Policia Shkencore: Ish-deputeti Armando Prenga mashtroi. Ai ka qëlluar me një armë pa leje dhe jo armën që ka me leje

Postuar në 03 Nëntor, 2015 18:31

Prokuroria ka dorëzuar sot raportin e laboratorit të Policisë Shkencore që ka analizuar gëzhojat e gjetuar në ngjarjen e Patokut ku u përfshi edhe deputeti(i larguar) socialist Armando Prenga. Dhe Policia Shkencore ka arritur në përfundimin se “gëzhoja e sekuestruar me cilësinë provës materiale, nuk është qitur nga arma që deputeti Prenga e mbante me leje. Ekspertët thonë, se ajo është qitur nga një armë e llojit TT dhe nuk është ajo që deputeti e ka dorëzuar në polici, me të cilën ka pretenduar se ka qëlluar për ta trembur Gjok Calin”.

Çfarë përfaqëson ministri i Financave Shkëlqim Cani?

Postuar në 03 Nëntor, 2015 18:16

Shumëkujt mund t’i kujtohet se çfarë tha Shkëlqim Cani, ministër i Financave, në korrik të këtij viti, kur çështjes së të ardhurave në buxhet nuk mund t’i vihej më kapaku i heshtjes: “Ka një mosrealizim në të ardhurat nga doganat, për të cilin duhet nxjerrë përgjegjësia, secili duhet t’i dalë zot detyrave të veta”. Ish-drejtoresha, Elisa Spiropali kishte ikur dhe Cani duket se mendoi të bënte pak PR me parimin: Unë jam në rregull për vete. Fajin e kanë këta kalamajtë që ka vendosur kryeministri. Po ky ministër vallë i del zot punëve të veta? Disave po, disave jo.

Video/Balena e veçantë Omura, kapet për herë të parë në kamera

Postuar në 03 Nëntor, 2015 14:40

Video/Një leksion dhe ca shaka për shtetbërjen një ditë pas vezëve

Postuar në 03 Nëntor, 2015 14:35

Një kohë e re për fluturimet kozmike: Sabre, 25 herë mbi shpejtësinë e zërit(video)

Postuar në 03 Nëntor, 2015 14:26

“Reaction Engines:”, një kompani britanike ka bërë të ditur se ka marrë financimin për zhvillimin e një avioni supersonic, Sabre. Në bashkëpunim me “BAE Systems”, avioni në fjalë, që parashikohet të udhëtojë 25 herë mbi shpejtësinë e zërit, mendohet të ndryshojë realitetin e udhëtimeve hapësinore. Sekreti është tek motorri që mundëson shpejtësi pesë herë mbi shpejtësinë e zërit duke u nisur nga toka. Kompania thotë se motorri kombinon cilësitë e motorrëve supersonikë me ato të anijeve kozmike.

Kështjella me hallvën e Kadaresë

Postuar në 03 Nëntor, 2015 14:11

Në restaurimin postkomunist të romanit KështjellaIsmail Kadare e thellon më tej hendekun e dikotomisë Ne/Ata, duke vijuar e sidomos përpunuar gjurmët e versionit të parë mbi tematikën etiko-fetare.

Merkel: Ballkani ende në presionin e konflikteve të mundshme ushtarake

Postuar në 03 Nëntor, 2015 14:05

Gjermania vlerëson se Ballkani ndodhet ende në buzë të konflikteve të armatosura. Në një fjalim të vetin me përfaqësues të partisë së vet, CDU, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se mbyllja e rrugëve për lëvizjene ballkanasve mund të çojë  në konflikte të armatosura. “Mbyllja e kufijve do të shkaktonte kritika dhe grindje mes vendeve të ndryshme. Nuk dua që atje sërish të jenë të domosdoshme ndërhyrjet ushtarake", theksoi Merkel.

Shënim: Tualeti i Stresit dhe i Zefit që nuk po shkundin ministrin Tahiri

Postuar në 03 Nëntor, 2015 13:52

Në fillim Stressi pastaj Zefi. Dy arratisje sa të bujshme aq edhe skandaloze nga komisariatet e Tiranës që po vënë në pozita qesharake Policinë e Shtetit dhe drejtuesit më të lartë të zinxhirit komandues të saj, duke nisur që nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e deri tek efektivët që ngrohin furgonët “Hunday” të policisë.

Videolajm/Operacioni për shpëtimin e anijes me emigrantë në Rodos

Postuar në 03 Nëntor, 2015 12:06

Greqia është kthyer në pritësen më të madhe të emigrantëve nga Mesdheu dhe kryesisht të anijeve me klandestinë që nisen nga brigjet e Turqisë me destinacion ishujt greke. Që prej shpërthimit të konfliktit në Siri mijëra sirianë kanë nisur udhëtimin drejt Europës. Në këtë rrugëtim janë shënuar disa tragjedi për shkak të mbytjes së varkave dhe anijeve me emigrant. Anija e fundit që ka prekur brigjet greke ishte në ishullin e Rodos ku u ndërmor dhe një operacion shpëtimi.

 

 

Tërmet në policinë e Tiranës, i shumëkërkuari u ikën nga duart efektivëve të Komisariatit 3

Postuar në 03 Nëntor, 2015 11:10

Bledar Zefi ka shkaktuar tërmet në policinë e Tiranës. 26-vjeçari nga Fushë Arrëzi u arrestua sot nga komisariati numër 3 në kryeqytet, por vetëm pak minuta pas kapjes ai arriti të arratisej.Arrestimin e tij e njftoi gjatë paradites policia e Tiranës, me shpjegimin se ky shtetas rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS