Çfarë fati, një qytetar i rastësishëm merr dhuratë dorezat e Etrit Berishës
Ja një presidencë që punon 24/7. Urgjent Nderi i Kombit të dielën në darkë për Kombëtaren!
Të vetmit në rajon në Euro 2016. Danezët akuzojnë për trukim
Kombëtarja e futbollit kthehet sot në mesditë nga Armenia, ndërkohë që ajo merr me vete dhe një “trofe” tjetër: Shqipëria është vendi i vetëm ballkanik që është kualifikuar për Euro 2016, bashkë me Rumaninë nga ana tjetër e gadishullit. Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi… nuk janë kualifikuar. Kështu kuptohet edhe më mirë pse fitorja shqiptare ka shkaktuar çudi në mediat ndërkombëtare. UEFA dergoi kartolinen zyrtare online, (foto), ndërsa trajneri danez Morten Olsen, i dëmtuari direkt i ndeshjes së djeshme, deklaroi se gara e Jerevanit ishte e trukuar!
“Hileja” e biznesit, priten dy herë më shumë kupona, por me gjysmën e vlerës
Në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë, ndërkohë që vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht. “Monitor” shkruan se presionit të lartë të administratës tatimore për të përdorur kuponin tatimor, në mënyrë që të deklaronin xhiron reale, bizneset, sidomos ato të vogla, duket se ia kanë gjetur ilaçin.
Putin: Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri
“Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri, ku është duke kryer sulme ajrore kundër, caqeve të të ashtuquajturit Shtet Islamik”. Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Kjo është përjashtuar”, ka thënë Putin në një intervistë të transmetuar në kanalin shtetëror Rossia1. Një muaj më parë, ligjvënësit rusë i kanë dhënë Putinit miratimin për të nisur fushatë ajrore në Siri, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar alAssad, regjimi i të cilit, për më shumë se katër vjet, është duke luftuar fraksione të ndryshme rebele, përfshirë militantët e ISit.
Industria aeronautike e Britanisë, si montohet një avion pasagjerësh
Gjetje të reja për Epin e Gilgameshit
“Washington Post” njoftonte dje për zbulimin e një fragmeti plotësues të Epit të Gilgameshit, kryeveprën letrare që i kushtohet luftës së njeriut ndaj vdekjes, përballjes me të dhe në fund, njohjes e pranimit të fatalitetit të jetës. Lajmi publikohej fillimisht nga “Ancient History et Cetera” që referon se tabela plotësuese ndodhet në “Sulaymaniyah Museum”. Tabelat janë blerë nga disa kontrabandistë artefaktesh për vetëm 800 dollarë dhe mendohet se janë gjetur në jug të Babel, Iraku i sotshëm.
Ndahet nga jeta aktori Arqile Lici
Në pak ditë bota e teatrit dhe kinemasë shqiptare është goditur nga vdekja e tre aktorëve: Marko Bitraku, Lazër Vlashi dhe së fundi Arqile Lici. Për ata që nuk e njohin kujtojmë se Arqile Lici ka disa role emblematike në Teatrit dramatik të Fierit si dhe në filmin shqiptar. Shumkush mund ta mbaje mend tek komedia “Shoku Niqifor”, në dramën “Dy krisma në Paris”, në filmin "Pesha e kohës", apo në rolin e ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi “Gjallë”. Mes viteve 2004-2006 ai ka drejtuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve.
7 kapelet më të bukura për dimër 2015!
Mos i nëvlerësoni kapelet!
Nuk do të dukeni as të çuditshme, thjesht ndryshe nga të tjerat! Këto janë shtate kapelet më të bukura që sugjerohet të përdoren gjatë këtij viti, me një pallto do të ngjanit STYLISH!
MOS I NËNVLERËSONI: 6 ushqimet për dobësim që japin rezultat!
Mbase lista të tilla ushqimesh mund të lexoni shpesh, por këto mos i nënvlerësoni! Është provuar se këto janë ndihma kryesore për dobësim!
PËR MË TEPËR HAPNI FOTOT: