Kongresi i PS-së, Kokëdhima nuk tërhiqet. Propozon rihapjen e Shkollës së Partisë dhe kalimin e Këshillit të të Urtëve si staf pedagogjik. Endri Fuga do jetë koordinator
Kush na i prishi njerëzit?
Ndërsa kundërshtarëve të tij komunizmi iu sul me tërbim dhe i shkatërroi kulturalisht, ekonomikisht dhe fizikisht, njerëzve të tij u shkatërroi dhe u përçudnoi moralin. Këtë mendim e kam pasur gjithnjë, por m'u forcua dhe m'u vërtetua disi nga transformimi i disa personave që u bënë komunistë e që Liri Lubonja, e shoqja e Todi Lubonjës, i jep në një libër kujtimesh.
Ndërmjet të tjerave, Liria flet për disa persona që i kishte njohur më parë si normalë, por që më pas ndërruan krejtësisht.
Sali Berisha tërhiqet nga politika. I rikthehet profesionit të vjetër të doktorit si patolog i Kuvendit të Shqipërisë
Siri/Goditet me antitank makina e tre gazetarëve rusë(video)
Incident tjetër me rusët në Siri. Tre gazetarë rusë goditen nga në makinë nga një predhë antitank në kufirin turko-sirian. Mediat ruse flasin për një goditje të qëllimshme, pasi sipas tyre aty ndodheshin 17 gazetarë me shenja të qarta të medias. Sulmi ndodhi dje më 23 nëntor në fshatin Daghmashlia në zonën e Zuaek. Tre gazetarët u plagosën.
Protestë më 8 dhjetor
Partia Demokratike do të provojë edhe njëherë protestën për të parë me gjasë reagimin e njerëzve ndaj situatës së rëndë të krijuar në vend. Kryetari i saj, Lulzim Basha, ka deklaruar nga një takim në Vaun e Dejës, se PD-ja apelon për protestë më 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, siç njihet zyrtarisht. “Më 8 dhjetor ftoj të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt që të mblidhen në Tiranë. Më 8 dhjetor në Tiranë, të protestojmë e të marrim në dorë fatet e vendit”, ka deklaruar Basha.
Lufta kundër Lulzim Bashës në PD
Përgjatë më shumë se dy vitesh, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha është përballur me një luftë dhe ligjërim të ashpër antiopozitar që vjen nga qeveria. Kryeministri Edi Rama në mënyrë të qëllimtë dërgoi për ndjekje penale ish-ministra demokratë (me akuza qesharake, si p.sh, ajo ndaj A. Imamit sikur ai i paskësh dhënë PD-së 1 milion litra naftë të ushtrisë) të qeverisë Berisha, ndërkohë që asnjë nga ish- ministrat e LSI-së nuk pati këtë fat.
Pas udhëtimeve të Edi Ramës, një tjetër ndryshim në pagesa: rrogat e ujësjellësit merren nga subvencionimimi librave
Udhëtimet e Edi Ramës nga një meridian në tjetrin paguhen me lekëtë e akorduar për ish-të përndjekurit. Ky lajm u bë publik dje nga Open Data që i referohej pagesës nga thesari. Reagoi transparenca.al për të bërë sqarimin e vetvetes se bëhej fjalë për një gabim njerëzor. Sot Open Data publikon një tjetër pagesë edhe më “balliste” në natyrën e vet: pagesa e rrogave për muajin qershor korrik 2015 për Ujësjellës Kanalizime në Kukës është bërë nga fondi i subvencionimit për librat shkollorë.
Video/Avionët turq rrëzojnë një avion rus në kufi me Sirinë
Incidenti i parë serioz është shënuar në konfliktin sirian teksa një avion rus është rrëzuar nga ushtria turke. Mendohet se avioni i rrëzuar është një Su 24 dhe nga Rusia është deklaruar se ai është qëlluar mbi hapësirën siriane. Turqia edhe më parë kishte shprehur rezerva dhe kundërshtime për fushatën ruse në Siri dhe bashkë me Britaninë është një vend që ka marrëdhënie të tensionuara me Moskën për këtë arsye.
Shkolla politike e kafeve të Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit
Lajm i fundit është se Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi u takuan sërish për kafe në një prej hoteleve të njohura të kryeqytetit. Mesa duket ka asistuar rastësisht në këtë eveniment politik të ditës edhe një fotograf që ka arritur të kapë nga një kënd i zbehtë drite takimin jashtë zyre të kryetarit dhe nënkryetarit të kuvendit të Shqipërisë.
Bovilla, "superman-i" dhe "boti" i shëndetësisë
Nuk ka erudit në botë të gjejë se çfarë lidhje ka shiu me ndërprerjen e operacioneve në spitale. Kjo ka ndodhur një ditë më parë në Shqipëri dhe mund të vijë vetëm si kombinim i një "superman-i" që menaxhon ujësjellësin e qytetit dhe një "katallani" që drejton sistemin shëndetësor.
Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj ja arritën të prodhojnë një tjetër histori suksesi siç e quajnë ata mbylljen e spitaleve dhe pezullimin e operacioneve për shkak të fenomeneve gjeoatmosferike.
