Avazi i legalizimit - politikë e Kuturusë dhe urrejtje për pronën legjitime
Kryeministri i Shqipërisë ka qenë sot në Roskovec të Fierit ku ka nisur avazin e dashur të shpërndarjes së tapive të shtëpive që legalizohen. Para disa ditësh gjatë një interviste televizive Edi Rama e konsideroi gabim faktin se legalizimin e përdori për fushatë zgjedhore. Sot nuk jemi në fushatë, por një distancim real nga ky instrumentalizim do të ishte që kryeministri t’u shmangej shfaqejeve të tilla sërish. Por larg televizionit nuk jetohet.
100 milionë euro për tenderin e sterilizimit. PD: Sistemi ekziston dhe funksionon
Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderin e sterilizimit që sipas saj i jep 100 milionë euro një miku të kryeministrit Edi Rama. Deputetja Albana Vokshi, deklaroi se akti në fjalë vjen ndërkohë që sistemi shëndetësor shqiptar e ka sistemin në fjalë. “100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur nëçdo spital. Një investim prej 1.3 milionë euro i bërë nga qeveria e mëparshme, mjaft modern dhe efikas. Por Rama dhe Beqa, kanë tjetër prioritet. Nuk u intereson sterilizimi, por milionat.
Në jetë duhet të dish çfarë do dhe çfarë di të bësh. Gabi Grecko është e qartë për të dyja
Për Casey Batchelor mediat përdorin fjalën: Busty. Sikur shkon edhe në shqip
Ekzotike, Alessandra Ambrosio ja del të pozojë sikur mediton
Farrah Abraham, pak vrap anticelulit. Fotografët janë aty natyrisht
Në pritje të mijëvjeçarit kur femrat të provokojnë intelektualisht, Lizzie Cundy, e jep një zgjidhje
Siria nuk është si Bosnja dhe problemi nuk është urrejtja e vjetër
PNdërsa lufta civile në Siri vazhdon, duket se nuk ka zgjidhje të besueshme në horizont. Për një sy jo profesionist, konflikti është një rrëmujë e padeshifrueshme popujsh dhe besimesh rivalë. Si në shumë konflikte, vëzhguesit e kanë marrë vetë përsipër të ofrojnë konkluzione përfundimtare dhe zgjidhje të thjeshta. Një nga këto thjeshtëzime të skajshme është tendenca në rritje për ta krahasuar konfliktin e Sirisë me shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990.
BB: Shqipëria zbret 11 vende për pagimin e taksave
Shqipëria paraqitet sërish si vendi më pak i konkurrues në rajon. Sa i përket taksave më të larta dhe pagesës së tyre, Shqipëria lë pas në rajon vetëm Serbinë. Banka Botërore në raportin e indeksit të pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 142-të në mesin e 189 ekonomive të ekzaminuara me një humbje pre 11 vendesh në krahasim me një vit më parë.
Bankers Petrolium padit Drejtorinë e Tatimeve në Arbitrazh
Një tjetër padi në arbitrazh për qeverinë shqiptare. Këtë herë është kompania e naftës Bankers Petroleum që ka dorëzuar një padi në Arbitrazhin Ndërkombetar pas urdhrit te Drejtorisë së Tatimeve për të bllokuar llogariteë bankare të kompanisë në Shqipëri me qëllim marrjen e 75 milionë dollarëve, të cilat tatimet pretendojnë se duhet të paguhen nga kompania.
