Berisha: Djali i Makbule Çeços dhe djemtë e Arta Dades, të përfshirë në trafik. Policia po u mbyll dosjen
Pas qytetarit dixhital vjen edhe oficeri dixhital. Sali Berisha publikon sot në profilin e vet një denoncim të këtij të dytit, oficerit dixhital, që akuzon sërish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.
"T'i themi Ngjelës të vijë në PD? Se po flet kundër Ramës dhe Metës" "Tuhaf. Atë e vë Rama të pëllasë se atë punë e ka me qejf, plus ka edhe borxhe"
Lavdrim Muhaxheri në listat e bashkëpunëtorëve të Al-Qaidas. Muhaxheri lufton për ISIS, ndarë nga Al-Qaida më 2014-ën
Qeveria shqiptare ka marrë më datën 21 tetor të këtij viti një vendim ndryshues i vendimit në fuqi për listën e personave apo organizatave që janë financues të terrorizmit. Lista, siç thuhet në vendim, azhurnohet në përputhje me listat e konsoliduara të OKB-së dhe në emrat e shtuar figuron si person “anëtar, ose bashkëpunëtor me organizatën Al-Qaida” edhe Lavdrim Muhaxheri. Kosovari që është bërë i njohur ka hyrë më lista të tilla që në tetor 2014, por në këtë vit raportohet se është ndarë zyrtarisht edhe Shteti Islamik me organizatën Al – Qaida.
"Kamzhiku" për biznesin, qeverisë i kërkohet të mos kalojë në fshehtësi ashpërsimet në Kodin Penal
Konfederata e Industrive do t'i kërkojë zyrtarisht dëputetëvë të të gjithë forcave politike, që të kthejnë për rishqyrtim nismën ligjore të qeverisë dhe ta ballafaqojë profesionalisht me grupët e interësit.
Brigjet greke, mallkim për emigrantët e Mesdheut. 80 fëmijë janë mbytur që prej shtatorit
Tragjeditë me emigrantë që tentojnë të prekin brigjet e Greqisë nuk kanë fund. 11 refugjatë kanë humbur jetën mëngjesin e të dielës, kur u përmbyt gomonia me të cilën po i afroheshin ishullit Samos. Ngjarja ndodhi vetëm 20 metra para se skafi të prekte brigjet shkëmbore të ishullit.
Pesë prej të vdekurve janë gra, dy të mitur dhe katër foshnje.
Trupat e shpëtimit që shkuan në vendngjarje nxorrën fillimisht një prej trupave pa jetë. Por pak më vonë u gjetën dhjetë trupa të tjerë, që ishin bllokuar në kabinën e skafit.
Emrat për nëntë vende vakant për prokuror mbërrijnë në Presidencë
Kreu i organit të Akuzës, Adriatik Llalla, ka dërguar në Preisdencë për dekretim, emrin e 9 kandidatëve për prokuror. Janë oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët kanë kaluar testimin e që pas shpalljes së vendeve vakante në prokuroritë e rretheve Dibër, Sarandë, Mat, Pukë, Tropojë, Kurbin, Gjirokastër, Kukës dhe Krujë, pretendojnë emërimin. Testimi dhe rezultatet e tij ishin kriteri i shpalljes së numrit të vendeve për emërim, pasi siç raportohet, ka nevojë për më shumë prokuroirë.
Sexy Halloween në Hollywood
"Sandër, e di vetë ti. Ata e bëjnë të gjithë për emrin". "I thashë Fevzos të propozojmë të quhet "Laguna e Purpurt". "Laguna Mavi them unë më mirë"
Burimet nga takimi mes kryeministrit dhe FMN: Rama: "Ju betohem për kokë të Ilirit që ekonomia është mirë"
Strukutrat misterioze në Kazakistan. NASA publikon fotot me synim nxitjen e studimeve
NASA ka publikuar së fundmi disa foto satelitore nga një rajon në Kazakistan. Në foto, të marra nga 430 milje lartësi, shihet ajo që në sipërfaqe nuk mund të dallohet: struktura prej guri që paraqesin modele gjeometrike. Katrorë, svastika, kryqe etj., duken qartë në tokë dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është se në Kazakistan ndodhet një rast analog me atë në Peru. Në vitin 2007 imazhet u publikuan të marra nga Google Earth dhe spekullimet nuk pushuan. Shumëkush dyshoi për një mashtrim, por imazhet duken qartë.