Mandati i Koço Kokëdhimës, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën e shqyrtimit në nëntor
Gjykata Kushtetuese vendosi të dëgjojë sërish deputetin Koço Kokëdhima në seancën e 23 nëntorit, lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandit të tij, të cilën kuvendi refuzoi ta çojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas demokratëve, kompania e internetit të Kokëdhimës furnizon me internet plot 170 institucione zyrtare. PD bazohet tek rasti i vitit 2010, kur kjo gjykatë i hoqi mandatin deputetit Ilir Beqaj, pasi një kompani e tij kishte marrë pjesë në një tender shtetëror.
Greqia kërcënim i parë për shqiptarët në perceptim, Serbia në vend të dytë
Shqiptarët shohin Greqinë si kërcënimin e tyre të pare. 31.6% e të anketuarve publikuar gjatë inagurimit te Qendres për Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe e mendojnë këtë, ndërsa Serbinë e shohin të dytën në listën e disa vendeve të përfshira në anketim me 27.8%.
Forcat e Gruevskit kthehen në Kumanovë, bastisen disa banesa shqiptarësh
Policia maqedonase ka realizuar një aksion të ri policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku më 9 maj gjatë konfliktit të armatosur u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur nga Kosova dhe 8 pjestarë të policisë.
Bastisja është bërë në orët e hershme në banesën e Riza Jonuzit, i cili thuhej se ka pasur dijeni dhe kontakte me grupin e armatosur që u fut në Kumanovë edhe pse i njëjti nuk ka marrë pjesë në përleshjet me policinë.
Jemi ku e ku me Kosovën e Mqedoninë për lehtësitë e të bërit biznes. Zbresim 29 vende në renditjen e Bankës Botërore
Shqipëria humbet 29 vende në indeksin e të bërit biznes. Banka Botërore publikoi raportin vjetor që vlerëson faktorët që lehtësojnë ose pengojnë biznesin në 189 vende të botës. Vlerësimi përfshin periudhën nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2015.
Sipas raportit, Shqipëria shënon ulje në klasifikimin e 189 vendeve, duke u radhitur në vendin e 97. Një viti më parë Shqipëria renditej e 68. Shqipëria ka shënuar hapa prapa në aspektin e lejeve të ndërtimit, duke e bërë më të vështirë procesin për shkak të pezullimit në dhënien e këtyre lejeve.
Jemi ku e ku me Kosovën e Maqedoninë për lehtësitë e të bërit biznes. Zbresim 29 vende në renditjen e Bankës Botërore
Shqipëria humbet 29 vende në indeksin e të bërit biznes. Banka Botërore publikoi raportin vjetor që vlerëson faktorët që lehtësojnë ose pengojnë biznesin në 189 vende të botës. Vlerësimi përfshin periudhën nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2015.
Sipas raportit, Shqipëria shënon ulje në klasifikimin e 189 vendeve, duke u radhitur në vendin e 97. Një viti më parë Shqipëria renditej e 68. Shqipëria ka shënuar hapa prapa në aspektin e lejeve të ndërtimit, duke e bërë më të vështirë procesin për shkak të pezullimit në dhënien e këtyre lejeve.
Në Turqi gjendet Bibla 1 mijë vjeçare
Policia ka konfiskuar një Bibël që vlerësohet të jetë 1,000 vjet e vjetër në qytetin qendror turk të Tokatit, raporton ‘The DailySabah’ Policia arrestoi tre të dyshuar të cilët janë përpjekur të shesin Biblën, të shkruar në gjuhën e vjetër Assyriac, tek agjentë të maskuar të policisë. Nuk dihet origjina e Biblës. Policia ka thënë që libri kishte vetëm 51 faqe të mbetura dhe kopertina ishte shumë e dëmtuar megjithëse fotografitë e bëra nga gjethet e arit me motive religjioze brenda Biblës ishin të paprekura.
Polici i bardhë tërheq zvarrë studenten me ngjyrë
Video shock në SHBA. Disa studentë të një shkolle në Karolinën e Jugut filmuan një video në klasë, ku një polic i bardhë pasi kap për fyti studenten afroamerikane, e përplas në dysheme, dhe pasi e ngre peshë e përplas sërish në dysheme. Autoritetet e Karolinës së Jugut kanë nisur hetimet.
Deputetët e PS-së kundër qeverisë: jo burg kur s’jep kuponin tatimor
Kuvendi nuk ka miratuar propozimin e qeverisë për ndryshimin e Kodit Penal, që parashikonte dënimin deri në tre vjet burg për bizneset që nuk regjistrohen, apo që nuk lëshojnë kupon tatimor. Deputetët e maxhorancës e kanë quajtur si masë shumë të rëndë që të dënohen me burgim bizneset për moslëshim të kuponit, duke kërkuar që kjo masë të ishte administrative e më pas penale. Relatorja e projektligjit, Vasilika Hysi, ka theksuar se në nenin 13 të ndryshimeve në Kodin Penal, moslëshimi i kuponit tatimor është vepër administrative dhe më pas penale.
Talent me topin
KOASh: Nikolla Marku zaptoi Kishën në Elbasan me ndihmën e SHIK-ut në tetor 1995(video)
Pas kallëzimit të sotshëm, KOASH ka rishpërndarë këtë material si përgjigje ndaj priftit të Elbasanit.
