Rishikimi i buxhetit, shkurtohen me 20 mln USD fondet për shëndetësinë

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 11:53

Në aktin normativ të datës 11 dhjetor të këtij viti qeveria ka rishikuar me ulje tavanin e shpenzimeve buxhetore për ministritë dhe institucionet e tjera publike në masën 0.9 %.

Përqasja e të akuzuarve për terrorizëm me opozitën. Fadil Myslimani thirrje për xhihad Lulzim Bashës

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 11:45

Një nga 9 të akuzuarit për rekrutim të luftëtarëve shqiptarë në Siri deklaroi se përpjekjet e opozitës nuk mjaftojnë për të rrëzuar diktaturën që sipas tij është instaluar në Shqipëri. Në seancën e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda Fadil Myslimani këshilloi liderin e opozitës Lulzim Basha të ndryshojë strategji për të arritur objektin që sipas tij është paqja në islam.

Mbyllet dosja për aferën me ilaçet e rimbursuara, skema drejtohej nga LSI

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 10:40

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona, ndër të cilët zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe drejtues farmacish, të përfshirë në një skemë mashtruese financiare me rimbursimin e medikamenteve, nga e cila i është shkaktuar shtetit dëm rreth 56 milionë lekë të reja.

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se në krye të kësaj skeme qëndrojnë shtetasi Hysni Roçi, pronar i disa farmacive në kryeqytet, si edhe ish-drejtori rajonal i Fondit, Pjerin Xhuvani.

Me gjuhën e “Belinit”

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 10:30

Një kompozitor me emër, jo detyrimisht mund të përfaqësojë indeksin e popullaritetit që ka fituar muzika e tij. Dhe talenti jo domosdoshmërisht lidhet me vlerat jashtë muzikës. Fjala është për kompozitorin Agim Krajka që u është përgjigjur polemikave për përfshirjen e tij në listën e personave që hartonin raporte për artistët në kohën e Partisë së Punës. Mbrojtja e tij provon se përveç partiturave Krajka ka patur kohë të merret edhe me jetën private  të këngëtarëve, duke gjykuar në emër të moralit të shëndoshë.

Këta japin drejtësi në Shqipëri(foto)

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 22:50

Këto fotografi janë realizuar nga ekipi i “Fiks Fare” dhe tregojnë disa gjyqtarë që sot merrnin pjesë në punimet e Konferencës Gjyqësore. Veshje mijëra euro, ora të shtrenjta, luks dhe salltanete të disa rrogëtarëve të veçantë të shtetit shqiptar.

http://www.gazetatema.net/web/2015/12/14/fotokjo-eshte-salla-me-njerezit...

Trekëndëshi revolucionar i Liderit të Ballkanit: Kriminalizim, dekriminalizim, lësëizim

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 22:03

Pakti i ngjalave

Aleancë gjithfarëshe kundër s.b

Fitore si e Pirros 

***

Hyn në fuqi ligji për dekriminalizimin

Disa deputetë të PS-së i lënë lamtumirën Parlamentit

Mandatet plotësohen nga kandidatë të LSI-së

LSI-ja e Ilir Metës e sheh veten jo si minorancë, por si pjesë “shtetformuese” në Rilindje

Tv Klani dhe Top Channel po planifikojnë që të pyesin Ilir Metën pas kthimit nga Beogradi nëse është ai tani Lideri i Ballkanit

Konsensus për ndryshimet kushtetuese për Dekriminalizimin. Ndërprerja e mandateve nis me hyrjen në fuqi të ligjit

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 21:08

Komisioni i posaçëm për Dekriminalizimin ka miratuar sot ndryshimet kushtetuese të nevojshme për adoptimin e kritereve që do të shmangin përfshirjen e personave me precedentë kriminalë në veprimtari institucionale. Po kështu, ndryshimet parashikojnë edhe një paketë tranzitore që do të vërë në zbatim ndërprerjen e mandatit për të gjithë funksionarët kushtetues që konsiderohen se janë në shkelje të kushteve për ushtrimin e funksionit.

Video/Mikroplastikat që mbipopullojnë me ndotje oqeanin

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 20:52

Emërimet në administratë, ministrja Harito: “Nuk kemi shkelur ligjin”

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 20:03

Sot portali “lapsi.al” ka publikuar një email mes ministres së Inovacionit, Milena Harito dhe deputetit Tulant Balla, si dhe disa deputetëve të tjerë ku jepen disa poorosi për aplikimin e njerëzve të PS-së për punësim në administratë(http://www.lapsi.al/lajme/2015/12/14/ekskluzive-zbulohet-e-mail-që-udhëzon-punësimet-partiake-në-administratë#.Vm8QYSfGMgE).

"Koncesionet edhe po nuk sollën punësim duhet të sjellin anëtarësim në PS. Nuk çahet ndryshe LSI-ja". "Po shef, e vërtetë. Unë ndaj e nisa edhe testimin e mjek-infermierëve"

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 19:12

Pages

Subscribe to ResPublica RSS