"Jo” Europës për refugjatët sirianë. Jemi pa brekë në bythë për vete”

Postuar në 30 Tetor, 2015 12:23

Çështja e refugjatëve sirianë dhe jo vetëm që po mësyjnë Europën po futet më rend të ditës edhe në Shqipëri. Pas fjalës së djeshme në Parlament, ku kryeministri shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, gazeta “Shekulli”, që është pranë qeverisë, përcjell një opinion të kundërt. Si arsye nxiret pamundësia e Shqipërisë dhe fakti se Europa as në këtë rast nuk ka për të ndihmuar. “Koncesioni i radhës, i kërkuar nga BE, me në krye Gjermaninë.

Fitoni dhe ngopuni, por të paktën mos u tallni!

Postuar në 30 Tetor, 2015 12:12

Lajmet për korrupsion, për tendera të ndyrë që fitohen gjithnjë nga njerëz të lidhur me politikën, për vjedhje e mashtrime galopante, vlojnë gjithandej në Shqipërinë tonë. Në fakt nuk jane lajme te reja. Kështu u pasuruan ata qe iken, në të njëjtën rrugë po vijojnë edhe të rinjte. Ekziston nje shprehje nën zë mes militanteve të njerës prej partive në koalicion: 'Kap çfare të kapesh'.

Fleckenstein: Shqipëria duhet të bëjë reforma serioze

Postuar në 30 Tetor, 2015 12:11

Në një intervistë për Deutsche Welle-n e raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein thotë se Shqipëria duhet të bëjë reforma serioze në shumë fusha. “Së shpejti do të përgatis një raport tjetër për kolegët e mi në Komitetin e Punëve të Jashtme në Parlament mbi progresin e vendit në të ashtuquajturat prioritetet kyçe. Këto prioritete duhet të plotësohen para se vendi të mund të hapë negociatat për pranimin në BE. Unë jam duke pritur që Komisioneri për Zgjerim të prezantojë Progres Raportin 2015 për Shqipërinë.

Rritet prodhimi i energjisë, licenca të reja për hidrocentrale

Postuar në 30 Tetor, 2015 11:10

Pasi kanë hyrë në fuqi vendimet e Entit Rregullator të Energjisë për licencime dhe rinovime, tregut të energjisë elektrike i janë shtuar aktorë të rinj. “Monitor” shkruan se pas përfundimit të fazë së ndërtimit tashmë ka nisur nga prodhimi kompania “Denas Power”, Hec-i i së cilës ka një fuqi të instaluar prej 14.5MW. Veprimtaria e kompanisë do të jetë si në prodhim, ashtu edhe në tregtim. ERE gjithashtu njofton se ka filluar pocedura për licencimin për tregtim dhe furnizim me energji elektrike të shoqërisë “DOO Veternik shpk”, ndërsa ka rinovuar licencën për “Energy Supply”.

Ambasadori Lu: Qeveria t’u japë vendorëve paratë dhe pushtetin që u duhen

Postuar në 30 Tetor, 2015 10:16

Ambasadori i SHBA-së thekson nevojën që qeverisjes vendore t’i jepen paratë dhe pushteti i duhur, për të përmirësuar shërbimet dhe për të vijuar reformat në nivelin vendor. Gjatë fjalës së tij në konferencën për qeverisjen vendore, ambasadori Donald Lu tha se qeveria qendrore duhet të investojë drejtpërdrejt tek vendorët, duke mos lënë pa fonde bashkitë e djathta. “E kemi nxitur kryeministrin dhe Ministrin e Financave që tu japin administratave vendore paratë dhe pushtetin që nevojitet për të përmirësuar shërbimet dhe për të vazhduar reformat në nivelin vendor.

Sherr adoleshentësh në SHBA, rrihet drejtori i shkollës, arrestohen katër nxënës

Postuar në 30 Tetor, 2015 09:55

Rudina Magjistari bëhet nënë, vajza quhet Mia

Postuar në 30 Tetor, 2015 09:48

Prezantuesja e njohur Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj Xhaviti, po jetojnë çastet më të lumtura të jetës së tyre. Rudina ka sjellë në jëtën vajzën e saj, Mia. Nënë e bijë mësohet së gëzojnë shëndet të plotë. Kjo është ngjarja më ë rëndësishmë në jetën e prezantueses Rudina Magjistarin. Ajo e ka ndarë këtë këtë gëzim të madh më ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke shprehur shumë lumturi për ardhjen në këtë botë të Mias.

Indi, polici rreh me shkop gome një prostitutë

Postuar në 30 Tetor, 2015 09:33

Matematikë e aplikuar

Postuar në 30 Tetor, 2015 09:08

Nishani: Problemi më i madh është kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika

Postuar në 30 Tetor, 2015 08:48

Në një intervistë në “Top Story” me gazetarin Sokol Balla, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani duke folur për reformën në drejtësi, tha se drafti i komisionit të posaçëm ka propozime që bien ndesh me Kushtetutën, duke krijuar precedentë të rrezikshëm.  “Më shqetëson ekzistenca e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Problemi im më i madh është te kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika. Edhe thirrjet e kryeministrit janë problem për mua, reforma s’mund të bëhet me thirrje dhe deklarata.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS