Edhe ambulancat e spitaleve te Konçesionari i Jaguarëve për 1 miliardë lekë
Partia Demokratike dononcoi një tjetër aferë korruptive sipas saj që ka të bëjë me tenderin e ambulancave të spitaleve. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Eleina Qirici tha se edhe ambulancat “blihen tek Papuli”, aty ku janë porositur edhe xhaguarët e personaliteteve qeveritare.
“Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, tek dyqani i Papulit, afera 2 milionë euroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash.
Bie rendimenti i tatimorëve, aksioni kundër informalitetit nuk jep efekt per shtatorin
Në muajin shtator 2014 një punonjës në administratë ka grumbulluar mesatarisht 8.7 milionë lekë për arkën e shtetit, ndërsa në shtator 2015 rendimenti për punonjës nuk është më shumë se 6 milionë lekë..
Revista Monitor raporton se grupet e përbashkëta të punës, mes punonjësve të administratës tatimore dhe institucioneve të tjera shtetërore, të krijuara në shtator, në kuadër të aksionit kundër informalitetit, nuk kanë arritur të rrisin eficiencën e mbldhjes së të ardhurave tatimore.
Konkretisht:
Merkel vizitë ekonomike në Kinë, nënshkruhen marrveshje të rëndësishme
Që në fillim të vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Pekin, u nënshkrua sot një marrëveshje të rëndësishme për blerjen e 100 aeroplanëve, tip airbus ”A320neo”. Merkel ka marrë në delegacion edhe CEO-n e ri të kompanisë ”Volkswagen”. “Airbus”-i dhe rivali i tij amerikan “Boeing” janë në konkurencë të drejtpërdrejtë për shtrirjen e tyre në tregun kinez. Sipas projektimeve të tanishme të ”Boeing”-ut, Kinës i duhen rreth 6 330 avionë që do te shërbejnë në linja të rregullta në 20 vitet e ardhshme.
Ngjashmëritë me Gjeorgjinë dhe rrëzimi nga Komisioni i Venecias i testit të drogës
Opozita ka vendosur si kusht për miratimin e ligjit për dekriminalizimit përfshirjen e një neni për kryerjen e testit të drogës nga të gjithë kandidatët për deputetë apo funksione të rëndësishme publike. Sicc dihet drafti i është ccuar për mendim Komisionit të Venecias.
Por sa shannse që ky propozim të marrë miratimin e Komisionit të Venecias?. Abc Neës thotë se në vitin 2011 dhe Gjeorgjisë i është rekomanduar ta heqë testin e drogës nga drafti i kodit zgjedhor. Edhe ata kërkonin që kush dilte pozitiv në testin e drogës t’i ndërpritej mandati.
Loja me e shpejtë e shahut, vetëm 1.30 min
Deputeti Ndocaj: Hodha gjysmë miliardi lekë për fushatë
Një ditë para se të bëjë betimin në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti më i ri, Eduart Ndocaj deklaron se ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro në fushatën elektorale të vitit 2013 për Partinë Socialiste. Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, Ndocaj thotë se ftesën e ka marrë nga Kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryetar i opozitës. Duke folur për jetën e tij, Ndocaj tha se ka emigruar për herë të pare në vitin 1996 në Itali si emigrant dhe filloi punë në ndërtim.
I dashur popull. Rama është jashtë, Meta është jashtë. Tani komandoj unë, dëgjuat?
"O shtet, atë të taksixhiut e kishe mir. T'kam ble nji kapele tmaskohesh kur del me marr vesh hallet e popullit"
"Transparenca.sb": Qeveria mbahet në këmbë se do Ilir Meta. Edi Rama synon likujdimin e LSI-së përmes sistemit zgjedhor me prim
Sali Berisha është njeriu kryesor i së djathtës parlamentare dhe aludimet se Lulzim Basha ka lëvizur me ndonjë manovër të vogël për ta spostuar janë larg realitetit. Në një intervistë për “Ora-News” sot, Sali Berisha ka përcjellë ato që mund të quhen direktiva për PD-në. Qeveria është e dështuar dhe se tani vendi, me apo pa dëshirë, duhet të përgatitet për zgjedhje. Deri aty ka disa lojëra akoma të cilat i janë bërë të njohura sot shqiptarëve sipas një versioni: atij të Sali Berisha.
Pse ministri Cani mbron koncesionin e skanimit në dogana?
Denoncimet e dikurshme të opozitës socialiste dhe kryesisht ato me karakter ekonomik tani janë kthyer vetëm në çështje letrash. Kjo për meritë të ministrave që vazhdojnë traditën e kopsitjes për miliona dollarë konçesione të dhëna që fshehin pas pikëpyetje të mëdha. Qeveria e re nuk është se u ka dhënë përgjigje kontratave që vetë i quajti korruptive, madje në ndonjë rast i ka shtuar pikëpyetjet.
