Korrupsioni dhe morali

Postuar në 23 Tetor, 2015 01:33

Duke përdorur një shprehje matematike, mund të themi se korrupsioni dhe morali kanë korrelacion negativ: kur ulet njëri, ngrihet tjetri; kur ulet morali, korrupsioni ngrihet. Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, një pedagog i Fakultetit Juridik, për të kaluar një student në dy provime, kërkoi dhe mori prej tij 500 euro. Një turp i shumëfishtë, së pari, sepse pedagogu ishte jurist dhe, së dyti, se ishte arsimtar.

"E bëj unë për sekretar i Përgjithshëm"? "Ai vend të takon prej kohësh. Po ça do bëjmë ne, të na heqin katundarët pse do dalim në opozitë? Apo prapë nga e para statuti, baza, anëtarësia..."

Postuar në 22 Tetor, 2015 22:25

BIRN: Ja afaristja që ka marrë tenderin 86 mln USD të hemodializës

Postuar në 22 Tetor, 2015 20:35

Nga Aleksandra Bogdani, Besar Likmeta, BIRN

 

Në rrugën “Barrikada” në periferi të Beratit, një bar- kafe pa emër mban dyert hapur në pritje të klientëve të paktë. Lokali në ngjyrë gri dhe çadra ngjyre violë është bosh mesditën e së mërkurës, me përjashtim të një tavoline mbi trotuar, ku qëndron i ulur me një shishe birre në dorë pronari-Sali Fetiu dhe një bashkëmoshatar i tij.

Foto mahnitëse, bukuri e përkryer

Postuar në 22 Tetor, 2015 19:51

Bukuri e përkryer: foto mahnitëse që nuk kanë nevojë për photoshop

Burimi: sputniknews.com

60% e të rinjve duan të ikin. Pesimizmi është bërë dominues në vetëm 4 vjet

Postuar në 22 Tetor, 2015 19:32

Edhe sikur të marrim të mirëqenë intepretimet statistikore të qeverië për ekonominë dhe situatën në përgjthësi, gjendja sërish nuk është e mirë. Kjo sidomos për një fakto përcaktues nga i cili rrjedhin të gjitha: klima e besimit në shoqëri. Kjo klimë ka shenjën minus prej kohësh, por kur ikja kaplon si dëshirë një pjesë të madhe të rinisë, atëherë situata është vërtet keq.

Nuk u pakësua evazioni, apo u ngadalësua rritja ekonomike?

Postuar në 22 Tetor, 2015 19:16

Në kushte të tjera të pandryshuara, rritja dramatike e kontrolleve tatimore gjatë shtatorit, duhet të sillte uljen e evazionit fiskal. Thënë ndryshe, duhet të rriste ndjeshëm të ardhurat buxhetore  të muajit shtator, krahasuar me shtatorin e vjetshëm. Por në fakt, rritja ishte vetëm 1% në krahasim me shtatorin e vjetshëm.

Videosimulim/ “Thithja” e një ylli nga një vrimë e zezë

Postuar në 22 Tetor, 2015 17:34

NASA ka rindërtuar përmes kësaj videoje se çfarë ndodh kur një vrimë e zezë shkatërron një yll që kalon pranë saj. Video rindërton disa pjesë të vëzhgimeve të bëra në një galaktikë -PGC 043234 - që ndodhet 290 milionë vjet dritë larg.

Qeveria merr masa për sigurinë e “personaliteteve”. Do të blihen 29 “Jaguar” të rinj

Postuar në 22 Tetor, 2015 17:20

Tender i ri nga qeveria. Dhe do të jetë për pajisjen me makina të reja për drejtuesit e qeverisë. Tenderi do të zhvillohet në mënyrë sekrete, jo përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike, pasi kështu thuhet se ruhet sekreti, meqenëse bëhet fjalë për sigurinë e personaliteteve. “Vizion Plus” raporton se bëhet fjalë për 29 makina, tenderin e të cilave do ta zhvillojë Garda e Republikës. Interesante është se nuk është përcaktuar fondi limit, por bëhet e ditur se tipi i makinës do të jetë “Jaguar”.

Lëvizja e radhës, kreu i KLSH-së kërkon seancë dëgjimore nga Kuvendi dhe komision ekspertësh për auditin e aferës CEZ

Postuar në 22 Tetor, 2015 16:49

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leksaj, ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që ta dëgjojë në një seancë të posaçme plenare lidhur me raportin e auditimit për çështjen e CEZ. Ai i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryetarëve të Grupeve Parlamentare(zbardhur nga "syri.net"), përmes së cilës kërkon të bëjë vetë sqarimin e auditit të kryer si dhe sugjeron ngritjen e një komisioni të posaçëm ekspertësh nga Kuvendi, me synim vlerësimin e auditit. Kjo është një lëvizje që e vendso ministrin Gjiknuri dhe protektorin e tij të fundëm, kryeministrin para një sfide.

Vjershëtorët e parlamentit: Shekspiri në të majtë, Fan Noli në opozitë

Postuar në 22 Tetor, 2015 16:20

Seanca e sotme në parlament u dominua nga replika të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës. Atyre u erdhën në ndihmë Shekspiri dhe Fan Noli për të etiketuar njëri tjetrin. I pari që recitoi disa vargje të Shekspirit ishte kryeministri Rama për të perifrazuar gjendjen e opozitës që sipas tij nuk e di ku është vetë dhe lëshon akuza për mazhorancën

Vjersha që recitoi Edi Rama në parlament:

O i shkretë i punëtuar

Jep e merr me këmbë e duar

Bam me këmbë e bam me duar

O i shkretë i punëtuar!

(Shekspir)

Pages

Subscribe to ResPublica RSS