Tatimorët s’kanë pushim, drejtoresha i nxjerr në fundjavë “të kontrollojnë edhe një herë”
Pas çdo reforme dhe mase fiskale, raportohet një deficit i ri në dogana dhe tatime. Duke mos e kuptuar këtë, goca që kanë vënë të luajë tatimesh ka vendosur që punonjësit ta dalin në punë edhe në fundjavë. Çfarë do bëjnë? Do kërkojnë lekët që mungojnë gjatë ditëve të javës? Apo do “kontrollojnë dhe një herë” dyqanet dhe firmat që ende kanë mbetur hapur…
Hidhen në veprim “klientët provokues". Qeveria shpërblen me 10 mln lekë spiunët e kuponit
Agjentë në terren që do të spiunojnë bizneset që nuk lëshojnë kuponin tatimor. Kjo është strukturta më e re që do të veprojë në kuadër të nismës kundër informalitetit.
Qeveria vendosi t’i kalojë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve një fond prej 10 milionë lekësh për këto shpenzime. Gazeta “Shqip” shkruan se ky është plani B i qeverisë për të shmangur dështimin e aksionit kundër informalitetit.
Antiinformaliteti? Tatimet e doganat, në shtator, rënie reale 5.9%
Të ardhurat kanë njohur rënie edhe gjatë muajit shtator. Revista “Monitor” raporton se në raport me shtatorin e vitit të kaluar, rënia është në masën 230 milionë lekë. “Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Statistikat fiskale të përpunuara nga të dhënat progresive të Ministrisë së Financave për periudhën janar-shtator 2015 flasin për një rënie në vlerë absolute të të ardhurave në shtator 2015 raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 230 milionë lekë më pak se shtator 2014, apo 1% më të ulëta.
Koço nuk ka faj…
Një kërkesë e Edi Ramës (nëpërmjet Koço Kokëdhimës) për të shtyrë kongresin e Partisë Socialiste, nga janari në prill 2016, dhe debati i fortë që ajo provokoi, nxori në pah distancën e madhe mes kryetarit- kryeministër dhe grupit (me në krye Gramoz Ruçin) të ashtuquajtur vendimmarrës në parti.
44 vjeçarja Sarah Silverman, provokuese me dekoltenë e saj
Shpallet në kërkim për drogë administratori ‘kauboj’ i PS në Kaçinar të Mirditës
Policia ka shpallur në kërkim administratorin socialist të Njësisë Kaçinar në bashkinë e Mirditës, Petrit Bardhi, i akuzuar për trafik kanabisi drejt Greqisë. Bardhi ka qenë i dënuar më parë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Bashkë me të policia shpalli në kërkim edhe vëllain Florian Bardhi, ndërsa arrestoi shtetasin Simon Beqiri si kreun e grupit. Në shtëpinë e këtij të fundit u gjetën 424 kg kanabis që do trafikohej drejt Greqisë. Droga mendohet se ishte ne pronësi të vëllezërve Bardhi.
Reecetat e BE-së nuk vlejnë më*
Në samitin e BE-së javën e kaluar kryetarët e shteteve dhe të qeverive bënin ende sikur kishte një politikë të përbashkët për refugjatët dhe iniciativa për zgjidhje. Tani, as një javë më vonë, faktet në rrugën e Ballkanit flasin një gjuhë tjetër. Nuk ndjehet më asgjë nga solidariteti evropian dhe ndarja e barrës. Çdo shtet mbron vetëm vetën.
Bond rikthehet. Kësaj radhe Daniel Craig ka fat: në krah ka Bellucin
“Në një vend europian ministri i Jashtëm do të ishte para përgjegjësisë”
Shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Pirro Vengu, i ka ardhur thirrja për ushtar në Greqi, por deri më tani ky informacion është mbuluar me heshtje nga ministria dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Përveç disa deklaratave të zv.ministrit Belortaja në Komisionin Parlamentar me Jashtë, që më shumë e shtuan tymnajën, deri më sot, ministri, një njeri që nuk lë rast pa kërkuar shfaqje publike, e ka kyçur gojën. Opozita e ka cilësuar një skandal dhe ka kërkuar dorëheqjen e Ditmir Bushatit, por kjo nuk merret në konsideratë.
