Rama: Informaliteti një kancer, polarizon ekonominë
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin me strukturat tatimore dhe biznesin me temë “Beteja me Informalitetin”. Në këtë takim me strukturat tatimore të përfshirë në aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, Rama tha se mbyllja e syve para korrupsionit dhe evazionit fiskal nuk i ndihmon të varfrit. Kryeministri Edi Rama e krahasoi informalitetin e ekonomisë me një kancer që ka prekur organizmin e vendit. Duke vënë theksin në rëndësinë e këtij aksioni, kreu i Qeverisë u shpreh se informaliteti e polarizon ekonominë e vendit dhe nuk lejon konkurrencën e ndershme.
Motoçiklisti përfundon poshtë rrotave të kamionit
Pamjet e filmuara kanë kapur çastin kur një kamion përplas një çiklist, duke e futur atë nën rrota. Ngjarja ka ndodhur në provincën Anhui të Kinës. Fatmirësisht, çiklisti shpëtoi nga aksidenti.
Tragjedia, avioni rus me 224 persona në bord rrëzohet në Sinai, gjenden 100 trupa
Një avion rus me 224 persona në bord, i cili rezultonte i humbur mbi hapësirën ajrore të Egjiptit, u rrëzua në Sinai, konfirmoi sot Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil. “Avioni po shkonte drejt Shën Petërburgut”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, që shtoi se të gjitha pasagjerët ishin pushues rusë. Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil tha se: “Copa nga avioni janë gjatur pranë aeroportit al-Arish, në gadishullin e Sinait”.
Tirana e viteve '70-'90 (24 foto)
Deputetët e PD akuza drejtuesve lokalë, Topalli: Ka nga ata që shitën zgjedhjet
Grupi Parlamentar i Parisë Demokratike ka zhvilluar dje me dyer të mbyllura mbledhjen e ndërprerë para tri javësh, në të cilën deputetët demokratë kanë shpërthyer në kritika ndaj kryetarëve të degëve të PDsë. Burime të “Panoramës” bënë me dije se ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj funksionimit të PDsë. Topalli ka thënë gjatë mbledhjes se pjesë e selisë blu janë persona që nuk meritojnë të jenë në këtë parti.
Bukuresht, zjarr në një klub nate, humbin jetën 27 të rinj, 150 plagosen
Njëzet e shtatë persona, kryesisht adoleshentë dhe të rinj humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një zjarri në një klub nate në Bukuresht. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 30 tetorit në “Colectiv club”. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, Raed Arafat janë 155 persona të cilët po trajtohen në spitalin e Bukureshtit në Rumani. Zjarri dyshohet se ka rënë nga fishekzjarret që u hodhën brenda dhe jashtë lokalit. “Informacioni i vetëm që kemi është se në klub janë përdorur fishekzjarre dhe më pas ndodhi tragjedia. Sigurisht, kjo është nën hetim” tha Arafat për BBC.
Disa prej rezidencave të kryetarëve të shteteve. Luks dhe madhështi(foto)
Video/B2, mrekullia inxhinierike në fluturim
Stellaratori, makina që mund të transformojë prodhimin e energjisë në botë
Instituti Max Plank, Departamenti i Fizikës së Plazmës, ka arritur të konstruktojë një makinë të fuzionit bërthamor të quajtur stellarator. Kjo makineri konsiderohet si një kthesë në mënyrën sesi njeriu do të prodhojë energjinë. Janë dashur 1.1 milionë orë pune për të arritur në këtë përfundim: ndërtimin e makinsë me fuzion bërthamore më të madhes në botë, të quajtur W7-X dhe që ka kushtuar 1.1 miliardë dollarë. Kali i zi i reaktorëve bërthamorë siç konsiderohem stellaratorët, janë shumë të vështirë për t’u ndërtuar dhe prototipi për të cilin po flitet kërkoi 19 vjet.
Intervista/Ervin Salianji : Roli i Departamenteve(qeveria hije), thelbësor në vendimmarrjen e PD-së
Partia Demokratike nën kryesinë e Lulzim Bashës ka ndërmarrë një reformë strukturore, duke angazhuar figura të reja. Ervin Salianji është një nga figurat e reja në strukturat e vendimmarrjes së Partisë Demokratike. Ai është edhe një kandidatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. I riu demokrat shpjegon se cila është arsyeja që ka bërë që ai të angazhohet akoma më shumë në forcën politike të djathtë.
Z. Salianji cili është formimi juaj dhe kur u përfshitë në strukturat e Partisë Demokratike?
