Kosovari dhe grupi xhihadist që synonin sulme në Europë
Grupi operativ special i karabinierëve italianë në bashkëpunim me policitë e disa vendeve europiane shpartalloi një rrjet xhihadist që po planifikonte sulme në Europë dhe Lindjen e Mesme. Në shenjestër ishin 17 persona, 13 prej të cilëve u arrestuan.
Torpedot ruse, sistemi sekret i Putin kundër NATO-s
Projekti më i madh rus i silurëve me kokë bërthamore, deri dje i fshehtë, është bërë publik nga dy televizione ruse. Dokumenti që duhet të ishte sekret u filmua nga kamerat që ndiqnin takimin mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe gjeneraleve të ushtrisë ruse në Soçi. Publikimi i rastësishëm i dokumenteve u konfirmua edhe nga Kremlini.
Prezantimi i të ashtuquajturit “Sistemi Oqeanik Shumefunksional, Status-6” tregonte disa skicime të armëve nënujore bërthamore. Siluri me një rreze prej 10 mijë kilometrash mund të veprojë në 1000 metra thellësi.
"Linda, Erjoni ka një ide shumë të bukur: Të hapim te Pedonalja e Qofteve, ke Galeria e Arteve, ekspozitën: "1 milionë shuplakat". Ti sill ca mësues se Sajmo do sjellë ca policë"
Video/Dritat e çuditshme në Kaliforni? Teste raketash Trident
S’ka më tolerime, nis fushata e gjobave për bizneset që kanë mall pa iventar
Ligji i ri i procedurave tatimore, që hyri në fuqi këtë të enjte, ashpërson fort masat ndëshkuese ndaj bizneseve, që kryejnë evazion fiskal. Zëvendësministrja Beqiraj thotë se, autoritetet nuk do të tolerojnë askënd, qoftë bizneset e mëdha që shesin pa faturë tatimore, ashtu dhe ato të voglat që blejnë mall nga to pa këtë dokument.
Parkingjet me pagesë, Tirana me tarifat më të larta në rajon (tabela sipas zonave)
Këshilli Bashkiak I Tiranës miratoi të mërkurën ndarjen e zonave të kryeqytetit për parkimet me pagesë. Do të jenë 71 rrugë në Tiranë për të cilat qytetarët do të duhet të paguajnë për të parkuar automjetin e tyre. Tarifat variojnë nga 20 lekë deri në 100 lekë ora. Në rrugët kryesore për të parkuar makinën duhet të paguani 100 lekë ora.
Një Kreshnik me sytë me rimel
Burimi origjinal: Gazeta "Tema".
(Në) Burg!
E mbajmë mend të gjithë sesi para një viti kryeministri përsëriste thuajse kudo ku shkonte fjalën: burg. Burg për ata që ndërtojnë pa leje, burg për ata që vidhnin energjisë. Në të vërtetë, Edi Rama nuk po bënte asgjë veçse po artikulonte si person politik disa dispozita ligjore ekzistuese. Pra asgjë e jashtëzakonshme dhe e tepruar në këtë drejtim. Por kur një politikan, sidomos në kushtet e një vendi si Shqipëria që nuk ka sistem drejtësie të konsoliduar dhe një kulturë shtetërore solide, artikulon fjalën “burg”, ajo merr konotacionin e një prirjeje për të vepruar me dorë të fortë.
Video/Vrasja në Linzë
Emetimi i karbonit në atmosferë, temperatura e Tokës arrin 1 gradë Celcius më shumë sesa në periudhën paraindustriale
Niveli i emetimit të karbonit në atmosferë po prodhon pasoja serrioze për klimën në Tokë. Kështu shkencëtarët thonë se edhe sikur emetimi i tij, të ndalë sot, temperaturat do të kërcejnë me 1.6 gradë Celcius më shumë, krahasuar me periudhën paraindustriale. Organizata Botërore e Meteorologjisë deklaroi se niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë arriti në 400 njësi për milion në fillim të këtij viti dhe konsiderohet rekord. Implikimi për jetën tonë është serioz: deir më tani, temperatura e Tokës është 1 gradë Celcius më shumë sesa në periudhën paraindustriale.
