SHBA mund të bëjë çdo gjë, por jo të shpikë opozitën
I Ngarkuari me Punë i SHBA në Tiranë, David Wisner, ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”, një dalje kjo disi e pazakonshme. Përtej fjalëve të përhereshme për korrupsionin, e partneritetin, Ëisner ka preferuar ta mbyllë intervistën me një fjali si kjo:
Shqipëria po shkëputet nga e shkuara dhe ecën përpara drejt Perëndimit, më e fortë dhe më e aftë se kurrë më pare
Orban në lojë për të pezulluar ndihmën amerikane ndaj Ukrainës. Kuchma: Do të ishte humbje globale për SHBA-të
Të ndihmohet Ukraina deri në fund! Kjo është motoja e deritanishme e Perëndimit në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë. Mirëpo duket se diçka po ndryshon në kushtet e një stanjacioni në front që ka provokuar probleme ekonomike për mjaft vende.
Kryetari i vetë-imagjinuar i PS-së në testin e prezumimit të pafajësisë
Urdhër arrestet e lëshuar së fundmi nga SPAK për inceneratorin e Tiranës provojnë së paku se harta e hetimit të korrupsionit ëshë gjihëpërfshirëse. Ajo nuk po kursen asnjë seksion të politikës edhe pse marrëveshjet, neociimet për shtyrje arrestimesh apo masa sigurie përfliten vazhdimisht. Ta zëmë është e pashpjegueshme se çfarë po heton ende SPAK për bazën e Sarandës dhe Porto-Romanon, ndërkohë që për inceneratorët mbetet ende e paqartë se pse nuk thirret të dëshmojë kryeministri Rama. Njeriu që duhet me patjetër të sqarojë se çfarë ka ndodhur.
Drejt mandatit të pestë: Ukraina kaloi cakun, shpalli rusët si komb jo autokton
Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar autoritetet ukrainase se kanë kapërcyer cakun duke deklaruar se rusët nuk janë popullsi vendase. Në një ceremoni të shpërndarjes së medaljeve Ylli i Artë dhënë heronjve të Federatës Ruse, kreu i Kremlinit theksoi se:
Ne nuk do të kishim mbërritur asnjëherë deri këtu nëse autoritetet ukrainase nuk do të kishin nisur të shkatërronin Rusinë në territoret tona historike, duke dëbuar popullin tonë që aty, duke i cilësuar rusët si një komb jo vendas
Vihet në testim operativ seksioni bullgaro-serb i gazit azer në Europë
Është vënë në testim operativ seksioni Serbi-Bullgari i gazsjellësit nga Azerbajxhani. Në një ceremoni të posaçme, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ai bullgar, Rumen Radev, ai azer Ilham Aliyev dhe përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret kanë shtypur në mënyrë simbolike së bashku butonin në një stacion në Nish.
Greqia me autoritet publik për mbrojtjen kibernetike. Do të mbulohet edhe sektori privat
Greqia ka ndërmend të institucionalizojë një autoritet të posaçëm për mbrojtjen ndaj krimit kibernetik. Fusha e veprimit të këtij autoriteti raportohet se do të përfshijë edhe sektorin privat në drejtime të tilla si prodhimi i kimikateve dhe produkteve ushqimore.
Vendimi vjen në përputhje me një direktivë të re europiane që e zgjeron mbrojtjen kibernetike në shumë sektorë dhe pritet të zbatohet nga tetori 2024.
Video 1991/Berisha vs Alia ose "e ardhmja" anakronike ndaj të shkuarës
Mesazhi i fundit zgjedhor në vitin 1991. Sali Berisha si drejtues i PD-së, asokohe në opozitë, përballë Ramiz Alisë, president dhe drejtues i Partisë së Punës së Shqipërisë. Tani, për kuriozitet dhe këqyrje e stilit duhet të vërejmë se Alia është teknikisht më afër politikanit të sotshëm dhe se Berisha nuk ka ndryshuar në qasjen "ju do votoni për ne për arsyet që ua them unë". Thjesht kuriozitet sesi ca gjëra nuk ndryshojnë.
ADN-ja e Ballkanit
Nga shekulli i VII e.s. (koha e rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit), një numër i madh njerëzish emigruan nga Evropa Lindore. Ky emigrim që njihet si ardhja e popullsive sllavishtfolëse ka sjellë si rezultat që banorët e sotëm të Ballkanit të kenë 30%-60% prejardhje sllave.
Pas Fiatit, Vuçiç njofton "një investim perëndimor 100 mln euro" në Vranje
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është duke negociuar për një investim të madh perëndimor në Vranje që kap shifrën e 100 milionë eurove.
Shpresoj se do të përfundojmë me sukses bisedimet mbi një investim të madh në Vranje me vlerë mbi 100 milionë euro, që do të punësojë më shumë se 1 500 njerëz. Ata pyetën ku, ne u thamë në Vranje…kështu që do të mund të punësojmë njerëz që të mund të qëndrojnë në Jug të Serbisë
Akuza e SPAK për inceneratorin e Tiranës
Më poshtë akuza e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion për Inceneratorin e Tiranës:
