Shansi i fundit për Europën?

Postuar në 07 Nëntor, 2015 19:50

Bashkimi Europian po përballet me një grup vërtetë tmerrues krizash. Pas krizës të tejzgjatur të euros dhe borxhit sovran që polarizoi dhe radikalizoi kontinentin, duke krijuar një çarje të thellë veri-jug, mbërritja e qindra mijëra refugjatëve kanë vënë përballë lindjen (plus Mbretërinë e Bashkuar) kundrejt perëndimit. Shto këtu ndasitë dhe kontradiktat e shumta, dhe kolapsi i BE-së mund të duket më i mundshëm se kurrë.

Reforma e munguar: Prokurimi i parave publike që shkojnë vetëm në disa duar prej vitesh (video)

Postuar në 07 Nëntor, 2015 18:00

Qeveria flet për reforma, për pastrimin e Shqipërisë lart e poshtë, por një reformë kyçe nuk e ka kryer akoma: administrimin e parave publike. Burimin e një korrupsioni masiv dhe gjeneratorin e kapitalizmit fisnor që ekziston në Shqipëri. Këtë kritikë nuk e bëjmë ne, se do akuzoheshim për keqdashje ndaj përpjekjeve titanike për pakëz dritë të qeverisë, por një deputet i mazhorancës. Artan Gaçi në një intervistë për “Tema Tv” kërkon pikërisht këtë: ndryshimin e rregullave të prokurimit, pasi paratë po shkojnë në disa duar prej vitesh. Dhe shërbimet nuk përmirësohen.

Nga fitorja në fitorje. Publicitare kuptohet...

Postuar në 07 Nëntor, 2015 16:44

Thelbi i Kontradiktës mes FMN-së dhe Qeverisë shqiptare

Postuar në 07 Nëntor, 2015 15:45

Në 1 janar 2014, hyri në fuqi marrëveshja aktuale mes FMN-së dhe qeverisë shqiptare, sipas të cilës e para zotohet t’i japë së dytës një kredi të butë 3-vjeçare prej 450 milionë eurosh, dhe e dyta zotohet që të shlyejë detyrimet e vjetra të qeverisë së mëparshme ndaj bizneseve dhe individëve në vlerën 700 milionë dollarë (me kursin e këmbimit të janarit 2014).

Fotolajm/Pasojat e ndotjes sot në Durrës

Postuar në 07 Nëntor, 2015 15:34

Cilat Reforma?

Postuar në 07 Nëntor, 2015 15:33

Zgjedhjet e vitit 2017 po afrojnë dhe qeveria ka ndërmarrë një tur të ri dialogimi me qytetarët, nga ato të cilat tanimë njihen si seriali: “Gju më gju me popullin”. “Të pastrojmë Shqipërinë” quhet turi në fjalë dhe me gjasë synon rivendosjen e kontakteve me shqetësimet e njerëzve, që janë të pakënaqur “për shkak të kostos së reformave”, siç na thotë zv.kryeministri Niko Peleshi. Që në këtë lloj ligjërimi, apo terminologjie, nis edhe problemi.

Tsunami i reve në Australi(foto)

Postuar në 07 Nëntor, 2015 14:46

Një tsunami prej resh kaloi dy ditë më parë në Sidnei të Australisë, duke krijuar një panoramë shumë frikësuese. Dukuria shpjegohet nga meteorologët dhe në rastin konkret reja ishte disa kilometra e gjatë. 

Egjipti nis ndërtimin e një kryeqyteti të ri në shkretëtirë(foto)

Postuar në 07 Nëntor, 2015 14:34

Kajro është e zhurmshme, kaotike dhe e mbipopulluar. Qeveria egjiptiane në krye të së cilës qëndron de facto Abdel Fattah el-Sisi po mendon, madje ka vendosur të ndërtojë një kryeqytet të ri për Egjiptin. Ai do të jetë larg në shkretëtirë dhje do të jetë një “kryeqytet global”, siç tha para disa kohësh ministri i Ndërtimit. Ka investitorë të interesuar për këtë megaprojekt dhe disa prej tyre kanë parë planet e një kryeqyteti që mendohet të jetë 700 km2 me një aeroport më të madh sesa ai i Londrës.

PO NA ÇORODISIN QË TË NA MBAJNË PA FRYMË

Postuar në 07 Nëntor, 2015 14:16

Në këtë vend zor se gjen njeri që në këtë kohë është i kthjellët të kuptojë se çfarë po ndodh me vendin e vet. Bomba mediatike e shfarosjes në masë, tashmë është plasur. Të gjithë flasin, thonë, akuzojnë dhe ulërijnë, por asnjë nuk e merr dot vesh të vërtetën. Me dhjetëra orë biseda televizive, ku palët bërtasin duke akuzuar për vjedhje, mashtrime miliona eurosh. Me orë të tëra Parlamenti ku çirren individë të pamoralshëm që japin moral.

Fshati që ndihet rrejshëm si Qendra e Botës

Postuar në 07 Nëntor, 2015 13:15

Që jemi thjesht një fshat, me kafenera dhe vajza të bukura, me klimë me diell dhe me bujari të Zotit në pasuri natyrore e nëntokësore për frymë popullsie, kjo nuk ka dyshim.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS