Pas dekoderave falas, 8.8 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të TVSH-së. Ende i papërfunduar!
Qeveria shqiptare e quan fakt të kryer dixhitalizimin e rrjetit të transmetit të Televizionit Publik Shqiptar. Me këtë rast është zhvilluar edhe tenderi për mirëmbajtje rrjeti, ndërkohë që rrjeti nuk është përfunduar akoma. Kështu raporton “shqiptarja.com” sipas së cilës mirëmbatja kushton 8.8 milionë euro.
Plani rus për Sirinë, një sfidë e vërtetë për Perëndimin
Rusia nuk ka parashikuar për asnjë moment një zgjidhje të njëanshme të krizës siriane. Madje, varianti më i preferuar prej saj është kompromisi me Perëndimin, me disa kushte që në pamje të parë ngjajnë mëse të logjikshme dhe pozitive. Revista gjermane “Spiegel” shkruan në një artikul të datës 14 nëntor 2-15, se sipas një dokumenti të klasifikuar, të cilin ajo e posedon, rezulton se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, e ka patur në tryezë këtë plan përpara se homologu i tij sirian, Bashar al-Assad të vizitonte Moskën. Pra përpara 21 tetorit.
Sulmet inspirojnë Imogen Anthony të pozojë topless
Sa na kushton keqqeverisja dhe gjykatat: gjobë 5.3 milionë euro nga Strasburgu për çështje pronash
Vendimet e gjykatave, përfshirë Gjykatën e Lartë, apo zvarritja që qeveritë shqiptare i kanë bërë kompensimit, po i kushtojnë shumë Shqipërisë edhe në planin financiar. Vetëm së fundmi, Gjykata e Starsburgut ka gjobitur vendin tonë me 5.3 milionë euro, një vendim i marrë më 10 nëntor të këtij viti.
Emigracioni: Si po e ndryshon botën
Pikëpamjet e njerëzve në lidhje me situatat ekonomike personale dhe kombëtare mund të shërbejnë si parashikuesit më të fortë të qëndrimeve të tyre ndaj emigracionit, sipas një studimi të Gallup rreth qëndrimeve ndaj emigracionit në 142 vende. Në të gjithë botën, studimi konstaton se njerëzit që shprehen se situatat e tyre ekonomike janë ‘të varfra’ ose ‘po përkeqësohen’ kanë më shumë të ngjarë të favorizojnë nivele më të ulëta të emigracionit në vendet e tyre.
Dy foto sa një mijë fjalë!
Shumë përpiqen ta krahasojnë masakrën e Parisit me sumet e kullave binjake të 11 shtatorit. Dy ngjarje me pasoja tragjike që shënonjë momente kthese në historinë e njerezimit dhe që mbeten në memorie për disfatizmin e tyre.
Në të dyja ngjarjet ka dy momente që veçohen, çasti kur presidentët marrin lajmin se vendi i tyre është goditur nga një sulm i përgjakshëm terrorist. Si janë ndjerë Xhorxh Bush dhe Fransua Hollande kur dëgjuan t'u pëshpëriteshin në vesh tragjeditë me viktima të terrorizmit?
Arrestohet një nga të dyshuarit për vrasjen e Linzës (Video)
Policia arrestoi Emiljano Tashon 29 vjeç, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e Enton Nikës në restorant Muraga pak ditë më parë. Këtij shtetasi gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, model 56 si dhe 45 fishekë luftarak model 54, dhe 1 armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me silenciator të montuar dhe një krehër me 16 fishek luftarakë.
Victoria sqaron: Kisha pirë atë natë
Papa Françesku: Përjetuam një moment nga Lufta e Tretë Botërore
Aktet e fundit terroriste në Paris për Papa Françeskun janë momente nga Lufta e Tretë Botërore në të cilën është futur njerëzimi.
"Ishte një veprim Çnjerëzor, nuk ka asnjë justifikim. Nuk mund ta konceptoj atë që ka ndodhur, e kam të vështirë të konceptoj që veprime të tilla mund të bëhen nga njerëzit"-deklaroi Papa për një televizion italian. "Është një nga momentet e luftës së III Botërore" ka shtuar ai teksa u është drejtuar mediave.
