Zyrës Kulturore në Lezhë

Postuar në 21 Tetor, 2015 10:53

Përplasjet me Ministrinë e Kulturës për  vendosjen e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalasë së Lezhës i kanë kushtuar vendin e punës përgjegjësit të Kulturës Kombëtare në qarkun e Lezhës, Paulin Zefi.

U takuan në Moskë. Asad përjetë mirënjohës Putinit (Video)

Postuar në 21 Tetor, 2015 10:23

Presidenti sirian, Bashar dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin u takuan të martën në mbrëmjë- në një vizite të pa parlajmëruar në Moskë. Zëdhënësi I Presidentit rus, Dëmitrij Peskov (Dmitry Peskov) tha se Asad mbërriti në kryeqytetin rus për një vizitë pune dhe dy udhëheqësit diskutuan për luftën kundër Shtetit Islamik, vazhdimin e ofensivës ajrore të Rusisë dhe planet e Sirisë për trupat e saj.

E pafalshme që Shqipëria nuk ka Bursë, e kanë vende në luftë si Iraku e Palestina

Postuar në 21 Tetor, 2015 10:08

Aksionet e qeverisë kundër informalitetit në ekonomi kanë sjellë në vëmendje edhe një debat që ndoshta është krucial për ekonominë dhe tregun e kapitalit. Hapjen e një burse ku mund të kuotohen aksionet jo vetëm të kapitali shtetëror, por dhe atij privat. Ky është dhe një nga shqetësimet që përcjell ish-drejtori  i Bursës së Tiranës, Elvin Meka sipas të cilit është absurde që Shqipëria funksionon pa bursë, ndërkohë që këtë institucion e kanë vende në luftë si Iraku e Palestina.

Debati i plotë me “Kryeministrin e Jugut". Pse shpërthyen kundër Koços, deputetët Ruçi, Leskaj, Toçi e Tahiri

Postuar në 21 Tetor, 2015 09:30

Mediat kanë zbardhur debatin e së shtunës në mbledhjen e kordinarorëve socialistë për qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës ku deputetë socialistë shpërthyen në kritika kundër Koço Kokëdhimës. Shkak u bë kërkesa e këtij të fundit për të shtyrë Kongresin e programuar në Janar sipas vendimit të Asamblesë Socialiste. Ndonëse pro këtij propozimi ishte dhe kryeministri Rama siç u vërtetua në mbledhjen e një dite më parë të kreut të qeverisë me grupin e punës për zgjedhjet.

Debati

Kokdhima: Të shtyhet Kongresi i Janarit, nuk del koha për zgjedhjet në PS.

Progresi i Samsung Galaxy s7, një kornizë aliazhi me magnez

Postuar në 21 Tetor, 2015 09:24

Bëhen të njohura disa detaje tjera për telefonin e ardhshëm të kompanisë koreane. Galaxy S7 supozohet se kornizat do të jenë të ndërtuar nga një aliazh i përzier me magnez. Samsung pritet të përdorë sërish xhamin e njëjtë që ka përdorur vitin e kaluar me Galaxy S6 ndërsa aliazhi i ri do e bëjë këtë të ndihet edhe më i fortë. Samsung Galaxy S7 është thënë gjithashtu se do të vijë me audio çip Sabre 9018Q2M nga ESS Technology, që e kthen telefonin në një Hi-Fi me super kualitet të zërit.

Parashikimi NATO-s për Assadin: largohet pas gjashtë muajsh

Postuar në 21 Tetor, 2015 08:59

NATO po analizon një dalje strategjike për rreth 6 muaj të presidentit sirian Bashar al Assad në përpjekjet e saj për t’i dhënë një zgjidhje krizës në Siri, shprehet media turke që citon burime nga qeveria e Ankarasë që, sipas të njëjtave burime, ka dhënë miratimin e saj për këtë zgjidhje. Në bazë të këtij plani hipotetik, gjatë një periudhe tranzitore prej 6 muajsh roli i Assadit do të jetë thjesht simbolik, duke filluar një kalim gradual të pushtetit. “Punimet për një plan për largimin e Assadit janë duke u zhvilluar.

Sikojeni këtë tren gjigand, me 4 lokomotiva që tërheqin 100... e ca vagona

Postuar në 21 Tetor, 2015 07:55

Pages

Subscribe to ResPublica RSS