Sulmet në Paris dhe trafiku në Google

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 16:44

13 nëntori ishte për Parisin një natë e sulmeve terroriste. Dhe njerëzit nga e gjithë bota nisën të interesoheshin për atë që po ndodhte. Një grafik i Google evidenton pyetjet e përdoruesve anembanë botës, që janë pyetjet të përbashkëta për të gjithë, por edhe pyetje unike. Një e tillë ishte ajo që u bë në Paris nga një përdorues: Çfarë është zija kombëtare? Gjithsesi grafiku na tregon shkallën e identifikimit, sikurse na jep një panoramë sado të përgjithshme për interesimin, apo edhe kulturën në këtë botë të ndërlidhur. 

Evangelina shikon egër, por çdo femër është vetëm një kështjellë rëre

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 15:49

Nicole...e dimë se ku duhet ta shikojmë

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 15:45

Qeveri me gusto: shpenzime të rritura për rikonstruksion godinash dhe mobilim zyrash

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 15:31

Buxheti i detajuar i shpenzimeve kapitale për kryeministrinë ka të parashikuar 102 milionë lekë (rreth 720 mijë euro) për SNRAP. Nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton se SNRAP është draft Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020, ku në bazë është depolitizimi i administratës, zbatimi i legjislacionit dhe zbatimi i konkurseve meritokratike.

Pleh nga Rudolf Marku

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 15:21

Të mësosh nëse dikush është a s’është i sëmurë me kancer, një tjetër është a s’është i çmendur, një i tretë është a s’është  kriminel, nuk është fort e lehtë, ka ca vështirësi.

Opozita kërkon kryeministrin në Kuvend. Përgjigja e Gramoz Ruçit: “Bëni kërkesë për interpelancë. Ai ka axhendën e vet në shërbim të popullit”

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 15:03

Nuk është se është ndonjë farë lajmi, por tregon degradimin e jetës institucionale. Opozita ka kërkuar sot prezencën e kryeministrit në seancë plenare, meqenëse ai mungon prej disa kohësh. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka kërkuar që kryeministri i vendit, Edi Rama, të jetë në kuvend për t’ju përgjigjur shqetësimeve të opozitës lidhur me projektligjet e rendit të ditës, siç është ai për kthimin e pronave.

Doktorët, piktorët, baxhanakët, prozaku dhe Industria e shpresës

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 14:51

Me fjalët e Karl Popper “Qëllimi i një argumentimi, apo diskutimi, nuk duhet të jetë fitorja, por progresi.”

Botë e përgjakur

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 14:38

Disa popuj ndodhen në konflikt. Disa sisteme janë çoroditur. Shumë të pafajshëm janë vrarë. Disa regjime diktatoriale janë rrëzuar duke krijuar anarki. Disa demokraci janë në luhatje. Urrejta është rritur dhe po zgjerohet nga dita në ditë. Nacionalizmi, radikalizmi dhe ekstremizmi po përhapen qoftë në Lindje po ashtu edhe në Perëndim, në Hemisferën veriore dhe atë jugore. Disa të etur për pushtet janë « infektuar » nga individualizmi, egoizmi apo egocentrizmi. Disa « qënie njerëzore », duke u vënë në rolin e hyjnive apo duke luftuar në emër të tyre, manipulojnë një numër besimtarësh.

Si në kohën e Александар Ранковићит*

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 14:33
Lajmi është i deformuar e Gënjeshtra është e mirëformësuar. Kush ka fuqinë dhe kush po e udhëheqë “lajmin” në kohën e "pushkatimit dhe bombardimit" të deputetëve shqiptarë të opozitës. Kush po krijon lajmin këto ditë? Qeveria, policia apo gazetaria?

Kosova në luftën civilo-verbale

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 14:26

Në përditshmërinë e vrazhdë që të ofron  varfëria,  ego e përdhosur,  mungesa e humanizmit Serb të gjitha zhvillimet politike mbeten pas, së bashku me  Albin Kurtin, të shumë përfolurin revolucionar të kohës. Soba është pa dru dhe vatrat janë akoma të nxehta nga  gjaku i masakrave të vitit 1999. Si është përditshmëria e një kosovari nga Prishtina në Ferizaj, nga Prizeni  në Gjakovë, nga Peja në Mitrovicë e duke vijuar në Zajednica?! Kushtet klimaterike(dëbora), puna dhe familja.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS