Përgjigjet e kryeministrit për jaguarët me qira, tenderin e hemodializës dhe godinën e OSHEE-së
I sapo kthyer nga Hong Kongu kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje disa akuzave të opozitës për tendera të dyshimtë dhe përfitime nga klientë të qeverisë. Pretendimeve se blerja e 22 maikinave qeveritare është një aferë ku përfiton miku i tij Papuli, Rama i është përgjigjur se marrja me qira e makinave thjesht i shkurton shpenzimet qeverisë.
Debati i Metës me folësen e Zërit të Amerikës. Pyetjet që tensionuan bisedën dhe ngjashmëria me intervistën e Edi Ramës (Video)
Ashtu si çddo politikan shqiptar edhe kreu i kuvendit Ilir Meta nuk ka lënë pa e shfrytëzuar dritaren e Zërit të Amerikës gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por intervista e tij në seksionin shqip të VOA-s kaloi me tension pas pyetjeve të gazetares se a ndjen nevojën kryetari I Kuvendit të largohet pas 25 vitesh në politikë kur për më tepër që emri I tij është përfolur për korrupsion dhe së fundmi në aferën DIA-CEZ. Meta i sugjeroi folëses së Zërit të Amerikës që ta fillojë gazetarinë nga e para.
Si e vlerëson Zana Çela festivalin që organizon vetë: Është monument kulture, duhet të ruhet nga shteti (Video)
Në një konferencë për shtyp në vigjilje të Festivalit Operistik “Marie Kraja” që do të transmetohet në TVSH me producente Zana Çelën, kjo e fundit i ka adresuar një propozim shtetit nisur nga vlerësimi që ajo ka për festivalin që vet organizon. Çela është shprehur e kënaqur me mbështetjen nga qeveria por ka kërkuar që Festivali i saj të mbrohet nga Shteti, pasi në bindjen e saj ai është një monument kulture. Ja prononcimi i saj.
Vendimi i Gjykatës nuk “pi ujë”, kush largohet nga puna nuk rikthehet, merr vetëm 1 vit pagë
Qeveria u ka hequr të drejtën punonjësve të administratës publike që të rikthehen në punë në rast se shkarkohen padrejtësisht nga detyra. Në rast se fitojnë të drejtën nga gjykata, ata duhet të kënaqen vetëm me 1 vit pagë. Të drejtën e rikthimit, sipas ndryshimit të ri të qeverisë në Kodin e Punës, e përfitojnë vetëm gratë që hiqen nga puna kur janë me leje lindjeje, punonjësit që janë pjesë të sindikatave dhe në rastet kur shkelen të drejtat e njeriut. Pika e fundit është lënë evazive dhe e interpretueshme.
Berisha: Qeveria blen 3.4 mln dollarë dekodera nga kompania Digitalb. Harito: Nuk mund të lemë shqiptarët pa parë televizor (Video)
Në seancën e kësaj të enjte në parlament ish-kryeministri Berisha kërkoi sqarime nga ministrja e Inovacionit Milena Harito për vendimin e qeverisë për t’u blerë dekodera dixhitalë 84 mijë familjeve në nevojë, me një shumë tenderimi prej 3.4 milionë dollarë. Ish-kryeministri tha se me këtë tender qeveria ka vendosur të shpërblejë kompaninë Dixhitalb me 3.4 milionë dollarë, ndërsa ministrja Harito nuk specifikoi se nga cila kompani do blihen dekoderat, por argumentoi se qeveria nuk mund t’i lërë shqiptarët pa parë televizor.
Federica Mogherini: Çështja e migrantëve rrezikon shpërbërjen e Evropës
“Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet nëse nuk përgjigjet njëzëri, së bashku me istrumentat e unionit për menaxhimin e krizës migratore”, paralajmëroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Në një intervistë të publikuar sot në gazetën italiane “Il Sole 24 Ore” ajo tha se: “Nëse evropianët vijojnë të kënaqur të japin përgjigje në rang kombëtar përballë një fenomeni evropian, kriza sa do të vijë e do të thellohet më tepër me reagimet e njëpasnjëshme të opinionit publik dhe të qeverive kombëtare, nesë nuk zhvillohen instrumente në lartësinë e duhur dhe me të njëjtin nivel”.
Para vdekjes njerëzit shohin vizione të familjarëve që u kanë ikur kohë më parë
Teksa vdekja afrohet, shumica e njerëzve shohin vizione të shokëve apo familjarëve të afërm të cilët kanë vdekur kohë më parë. Kwto vizita bëhen më të shpeshta gjatë orëve të fundit të vdekjes. Shkencëtarët nga kolegji Canisius, NewYork, kanë intervistuar 66 pacientë të cilët ishin në prag të vdekjes. Hulumtimi zbuloi që shumica e pacientëve kishin raportuar se kishin pasur së paku një vizion në ditë rreth këtij fenomeni.
Pretendimet e Alida Hiskut për përdhunime nga Sigurimi/Sherif Merdani: “Brroçkulla për të shitur librin që ka shkruar. Ajo s’është as e bukur”
Me sa duket Gjergj Leka hapi një rrugë sesi disa këngëtarë të mund të vijnë sërish në vëmendje. Ndonëse deklaratat e tij u pasuan nga reagime të shumta, ato lanë një fill që u ndoq deri diku nga këngëtarja e dikurshme Alida Hisku. Sipas kësaj të fundit, ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit kanë kryer përdhunime në qeli ndaj këngëtareve të dënuara. Hisku madje thoshte se ajo vetë kishte qenë një ndër viktimat.
Gati “Galaxy View”, një tablet gjigant
Gjiganti teknologjik, Samsung, ka zyrtarizuar tabletin e ri të kompanisë, Galaxy View. Kompania akoma nuk ka njoftuar zyrtarisht për çmimin e tij, por pritet që ai të kushtojë rreth 600 dollarë. Samsung Galaxy View, ashtu siç ishte raportuar më parë, vjen me ekran 18.4-inç me rezolucion 1080p. Ky tablet peshon 2.65 kilogramë. Samsungu thotë se tableti ka bateri 5700mAh dhe qëndron “zgjuar” deri në tetë orë teksa ju shikoni video. Galaxy View ka procesor octa-core 1.6GHz dhe 2GB RAM, pjesë e setit Samsung Exynos 7580, sipas njoftimit nga Samsungu në një blog.
Qeveria shkel ligjin, Lati: S’na pyetën rreth vendimit mbi koncesionin për portin e karburanteve
Qeveria shkeli ligjin duke e anashkaluar Autoritetin e Konkurrencës nga koncesioni për portin e ri të karburanteve në Porto Romano. Në një prononcim për “Top Channel” kryetarja e këtij institucioni, Lindita Lati, tha se Autoriteti nuk u vu fare në dijeni për koncesionin por u njoh me të rastësisht në faqen zyrtare të Parlamentit kur kontrata gati ishte mbyllur. “Aty ne pamë ligjin që ishte në radhë për të kaluar që i jep të drejtë ekskluzive në Porto Romano.
