Nishani: Problemi më i madh është kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika
Në një intervistë në “Top Story” me gazetarin Sokol Balla, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani duke folur për reformën në drejtësi, tha se drafti i komisionit të posaçëm ka propozime që bien ndesh me Kushtetutën, duke krijuar precedentë të rrezikshëm. “Më shqetëson ekzistenca e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Problemi im më i madh është te kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika. Edhe thirrjet e kryeministrit janë problem për mua, reforma s’mund të bëhet me thirrje dhe deklarata.
Alarmi i shërbimit sekrete: ISIS po planifikon sulme në Britani
Në Britani, shefi i Shërbimit Sekret, MI5, ka deklaruar se Shteti Islamik po planifikon të kryejë sulme terroriste me viktima në masë. Andrew Parker, në fjalimin e tij të tretë publik që kur u zgjodh në këtë post përpara dy vitesh, thotë se niveli i kërcënimit ndaj terrorizmit në ishull është më i larti në 32 vitet e fundit. Sipas tij, Shërbimi Sekret britanik ka mundur të eliminojë gjashtë komplote terroriste vetëm gjatë vitit të fundit.
Pasion dhe talent. Të krijosh Predatorin në shtëpi(foto)
Një i ri ka krijuar kostumin e Predator, alieni i famshëm i filmit me të njëjtin titull që nis me Arnold Schwarcengger dhe përfundon me serinë e fundit ku protagonist është Adrien Brody. Dhe rezultati është impresionues. Kostumi kompletohet edhe me panelin inteligjent që Predator mban në krahun e majtë. Punë e kryer shumë mirë.
http://thechive.com/2015/10/28/this-diy-predator-costume-is-seriously-im...
Meqë kardiologë nuk ka në spitale, për të shtunë e të djelë, shqiptarët le të mbajnë faqore rakie me vete
Një foto dhe një status për qershorin e largët të 2013-ës
Dashuri ne kohen e koleres
Tek shikoj kete foto nuk me shkoj ne mendje asnje digjitur tjeter, por ajo e romanit "Dashuri ne kohen e koleres".
Ishte fushata e 23 qershorit 2013 e PS vinte nga nje Opozite e zgjatur. Socialistet e thjeshte ishin te lodhur e te papune, po ashtu edhe drejtuesit e larte te PS kishin probleme me bizneset, sepse nuk kalon dot maunet pa kontrolle.
Faksimile/Nasip Naço rezulton i përfshirë me çështjen e matësave të energjisë
Një ditë më parë u bë i njohur kallëzim penal i një biznesnmeni, Venigjer Begaj, i cili kërkon detyrime të pashlyera nga CEZ për koaludimin e matësave. Historiku rrëfyer nga Begaj sillte akuza edhe për implikimin e ministrit aktual të Drejtësisë, Nasip Naço, që në një status në Facebook, ka mohuar të ketë lidhje e të jetë përfshirë në cilësinë e ish-ministrit të Ekonomisë(http://www.respublica.al/2015/10/29/mund-të-rihapen-hetimet-për-serverin-e-tatimeve).
Intervista/ Rexhaj shpërthen në një manifest: Duhet të rebelohemi!
...a mundet një letër dhe një laps të bëjë çudinë që e prisni dhe s’e dinim nga do vinte? Në një bllok me kapak të zi e faqe lisho, të shkruhen hapur mendime të guximshme, ato që shpesh thuhen pa zë me shpresën se askush s’do t’i dëgjojë. E pas kësaj të vijë një tjetër herezi a mëkat i paparë, botimi i një libri në kopertinën e të cilit pasthirma e një femre duket sikur të fton të futesh brenda saj. A mundet që ky libër, pak faqe të tij apo thjesht një paragraf i qëlluar mirë, të na shkundë nga letargjia kolektive dhe adrenalinën të na e çojë aty ku nuk mban më?
Basha: “Jemi për krjimin e Senatit. Edi Rama propozoi sistemin me prim". Dhe një denoncim për një përgjim të Sajmir Tahirit(përditësuar)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur sot në emisionin “Opinion” se ai dhe kolehgët e tij kanë si ide reformuese për legjislativin shqiptar krijimin e senatit. “Senati, për mendimin tim nuk do të ketë termin e kryeministri, pra nuk do të ketë lidhje me qeverinë. Po kështu, senati mendoj se mund të zgjidhë disa çështje që sot adresohen te Gjykata Kushtetuese. Nga ana tjetër mendoj që të ulet numri i deputetëve në dhomën e parë”, tha Basha. Ai ka nënvizuar se këto janë ide që po diskutohen, por që do të duhet të diskutohen me kundërshtarët e tij politikë.
Goditja e PD për Frangajn, “hakmarrje” për afrimin me Ramën apo axhendë personale e Bashës?
Në media ka marrë së fundmi vëmendje një debat që lindi pas një konference për shtyp të Partisë Demokratike për një ndërtim në Golem, pas të cilit sipas opozitës që qëndron Aleksandër Frangaj.Duhet thënë se denoncimi nga foltorja e Partisë Demokratike i një aktiviteti privat të Aleksandër Frangajt, aq më tepër të miratuar në kohën e qeverisë Berisha krijoi jo pak habi në rrethet mediatike dhe ato politike.
Eduart Ndocaj flet hapur: Në Shqipëri intelektualët janë katandisur për bukën e gojës
Eduart Ndocaj, deputeti më i ri i Parlamentit shqiptar ka dhënë sot një intervistë për Ylli Rakipin në “Ora-News”. Ndocaj ka dhënë përgjigje të thjeshta dhe të sinqerta. Një ndër pyetjet e fundit ka qenë edhe situatën politike siç e sheh ai dhe për përvojën në Itali. Thotë Ndocaj: “Në politikën italiane ka nja 5 vjet që po merrem dhe bashkëpunoj me Forza Italia me partinë e Berlusconit.