Zhurmuesit gojëmbyllur

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:03

Ka disa lajme me ndërtime pallatesh këto dy ditët e fundit. Lajme që lidhen detyrimisht me qeverinë e cila ka në krye një politikan që u ngrit në sezonin e zhvillimit të industrisë së ndërtimit në Shqipëri. E që për çudi, po vetë, me të ardhur në qeveri, e goditi duke e pezullluar thuajse fare. Thuajse. Pasi siç dihet shpallja e zonave me përparësi, apo pezullimi i ndërtimeve në kuadër të reformës territoriale, nuk penguan që një pallat te Liqeni Artificial të vijonte punën. Së fundmi pallatet po rigjallërohen sa nga Laguna Blu, aq edhe te Liqeni Artificial i Tiranës.

ALBtelecom vjen me telefonin smart 4G/LTE General Mobile

Postuar në 29 Tetor, 2015 15:07
Tashmë që teknologjia e brezit të katërt të telekomunikacionit është i prekshëm për përdoruesit shqiptarë, 
 
ALBtelecom ka sjellë një ndër produktet më të përshtatshëm në treg. 
 
Aktualisht 4G/LTE sjell internetin më cilësor dhe më të shpejtë edhe në tregun shqiptar. Kompania ALBtelecom krahas avantazheve që u ofron përdoruesve të saj, ka zgjedhur që për ata që janë apo bëhen pjesë e 4G/LTE së ALBtelecom tashmë u ofron edhe mundësinë të zgjidhin nga paketat me smartphone.
 

Vanessa Hudgens, një talent. Por për pamjen shpesh ja fut edhe kot

Postuar në 29 Tetor, 2015 15:06

Pse nuk iknin shqiptarët para se Shqipëria të ishte një vend kandidat për në BE?

Postuar në 29 Tetor, 2015 15:00

Azilkërkimi në rritje nga shqiptarët është një dukuri që po bie në sy në Europë. Kjo ngase Shqipëria është një vend kandidat për në BE dhe rritja e kërkesave për azil, apo ikja e njerëzve, pasqyron një realitet krize. Një prononcim ka dhënë me këtë rast edhe mikesja e Partisë Demokratike, eurodeputetja Doris Pack, e cila e kërkon një përgjegjësi edhe te kryeministri Edi Rama: “Nuk e kuptoj, pse kemi kaq shumë shqiptarë që braktisin vendin. Nëse do të isha në vendin e Ramës, do të pyesja pse ndodh kjo?

Je suis transparent...Për kë ta ketë vallë?

Postuar në 29 Tetor, 2015 14:33

Fotolajm/Përveç kapeles, Eduart Ndocaj ka edhe makinën ndryshe

Postuar në 29 Tetor, 2015 13:27

“Është koha që shqiptarët t’u kapin për zhelesh e t’u nxjerrin përjashta”

Postuar në 29 Tetor, 2015 12:37

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të mëdha mes pozitës dhe opozitës. Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit, ka deklaruar se situata është e tillë që deputetët e së majtës, disa prej tyre, duhen nxjerë prej zhelesh nga Kuvendi. “Ka mbet mazhoranca të përfaqësohet nga burra 1 e 50 të gjatë. Para disa vitesh i kam thënë rojes që ta marrë ta nxjerrë prej zhelesh një deputet këtu.Por jam nxituar. Sot është koha që shqiptarët t’ju kapin të gjithëve për zhelesh dhe t’ju nxjerrin përjashta”, tha Topalli.

Basha përgatitet për zgjedhje të parakohshme, propozon vetëm taksën e pronës për fermerët

Postuar në 29 Tetor, 2015 12:19

Në një takim me banorë të Petovës në Fier, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë të ditur se fshatarët do të paguajnë vetëm një taksë, atë të pronës. Ai ka theksuar se të gjitha paratë që do të mblidhen nga taksa e pronës do të shkojnë për investime në kanale kulluese dhe vaditëse.

Edhe ambulancat e spitaleve te Konçesionari i Jaguarëve për 1 miliardë lekë

Postuar në 29 Tetor, 2015 12:05

Partia Demokratike dononcoi një tjetër aferë korruptive sipas saj që ka të bëjë me tenderin e ambulancave të spitaleve. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Eleina Qirici tha se edhe ambulancat “blihen tek Papuli”, aty ku janë porositur edhe xhaguarët e personaliteteve qeveritare.
“Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, tek dyqani i Papulit, afera 2 milionë euroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash.

Bie rendimenti i tatimorëve, aksioni kundër informalitetit nuk jep efekt per shtatorin

Postuar në 29 Tetor, 2015 10:20

Në muajin shtator 2014 një punonjës në administratë ka grumbulluar mesatarisht 8.7 milionë lekë për arkën e shtetit, ndërsa në shtator 2015 rendimenti për punonjës nuk është më shumë se 6 milionë lekë..
Revista Monitor raporton se grupet e përbashkëta të punës, mes punonjësve të administratës tatimore dhe institucioneve të tjera shtetërore, të krijuara në shtator, në kuadër të aksionit kundër informalitetit, nuk kanë arritur të rrisin eficiencën e mbldhjes së të ardhurave tatimore.
Konkretisht:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS