Nuk më duhet Daçiç për të marrë shumicën. Nëse humbas, zgjedhjet presidenciale në maj ose shtator 2024

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 13:51

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për reviztës NIN se ai nuk po konsideron emrin e Ivica Daçic për kryeministër në zgjedhjet e 17 dhjetorit të këtij viti. Komenti ka ardhur pas lajmeve në mediat serbe se Daçiç, kryetar i Partisë Socialiste dhe një aleat i Vuçiç, u përfol si kandidaturë në kushtet e një rinegociimi brenda koalicionit.

Lufta në Gaza nis të ushqejë akuzat për tregtinë e organeve

Postuar në 06 Dhjetor, 2023 22:07

Euro-Med Human Rights Monitor, një OJQ që po vëzhgon situatën në Gaza, thotë se Izraeli po i përdor trupat e palestinezëve për organet. Pretendimi i ngritur prej saj bazohet në raportimet e mjekëve dhe infermierëve në Gaza, të cilët ekzaminuan disa trupa pasi u liruan nga Izraeli.

Ata mikrofonë duheshin hequr!

Postuar në 06 Dhjetor, 2023 16:57

Qarkullon së fundmi një video ku shfaqet kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, që duket se ndërhyn gjatë një prononcimi për mediat të aktorit Ndriçim Xhepa në homazhet për nder të Mirush Kabashit, duke nisur të flasë vetë. Tani nuk është e qartë mirë sesi qëndron puna, por nga aq sa mund të shohësh të ngjan se Sali Berisha futet në mes të njerëzve, shtyn Ndriçim Xhepën që ndoshta edhe nuk e njeh kush është pasi ka qenë me kurriz dhe vazhdon të flasë.

Erdogan: Nëse Greqia ndjek politikë të padiktuar nga aktorë të huaj, ne mund të ndërtojmë paqen

Postuar në 06 Dhjetor, 2023 14:41

24 orë përpara mbërritjes në Greqi për një vizitë zyrtare që është komentuar shumë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për gazetën “Kathimerini”. Ai ka deklaruar se gjërat nuk kanë ndryshuar: Turqia kërkon miqësinë dhe Greqia ka adoptuar një qasje tjetër, përmes së cilës nuk i sheh më problemet të pakapërcyeshme.

Diktator për një ditë

Postuar në 06 Dhjetor, 2023 14:24

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se në rast rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, do të bëhej diktator vetëm për një ditë. Gjatë një interviste me Sean Hannity në Fox News, Trump u pyet nëse do ta shpërdoronte pushtetin për hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë, nëse rizgjidhet president.

“Po i premtoni Amerikës se nuk do të abuzoni kurrë me pushtetin si ndëshkim kundër askujt?”, ishte pyetja drejtuar ish-presidentit republikan.

Të zbërthesh kodin e sanskritishtes

Postuar në 05 Dhjetor, 2023 19:25

Treqind e pesëdhjetë vjet para Krishtit, Pāṇini kompozoi një traktat gramatikor, që njihet si Aṣṭādhyāyī. Traktati përmban 4 000 sutra, ose rregulla, për të shkruar sanskritishten klasike. Aty mëson si duhet të shprehesh në bisedë ose kur reciton tekste të shenjta.

Për ta sjellë në një kontekst modern, Aṣṭādhyāyī  është njësoj sikur “Elementët e stilit” nga William Strunk Jr. dhe E.B. White's të ishte një manual me tetë vëllime i krijuar jo vetëm për të dhënë këshilla, por për të ofruar udhëzime të përpikta për hartimin e çdo fjale ose fjalie në gjuhë.

Serbët pranojnë rrugën ligjore për zgjedhjet në Veriun e Kosovës

Postuar në 05 Dhjetor, 2023 16:46

Serbët në katër komunat në veri të Kosovës kanë formuar grupet nismëtare, të cilat të martën kanë paraqitur kërkesa te kryesuesit e kuvendeve komunale në Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potok, Zveçan dhe Leposavicc për inicim të peticionit për shkarkim të kryetarëve.

Turqia: Çdo përpjekje për të likujduar drejtues të Hamasit në territorin tonë, do të ketë pasoja

Postuar në 05 Dhjetor, 2023 14:29

Shërbimet sekrete turke kanë paralajmëruar zyrtarisht homologët izraelitë kundër aksioneve eventuale të këtyre të fundit ndaj operativëve të Hamasit në tokën turke. Mediat në Turqi raportojnë se njoftimi është bërë pas deklaratave të kreut të shërbimit të brendshëm izraelit, Ronen Bar, se Izraeli ka përgatitur plane për asgjësimin e liderëve të organizatës palestineze jashtë territoreve të Palestinës.

Anglishtfolësit më të mirë në Europë

Postuar në 04 Dhjetor, 2023 22:32

Holanda renditet e para në Europë për nivelin e anglishtes së folur. Education First në Indeksin e Aftësive në Anglisht (EPI) pas testeve te kryera me 2.2 milionë të rritur nxjerr të parët holandezët me 647 pikë nga 800, si folësit më të mirë të një gjuhe të dytë si në Evropë ashtu edhe në 113 vende në mbarë botën.

Gjuha greke, arsimi i përbashkët dhe feja ortodokse ngjizën Greqinë e sotme

Postuar në 04 Dhjetor, 2023 19:06

 

Thanos Veremis, një nga akademikët dhe historianët më të njohur grekë, i cili i ka kushtuar disa libra Revolucionit grek të ‘21-shit, do të më presë në banesën e tij në Kifisia me një buzëqeshje të paqtë, që më fashiti pasigurinë dhe ankthin e fillimit. Pavarësisht pyetjeve të parapërgatitura, biseda shkoi drejt monopatesh të tjera, siç ndodh shpesh në takimet tête-à-tête, duke më përforcuar bindjen e mëparshme rreth profilit të tij fisnik si njeri e studiues.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS