Video/Raketa mbi ISIS
Tensione mes Rusisë dhe Britanisë. Kremlini: “Ndërhyrja britanike, nuk do të mund të shaktërrojë sovranitetin e Sirisë”
Fakti që ISIS përparon dhe ngjan i pamposhtur lidhet deri diku edhe me axhendat e ndryshme që fuqitë e mëdha kanë në Siri. Shembull i qartë është heshtja e Perëndimit ndaj ndërhyrjes ruse në Siri si dhe miratimi me vonesë i sulmeve të Kremlinit. Mirëpo me kalimin e kohës, në vështrim po vjen paqja dhe periudha që pason pastrimin e Sirisë nga militantët e Shtetit Islamik.
Ja një çift idealistësh në këtë vend (Video, foto)
Në një kohë që Shqipërinë po e pushtojnë pragmatistët, ka akoma në këtë tokë vend për idealistët që punojnë në... Tatime dhe në Ministrinë e Brendshme
Shqiptarët, emigrantët e vetëm që nuk ushtrojnë të drejtë vote*
Në Shqipëri e Kosovë rrallë ndodh të gjesh familje që nuk është prekur nga emigrimi në një formë apo në një tjetër. Prej 25 vitesh shqiptarët e përdorin emigrimin si përgjigje ndaj izolimit, kushteve të vështira ekonomike e sociale e shpesh edhe për ti shpëtuar situateve konfliktuale me sfond politik apo social. Emigrimi, megjithëse fillimisht ilegal dhe shpesh i rrezikshëm (nëpërmjet detit apo dhe përmes maleve) ka qenë një zgjidhje efektive kundër varfërisë, një strategji mbijetese duke ndikuar në arritjen një nivelimë të lartë jetese.
“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, një artificë?
Vitet e fundit, motoja rilindase “Feja e shqiptarit është shqiptaria” është stigmatizuar si nga ateistë “kozmopolitë”, ashtu edhe nga ekstremistë fetarë të sekteve të kundërta. Sipas tyre, kjo moto ishte një artificë që u shërbeu ideologëve nacional-romantike të Rilindjes, për të krijuar një shtet shqiptar të pavarur nga Turqia, Greqia dhe Serbia. Ndërsa në fakt, gjithnjë sipas tyre, ndasitë fetare mes sunitëve, ortodoksëve, bektashijve dhe katolikëve ishin shumë të mëdha.
Avazi i legalizimit - politikë e Kuturusë dhe urrejtje për pronën legjitime
Kryeministri i Shqipërisë ka qenë sot në Roskovec të Fierit ku ka nisur avazin e dashur të shpërndarjes së tapive të shtëpive që legalizohen. Para disa ditësh gjatë një interviste televizive Edi Rama e konsideroi gabim faktin se legalizimin e përdori për fushatë zgjedhore. Sot nuk jemi në fushatë, por një distancim real nga ky instrumentalizim do të ishte që kryeministri t’u shmangej shfaqejeve të tilla sërish. Por larg televizionit nuk jetohet.
100 milionë euro për tenderin e sterilizimit. PD: Sistemi ekziston dhe funksionon
Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderin e sterilizimit që sipas saj i jep 100 milionë euro një miku të kryeministrit Edi Rama. Deputetja Albana Vokshi, deklaroi se akti në fjalë vjen ndërkohë që sistemi shëndetësor shqiptar e ka sistemin në fjalë. “100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur nëçdo spital. Një investim prej 1.3 milionë euro i bërë nga qeveria e mëparshme, mjaft modern dhe efikas. Por Rama dhe Beqa, kanë tjetër prioritet. Nuk u intereson sterilizimi, por milionat.