"Më mirë Rama apo Meta kryeministër? Si ta ha mendja ty?" "Po Rama është i mirë. Plus hap ekspozita. Po mendimi im është që me Metën merresh vesh"

Postuar në 04 Nëntor, 2015 21:01

“Ka operatorë IT që veprojnë ekskluzivisht me shtetin”. Inshallah na sqaron “transparenca.al”!

Postuar në 04 Nëntor, 2015 20:58

Deputeti socialist, Artan Gaçi, ka lënë të kuptohet përmes një interviste për “Report Tv” se prokuorimi i parave publike mbetet shumë problematik, ndonëse ka përmirësim. Ka patur një mbledhje me dyer të mbyllura të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ku është pyetur Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karcanaji. Gaçi ka sqaruar në intervistë se problemet e përqendrimit të tenderave në pak duar është një problem serioz.

Video/Meteor mbi Bangkok

Postuar në 04 Nëntor, 2015 20:43

Shihni dot gjë?

Postuar në 04 Nëntor, 2015 20:35

Gianluca Pisano , një fotograf amator mendoi të fotografonte bukurinë e alpeve në San Martino di Castrozza në Itali. Por kur pa nga afër fotografitë që bëri vetë u befasua: tre njerëz që po ngjiteshin. As vetë nuk e kishte parë në momentin e fotografimit. 

“Si në asnjë vend të Ballkanit ne nuk morëm masa shtrënguese për të ulur pagat dhe pensionet”

Postuar në 04 Nëntor, 2015 20:26

Partia Socialiste ka kundërshtuar si të pavërteta përfundimet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për buxhetin. Përmes një deklarate për shtyp, deputeti Besnik Bare, ka pasqyruar me hollësi të dhënat që disponon qeveria, duke cilësuar se raportimi i KLSH-së, është sinkronizuar me Partinë Demokratike. “Gjatë vitit 2014 ekonomia vazhdoi rrugën e saj të qëndrueshme të kthesës duke e ruajtur trendin e qëndrueshëm pozitiv çdo tremujor pas shtatorit 2013. Viti 2014, u mbyll me një rritje prej 2.2%. Rritja vazhdon inkurajuese edhe përgjatë 2015.

“Aleksandër Frangaj do falenderuar se nxori në dritë kush janë analistët”

Postuar në 04 Nëntor, 2015 17:19

Çim Peka shkruan sot një opinion mbi situatën e krijuar në “Lagunën Blu”. Pasi bënë një parashtrim “prezantues” të Nikoll Lesit dhe Aleksandër Frangajt, si dy botuesit që kanë patur më shumë nën ndikim analistët e sotshëm që i ke ngado, Peka shtron një çështje që ka rëndësi: Pse këta analistë që janë lëshuar me logore kundër Frangajt, i cili tek e fundit është biznesmen, pra gdhihet e ngryset me idenë e parave, për një fushë në Lagunën Blu, aty ku edhe ndonjëri ka vetë shtëpi, nuk ndihet për ndërtimet që po bënë në Parkun e Tiranës, ndërtuesi i vilës së Edi Ramës në Surrel?

Për arsimimin e fëmijëve tanë kujdeset PS-ja, e sidomos LSI. Të paktën deri më 2017-ën, ja lista partiake e emërimeve

Postuar në 04 Nëntor, 2015 16:38

Kryetari i Partisë Demokratike në Lushnje, Myslym Murrizi, ka zbuluar në një konferencë për shtyp sot sesi deputetë të mazhorancës kanë kuota emërimi të mësuesve në këtë rrethe. Një situatë mjerane mësuesish me të majtën e me të djathtën, që ndoshta edhe paguajnë për të vënë emrin në bordero. Kumbarët e punësimeve të tilla janë sipas Murrizit, partia e të cilit ka shumë mëkate në këtë drejtim, deri edhe vetë zv.ministrja e Arsimit.

Rikthehet Gjigandi i Rodit. Kësaj radhe 4 herë më i lartë

Postuar në 04 Nëntor, 2015 16:12

Andrea Pirlo zgjedh të pushojë në Majami bashkë të dashurën Valentina Baldini

Postuar në 04 Nëntor, 2015 15:59

Një mama perfekte si Abbey Clancy

Postuar në 04 Nëntor, 2015 15:55

Pages

Subscribe to ResPublica RSS